Studentet.info
Lajme :  tarifa e shkollimit pėr studentėt do tė strukturohet sipas universiteteve
Kyqur 23-03-2006 4:11:30 (1423 Lexime)

Universitetet, degėt e kėrkuara do tė kushtojnė mė shtrenjtė

TIRANĖ, 23 MARS- Universiteti nė kryeqytet do tė kushtojė mė shtrenjtė se nė rrethe. E njėjta gjė do tė jetė edhe me degėt qė kanė fluks mė tė madh kėrkesash pėr regjistrim, krahasuar me ato mė pak tė frekuentuara.
Pa pėrmendur shifra konkrete, ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, ka deklaruar dje se tarifat e shkollimit, duke nisur nga ky vit, nuk do tė jenė mė tė njėjta pėr tė gjitha universitetet. “Ajo qė planifikojmė, nuk ėshtė rritja e tarifės unike, por mė tepėr njė strukturim i saj, duke e lėnė pėrgjithėsisht sa ėshtė pėr universitetet e rretheve nė krahinat me probleme varfėrie, duke e ngritur nė degėt ku ka fluks tė madh kėrkesash dhe ku ka pritshmėri tė madhe fitimi pėr diplomantėt”, - tha Pollo dje gjatė konferencės “Reformimi i arsimit tė lartė shqiptar nė hapėsirėn evropiane”, nė prani tė kreut tė qeverisė, Sali Berisha, pėrfaqėsuesve tė arsimit nga Kėshilli i Evropės, rektorėve e dekanėve tė universiteteve tona. Sipas Pollos, tarifa vjetore e shkollimit pėr studentėt do tė jetė e ulėt nė fushat ku ka deficite kuadrosh, si nė shkencat ekzakte, tė natyrės, nė disa degė inxhinierike apo edhe nė degėt ku qeveria ka vendosur prioritete siē ėshtė teknologjia e informacionit dhe anglishtja.


Rritja e tarifės
Propozimi i vetė rektorėve pėr tarifa shkollimi mė tė larta pėr kėtė vit akademik ėshtė mbėshtetur nga kreu i Arsimit, Genc Pollo, duke u argumentuar jo vetėm me shpenzimet qė kėrkon sot tė arsimohesh. “Duhet tė shqyrtojmė atė qė bėjnė vende tė tjera qė po ecin pėrpara dhe me guxim tė rishohim tarifat e shkollimit. Nuk mund tė rrimė nė stade tė diktuara nga njė mbetje mentaliteti marksisto-egalitar apo mungesa e kurajos politike”, - tha Pollo, duke theksuar se rritja e vjetshme e tarifės ishte modeste. “Sipas studimeve qė kemi, kjo tarifė pėrbėn 5 % tė shpenzimeve totale tė njė studenti gjatė njė vitit akademik si dhe afro 10% tė kostos mesatare tė njė studenti nė universitetet tona”, - tha ai, duke pranuar se arsimi i lartė, pėr nga vetė natyra e tij, nuk mund dhe nuk ka pse tė mbulohet krejtėsisht nga shteti. Pėrfituesit direkt, qė janė studentėt, sipas Pollos, duhet tė paguajnė dhe natyrisht nė mėnyrė tė proporcionuar. “Me shifrat qė kemi, unė do t’ju jepja shumė tė drejtė drejtuesve universitarė qė kėrkojnė njė rritje tė mėtejshme tė kėtyre tarifave. Efekti i dėshiruar nuk ėshtė thjesht rritja e tė ardhurave, por kryesisht rritja e interesit pėr kurset universitare tė ēdo studenti. Ajo qė paguhet, nuk shpėrfillet, dhe nga ky rregull nuk bėn pėrjashtim as arsimi i lartė”, - deklaroi ai.
Hiqen kuotat dytėsore
Bashkė me kėrkesėn e Konferencės sė Rektorėve, mbajtur pak kohė mė parė, ėshtė edhe mendimi i Ministrisė sė Arsimit. Sipas Pollos, synohet tė hiqen kuotat dytėsore tė zbatuara deri tani nė universitete. “Synojmė tė heqim kuotat dytėsore, njė praktikė diskriminuese qė nuk gjen paralel gjetiu”, - tha ai, duke pranuar se do tė vazhdohet me zgjerimin e programit tė bursave. Sipas tij, nė nėntor tė vitit 2005, vjet, me vendim qeverie, ato u rritėn 7% nė vėllim. Edhe kreditė e buta apo kuponėt arsimorė, janė praktika qė, sipas tij, do tė praktikohen. Gjatė prezantimit qė i bėri panoramės sė arsimit tė lartė nė vend dhe synimeve tė sė ardhmes, Pollo pranoi se shkollat do tė lidhen mė shumė me tregun e punės, do tė ketė mė shumė profile diplomash, duke mos mbetur nė stadin e atyre klasike tė njohura deri mė tash. Gjithashtu, ai pohoi thellim tė reformės, duke i bashkangjitur mėsimdhėnies kėrkimin shkencor tė domosdoshėm nė fakultete.

Propozimi: Kėshill pėr kontrollin financiar e administrativ nė universitete

Tė pėrkushtuar pėr autonomi akademike, administrative e financiare, por detyrimisht tė raportuar e transparente. Sipas kryeministrit Berisha, por edhe ministrit Pollo, prania e njė kėshilli qė do tė merret me ēėshtjet financiare e administrative ėshtė e nevojshme nė universitetet tona.
“Qeveria qė unė kryesoj ėshtė e vendosur tė bėjė tė mundur qė shkollat e larta dhe qendrat kėrkimore tė gėzojnė autonomi tė plotė, por kjo e shoqėruar me rritjen e pėrgjegjėsisė publike dhe tė llogaridhėnies ndaj taksapaguesve dhe shoqėrisė nė tėrėsi. Askush nuk mund tė konfondojė autonominė me llogaridhėnien dhe me pėrgjegjėsinė ndaj taksapaguesve”, - tha Berisha. Ndėrsa, sipas Pollos, njė problem tė tillė e zgjidh fare mirė prania e njė kėshilli nė universitete. “Universitetet tona si dhe tė vendeve tė tjera postkomuniste, kritikohen nga ekspertėt si tė mbyllura ndaj shoqėrisė dhe nevojave tė saj. Pėrgjigjja jo vetėm nė Lindje, por dhe nė shumicėn e vendeve tė BE-sė, ka qenė njė kėshill me pėrbėrje nga universitetet, por edhe nga bota e jashtme, shoqėria, shteti, biznesi etj. Kompetencat e kėtij kėshilli shtrihen nė ēėshtjet financiare dhe administrative dhe jo nė ato akademike”, - tha Pollo. Kjo, sipas tij, ėshtė njė pėrvojė qė duhet aplikuar pa humbur kohė, duke lėnė mėnjanė politizimet banale. “Nė fund tė fundit, askush nuk mund t’i mohojė Parlamentit e qeverisė sė tij tė drejtėn pėr tė bashkėvendosur pėr miliona euro tė taksapaguesve”, - tha ai.

Rrokaj:
Tarifa, 25 mijė lekė pėr vitet e para
Tarifė mė tė lartė se ajo aktuale prej 12 mijė lekėsh ka kėrkuar edhe Universiteti i Tiranės. Sipas rektorit tė universitetit mė tė madh nė vend, Shezai Rrokaj, tarifa duhet tė pėsojė rritje, por kjo duhet tė jetė e pranueshme pėr universitetin, po aq sa edhe e arsyeshme pėr studentėt qė janė tė interesuar tė ndjekin studimet e larta. “Pas mbledhjes sė senatit, kemi propozuar qė tarifa e shkollimit pėr vitet e para tė jetė 25 mijė lekė, ndėrsa ajo pėr vitet e ndėrmjetme, tė mos ndryshojė e tė mbetet sa ėshtė, pra 12 mijė lekė”, - thotė rektori Rrokaj. Sipas tij, ky ėshtė edhe propozimi qė ėshtė dėrguar nė Ministrinė e Arsimit, por natyrisht qė pėr kėtė vendos Kėshilli i Ministrave. “Kėrkesa pėr rritje tė tarifės erdhi pas propozimeve tė dekanėve tė fakulteteve, tė cilėt mė pas ranė dakord pėr njė tarifė mesatare”, - thotė ai.

Peēuli:
Tarifa duhet tė jetė 50 mijė lekė
Pėr njė tarifė shumė mė tė madhe ėshtė rektori i Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, Velesin Peēuli. “Tarifa duhet tė rritet, pasi nė tė tilla kushte nuk mund tė kėrkohet cilėsi mėsimdhėnie nga universitetet”, - thotė ai, duke pranuar se kjo vlen si pėr universitetin, ashtu edhe pėr studentėt qė kėrkojnė kushte shumė mė tė mira pėr studimin. “Tė arsimohesh sot kushton shtrenjtė, kjo duhet kuptuar. Mendoj se tarifa duhet tė shkojė nė 50 mijė lekė”, - thotė ai, duke shtuar se nė kushte tė tilla pėrballimi i studentėve tė rinj ėshtė thuajse i pamundur. Sipas Peēulit, kėtė vit propozimi pėr kuotat ėshtė mė i vogėl se ai i njė viti mė parė. “Nuk mund tė presim mė shumė studentė, ėshtė e pamundur”, - thotė ai.

Berisha: Deri nė 2009-ėn, dyfishim tė buxhetit tė arsimit
Dyfishim tė buxhetit pėr arsimin dhe reformė tė thellė nė kėtė sektor kaq jetik pėr vendin. Kėtė ka deklaruar dje kryeministri i vendit, Sali Berisha, i ftuar nė konferencėn “Reforma e arsimit tė lartė shqiptar nė hapėsirėn evropiane”. “Kjo reformė ėshtė jetike dhe duhet tė pėrfshijė tė gjitha aspektet e arsimit tė lartė. Bazuar nė realitetin aktual, ku numri i tė rinjve qė ndjekin shkollat e larta pėr frymė ėshtė mjaft mė i ulėt sesa mesatarja e vendeve nė BE. Ne synojmė tė rrisim ndjeshėm numrin e tė rinjve qė vijojnė dhe pėrfundojnė arsimin e lartė”, - tha ai, duke theksuar se shpallja e objektivave tė masterplanit ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm, qė ēon drejt reformės sė kėrkuar.
“Kjo reformė po projektohet dhe do tė zbatohet nė bashkėpunim tė ngushtė me komunitetin akademik dhe palėt e tjera tė interesuara tė shoqėrisė, qė do tė pėrfaqėsohen nė Kėshillin Kombėtar tė Arsimit tė Lartė dhe Shkencės, institucion i cili do tė ketė rolin parėsor nė hartimin e masterplanit dhe mė tej nė vlerėsimin e rezultateve tė implementimit tė tij”, - tha ai, duke shtuar se reforma tė tilla bėhen nė bashkėpunim me grupet e interesit, duke pėrfshirė tė gjithė faktorėt.

Nga:Burna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio