Studentet.info
Lajme : Policia ka piketuar si njė nga tė dyshuarit kryesorė Bujar Maksutin
Kyqur 23-03-2006 4:14:08 (2285 Lexime)

Studentja e vrarė, dyshohet kandidati pėr dhėndėr

KORĒĖ, 23 MARS- Koka dhe trupi i njė vajze, tė gjetura veē njėri-tjetrit, u identifikuan dje nė orėt e para tė ditės nga policia e rrethit tė Kolonjės, ku edhe u gjet kufoma. Ajo i pėrket vajzės 23 vjeēare Matilda Muēi, 23 vjeė, banore e fshatit Selenicė e Kolonjės, dhe njėherėsh studente e universitetit “Fan S. Noli“ nė Korēė. Vajza, sipas familjarėve, ėshtė zhdukur pa gjurmė nė 12 tetor tė vitit tė kaluar dhe megjithė pėrpjekjet qė ata kanė bėrė pėr ta gjetur nuk ia kishin arritur qėllimit. Ishte rastėsia qė zbuloi eshtrat e vajzės, gjysmė tė tretura nė afėrsi tė Qafės sė Qarrit, pikėrisht tek kilometri qė ndan rrethin e Korēės nga rrethi i Kolonjės. Policia ka piketuar si njė nga tė dyshuarit kryesorė Bujar Maksutin, njė banor tė njė fshati aty pranė, i akuzuar pėr vrasje e rrėmbime, tashmė i arrestuar pėr trafik droge nė Greqi. Ai ka dashur tė fejohej me Matildėn, edhe pse ishte i martuar e me fėmijė


Pasi u gjet kafka, mė sė pari, duke bėrė njė kontroll tė imėt nė zonėn pėrqark, policia mundi tė zbulojė edhe pjesė tė tjera tė skeletit kockor tė vajzės, njė pjesė e tė cilave ishin tė shpėrndara nė mėnyrė tė ērregullt. Nė po kėtė terren u gjetėn edhe pjesė tė veshjeve, copa tė njė bluze prej akriliku me ngjyrė portokalli. Ajo ishte e mbuluar me gurė e dhe. Ishtė me mėngė tė gjata. Punonjės tė policisė kriminale kryen gėrmime rreth kėsaj veshjeje dhe nė brendėsi tė dheut kanė gjetur edhe pjesė tė tjera eshtrash dhe rrobash, pjesė pantallonash prej xhinseje ngjyrė blu, njė sasi flokėsh, njė ēantė, njė orė dore, njė unazė si dhe njė palė shapka grash. Sipas ekspertėve kriminalė vajza ishte vrarė dhe mandej ishte mbuluar me njė masė dheu jo shumė tė trashė. Gjatė stinės sė dimrit trupi i saj ishte dekompozuar pjesėrisht, ka lėshuar erė tė keqe qė ka ndjellė kafshėt e egra, tė cilat mendohet se e kanė zhvarrosur pjesėrisht pėr t’u ushqyer. Hetimin pėr identifikimin e kufomės policia e ka filluar nga rrethi i Kolonjės. Pėr herė tė parė kjo polici ka pohuar se ishte nė dijeni qė njė vajzė 23-vjeēare nga Selenica e Kolonjės, ishte deklaruar nga familja e saj e zhdukur. Ky informacion qė prej saj ėshtė marrė fill pas zhdukjes, nė datėn 13 tetor 2005, ėshtė mbajtur sekret. Disa prej sendeve qė u gjetėn pranė skeletit, ekspertėt kriminalė ia nxorrėn para Fetah Muēit, babait tė vajzės sė zhdukur. Nė fillim ai nuk ka shprehur interes, as ka pohuar se ato i pėrkisnin vajzės sė tij. I tronditur ai nuk ka dashur tė pranojė se e bija ishte gjetur e vdekur dhe ka menduar se rroba tė tilla mund tė kishte veshur kushdo. Por dje nė mėngjes ai ka qenė mė i kthjellėt dhe ka njohur mes sendeve tė tjera stolitė e vajzės sė tij: orėn dhe unazėn. Pėrveē kėsaj, policia kriminale ka realizuar kryerjen e disa analizave rezultati i tė cilave pohoi se pėrbėrėsit gjenetikė tė kufomės ishin tė njėjtė me ato i pėrkisnin familjes Muēi.
Studentja
Dje nė mesditė, policia e Korēės, nėpėrmjet zėdhėnėses sė shtypit Etleva Bitri, bėri tė ditur se fragmenti i kafkės dhe eshtrat e gjetura i pėrkasin Matilda Muēit, njė vajze 23-vjeēare nga fshati Selenicė i Kolonjės. Ajo ka qenė studente e Fakultetit Ekonomik nė Universitetin “Fan S. Noli“ nė Korēė, viti i dytė. Kur po mbaronte vitin e parė u njoh me njė djalė nga fshati Kamenicė, i cili quhej Bujar Maksuti. Ai i kėrkoi qė tė fejoheshin dhe pėr kėtė qėllim shkoi edhe nė familjen Muēi disa herė. Vetė Matilda dhe familja e saj nuk donin qė tė bėhej kjo fejesė sepse babai i saj mėsoi se kandidati pėr dhėndėr ishte i martuar, madje kishte edhe fėmijė. Ai i kėrkoi Bujarit tė mos i shkelte mė nė shtėpi dhe tė mos ia shqetėsonte mė vajzėn. Pėr tė shmangur ndonjė rrezik tė mundshėm, prindėrit vendosėn qė Matilda tė linte studimet dhe tė qėndronte nė shtėpi, edhe pse ajo kishte rezultate tė mira. Matilda qėndroi larg universitetit dy vjet dhe ndėrkohė Bujar Maksuti dukej se u largua prej saj. Nė kėto rrethana ajo vendosi t’u rikthehej studimeve. Por qė prej ditės qė shkoi tė regjistohej, 12 tetor 2005, ajo s’u pa mė e gjallė. Gjithsesi pas mė se pesė muaj rastėsia ka hedhur dritė mbi njė krim tė shėmtuar. Tani nuk ėshtė mė enigmė zhdukja e vajzės nga Selenica e Kolonjės, por mėnyra e vdekjes sė saj dhe identifikimi i personave qė vranė njė krijesė tė pafajshme qė kishte kėrkesa pėr njė jetė mė tė mirė dhe qė dėshironte tė vazhdonte studimet e larta. Policia ka bėrė tė ditur se ka shoqėruar rreth 15 persona nga rrethi i Kolonjės por mė shumė nga Korēa tė cilėt kanė pasur njohje me vajzėn dhe janė parė nė shoqėrinė e saj mė 12 tetor tė vitit tė kaluar. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, nuk ishte bėrė i ditur ndonjė arrestim pėr kėtė ēėshtje.

Babai
“Vajzėn e kishim tė varrosur 150 minuta larg“
Mė 12 tetor 2005, pas dy vjetėsh qėndrimi nė shtėpi, Matilda u nis nė Korēė pėr tė kryer regjistrimin pėr vitin e ri akademik. “Nė mesditė na mori nė telefonin celular e na tha se ishte regjistruar nė vitin e dytė dhe se po nisej pėr t’u kthyer nė shtėpi“,-tregon me lot nė sy pėr gazetėn babai i Matildės. “E pritėm deri nė mbrėmje, nuk erdhi, pyetėm tek miqtė tanė nė Korēė se mos ishte kthyer tek ata dhe na thanė “jo“, pritėm gjithė natėn dhe nė mėngjes shkuam dhe kėrkuam ndihmė nė Komisariatin e Policisė nė Ersekė. Qė nga ajo ditė askush, asnjėherė nuk na tha asnjė fjalė pėr vajzėn tonė. Mendonim se e kishin marrė pėr ta trafikuar, dhe nga turpi nuk trokisnim nėpėr dyert e shtetit. Po vajza paskesh qėnė shumė afėr shtėpisė, vetėm ēerek ore larg nga fshati ynė, gjysmė e varrosur dhe pre e kafshėve tė egra gjatė gjithė dimrit. Si nuk pėlcas po rroj akoma? „
Ndėrsa e ėma e Matildės sė vdekur, deri dje rreth orės 11.00, nuk dinte asgjė pėr gjetjen e eshtrave tė vajzės sė saj. Ajo mendonte se gazetarėt i kishin shkuar nė shtėpi pėr tė shkruar qė qeveria tė kėrkonte e gjente vajzėn e saj tė humbur. Nusja e shtėpisė pėrpiqej qė ta pėrgatiste pėr gjėmėn qė kishte mėsuar se i kishte ndodhur sė kunatės, por kjo gjė vetėm sa shtynte marrjen vesh tė gjėmės. “Nėna pret ēdo gjė, pėrveē vdekjes sė Matildės“,-tha gruaja e re.
Policia
Kush ėshtė “dhėndri“, Bujar Maksuti
Policia e Ersekės tha se ėshtė studiuar skeleti dhe ėshtė arritur nė pėrfundimin se Matilda Muēi ėshtė masakruar mizorisht. Kėtė fakt e dėshmojnė goditje tė sendeve prerės nė eshtra dhe ndarja e kokės nga trupi, po me send prerės. Prej ekspertėve dhe punonjėsve tė tjerė tė policisė ėshtė ngritur versioni sipas tė cilit vrasja e vajzės ėshtė njė krim i trafikantėve, mes tė cilėve hidhet dyshimi se mund tė ketė qenė edhe vete Bujar Maksuti, (qė me insistim donte te fejohej me tė kur gruan me fėmijė e kishte nė shtėpinė e tij nė Kamenicė). Policia nuk jep informacion ende se ku ka qėnė Bujari mė 12 tetor 2005, kur u zhduk Matilda. Sipas saj, ka mundėsi qė trafikantėt kanė dashur ta rrėmbejnė vajzėn. Ajo, me sa duket, nuk u ėshtė bindur dhe trafikantėt, tė frikėsuar se mos ajo i denonconte, e kanė vrarė dhe groposur nė majė tė Qafės sė Qarrit. Njė version tjetėr ėshtė edhe rrėmbimi pėr pėrdhunim nga njerėz tė njohur prej saj, qė pėrsėri, pėrballė kundėrshtimeve tė saj, ka pėrfunduar me vrasje, me qėllim qė tė mos paditeshin. Policia dje ka bėrė tė ditur se Bujar Maksuti, qė donte tė bėhej me forcė dhėndėr nė familjen Muēi, ėshtė person me precedentė penalė. Mbi tė rėndojnė akuza pėr vrasje, pėrdhunime, trafik droge dhe aktualisht ndodhet i arrestuar nė Greqi nėn akuzėn e trafikimit tė lėndėve narkotike. Vėllai i tij, Kastrioti, vetėm dy ditė mė parė ėshtė dėnuar nga Gjykata e Krimeve tė rėnda pėr vrasjen e ish-gruas dhe vjehrrės sė tij me burg tė pėrjetshėm. Akuza po kaq tė rėnda rėndojnė edhe mbi tre vėllezėrit e tjerė tė tyre, por qė nuk janė vėrtetuar nga organet kompetente.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio