Studentet.info
Lajme : Hallet e studentėve tė degės sė Muzikės nė Fakultetin e Arteve tė UP-sė
Kyqur 25-03-2006 12:33:17 (2491 Lexime)

STUDENT NĖ PRISHTINĖ, LIGJĖRATAT NĖ TIRANĖ

PRISHTINĖ, 24 MARS- Avni Krasniqit, i cili studion trumbetėn nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė - dega e Muzikės, i duhet tė udhėtojė nė Tiranė pėr t’i mbajtur orėt e trumbetės tek profesori Sokol Saraēi, qė ėshtė bashkėpunėtor i Fakultetit tė Arteve tė Prishtinės. Trumbeta nuk ėshtė e vetmja lėndė instrumentale nė degėn e muzikės, e pėrfshirė nė plan-program, por qė nuk ka ligjėrues. “Me konkurs ishin paraparė tė gjitha drejtimet instrumentale dhe varėsisht nga suksesi i treguar kandidatėve nė provim pranues, fakulteti obligohet tė sigurojė profesorin”, thotė Valton Beqiri, profesor dhe prodekan i Fakultetit tė Arteve. Por, sipas tij, nė angazhimin e bashkėpunėtorėve tė jashtėm ka shumė pengesa procedurale e mė shumė burokratike nga rektorati i Universitetit tė Prishtinės (UP).


Besa Luzha, profesoreshė dhe koordinatore e ECDS (Transferi Evropan i Kredive pėr Fakultetin e Arteve), thotė nė kėtė fakultet janė tė angazhuar bashkėpunėtorė nga Shqipėria, Maqedonia, Kroacia dhe vende tė tjera. “Problemet lindin rreth pagesės sė udhėtimit, akomodimit tė bashkėpunėtorėve. Tė gjitha kėto kushte nuk mund t’i ofrojmė vetėm ne. Ndėrsa nuk kemi pėrkrahje nga rektorati i UP-sė. Thjesht UP nuk ėshtė nė shėrbim tė studentėve”. Ndėrsa Demė Hoti, nėnkryetar i kėshillit Drejtues tė UP-sė, fajėson drejtuesit e degės sė muzikės, se nuk e kanė specifikuar problemin. “UP ėshtė nė shėrbim tė studentėve dhe ka mjete pėr tė siguruar profesorė dhe mėsimdhėnės”.
Hendikep tjetėr i degės sė Muzikės, sipas Beqirit, ėshtė funksionimi i saj nė kuadėr tė Fakultetit tė Arteve dhe nė lidhje jo natyrore me Universitetin e Prishtinės. “Zgjidhja mė e pranueshme do tė ishte ndarja e degės sė Muzikės nė fakultet dhe krijimi i Universitetit tė Arteve me pėrkrahje mė tė madhe nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturės”. Sipas Beqirit, krijimi i Fakultetit tė Muzikės ėshtė i domosdoshėm, sepse pėrveē kuadrove mėsimore, aty formohen edhe krijues dhe artistė. "LAJM"




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio