Studentet.info
Lajme : A do tė lėkounden pozitat e dekanėve tė UP’sė
Kyqur 23-03-2006 13:11:03 (1760 Lexime)

Nė pritje tė zgjedhjeve

PRISHTINĖ, 23 MARS — Drejtuesit e fakulteteve tė Universitetit tė Prishtinės thonė se nuk kanė frikė nga rizgjedhjet nė fakultetet e tyre. Ata besojnė se kjo ėshtė e panevojshme, ndonėse nuk tregojnė se a do tė konkurrojnė pėrsėri.
Edhe pse shumica e dekanėve tė fakulteteve tė ndryshme tė Universitetit tė Prishtinės (UP) thonė se nuk ka nevojė pėr zgjedhje tė reja nė fakultetet e tyre, megjithatė ata shprehin bindjen se kjo nuk do t’i luhaste nga kolltuku i dekanatit.


Selim Daci, dekan nė Fakultetin Filozofik, pohon se ēdo veprim institucional ėshtė dhe do tė jetė i pranueshėm. “Nuk ka kurrfarė problemi. Kurxho nuk mė pengon”, thotė shkurt dekani Daci, duke pėrsėritur se nuk e di se a do tė konkurrojė prapė pėr dekan nėse fakulteti i tij pėrfshihet nė rizgjedhje. Sipas tij, marrėveshja nė mes tė Universitetit tė Prishtinės dhe qeverisė sė Kosovės ka qenė pėr zgjedhjen e rektorit, por kjo nuk do tė thotė qė dekani Selim Daci nuk pranon zgjedhje nė Fakultetin Filozofik.
“Nėse diēka ka lėvizė, unė informata nuk kam. Pėr Fakultetin Filozofik kur do qė tė vine me bė zgjedhje unė jam i gatshėm. Se ēfarė tendence ka nuk jam i njoftuar”, shprehet bindshėm Daci, duke shtuar se nė zgjedhjet e mėhershme nuk ka pas asnjė shkelje tė zgjedhjeve.
Kontaktuar nga Express, Mustafė Bytyqi, dekan i Fakultetit tė Shkencave Matematiko Natyrore (FSHM) nė Universitetin e Prishtinės, nuk preferon tė komentojė shumė pėr rizgjedhjet e mundshme nė UP. “Nė fakultetin tonė krejt kanė qenė nė rregull zgjedhjet. Kjo ende nuk ėshtė definitive, nuk dihet se si do tė shkojnė punėt”, thotė dekani i FSHMN-sė, Bytyqi.
Nga ana tjetėr, Bajram Nura, dekan nė Fakultetin e Mjekėsisė, pohon se zgjedhje nė fakultetin qė ai drejton mund tė ketė vetėm nėse dikush dėshiron qė ta largojė dekanin nga aty. “Nėse duhet me pas, i bėjmė, le t’i bėjnė zgjedhjet kur tė dėshirojnė, nė asnjė mėnyrė nuk frikėsohem nga to”, thotė Nura, duke shtuar se do tė shohim se a do tė konkurrojė pėrsėri pėr dekan tė kėtij fakulteti. Ai thekson se nė Fakultetin e Mjekėsisė ka qenė inspeksioni dhe i ka vėrtetuar zgjedhjet, ku sipas tij, ėshtė vėrtetuar se zgjedhjet kanė qenė tė ligjshme. “Sido qė tė vendosin atje, unė nuk kam nė plan me u konfrontua me askėnd ”, thotė ai.
Nuhi Rexhepi, dekan nė Fakultetin e Filologjisė, thotė se komisioni i Ministrisė sė Arsimit e ka nxjerrė fakultetin qė ai drejton si fakulteti me rregullsinė mė tė madhe nė procedurat e zgjedhjeve. “Nėse vendoset, atėherė e vendos qeveria edhe nuk na vesin hiq. Nuk e kemi atė problem absolutisht, le tė na lėnė rehat tė punojmė se na kanė lodhė”, thekson dekani Rexhepi.
Ndryshe nga dekanėt e tjerė, ai pohon se nėse kolektivi mendon se Nuhi Rexhepi duhet tė konkurrojė, ai do ta bėjė njė gjė tė tillė dhe nėse jo, atėherė nuk do tė konkurrojė. Grupi i ekspertėve i ngarkuar nga qeveria e Kosovės pėr tė vėzhguar proceset e zgjedhjeve tė kaluara nė Universitetin e Prishtinės, nė ditėt e ardhshme do tė dalė me njė qėndrim pėrfundimtar se a duhet tė ketė zgjedhje dhe nė cilat fakultete./ Gzaeta Express




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio