Studentet.info
Lajme : QSSH gjate Konferences per Reformimin e Arsimit te Larte
Kyqur 28-03-2006 2:29:07 (1472 Lexime)

Referimi i Qeverise Studentore Shqiptare gjate Konferences per Reformimin e Arsimit te Larte organizuar nga MASH dhe Keshilli i Europes

TIRANĖ, 27 MARS- Perfaqesuesi i QSSH, Alban Nelaj ishte i ftuar per te referuar mbi rolin e Studenteve ne Qeverisjen e Universitetit.
z. Nelaj u fokusua ne prezantimin e situates aktuale te perfaqesimit studentor ne Keshillat e Fakulteteve dhe Senatet e Universiteteve, nevoja urgjente e organizimit te zgjedhjeve per Qeverite Studentore ne cdo fakultet te Universiteteve tona Publike, nevoja e permiresimeve ligjore ndaj rritjes dhe forcimit te perfaqesimit studentor.
Po keshtu referimi u fokusua edhe ne nevojen e implementimit sa me te shpejt te Kartes se Studentit, rivlersimit serioz te te gjitha universiteteve publike ne menyre qe cdo student dhe kandidat per student te jete ne dijeni se cfare niveli ka universiteti ku ai studion apo kerkon te aplikoje, kjo do te rriste dhe konkurueshmerine ndermjet universiteteve si per thithjen e studenteve por edhe ne thithjen e buxhetit te shtetit i cili duhet rikonceptuar ne menyren e ndarjes se tij midis universiteteve.


Ne perfundim prezantimi u fokusua ne propozimin e rritjes se tarifes se studimit, ku shqetesimi i QSSH eshte qe ky diskutim dhe vendimi te merret pas konsultimit te gjere te vendimarresve me komunitetin universitar, rrezikun qe nje rritje e vazhdueshme e tarifes do te krijonte pengesa te reja te aksesit ne studimet universitare per shtresa te ndryshme studentesh. Gjithashtu u theksua se rikonceptimi i tarifes duhet te shoqerohet si nga forcimi dhe rritja e efikasitetit te mekanizmave te konpesimit per studentet, rritja e transparences se menaxhimit financiar te universitetit dhe krijimi i hapsirave te ndikimit studentor ne vendimarrjen financiare te universitetit me qellim garantimin e perfshirjes se nevojave studentore ne shpenzimin e bxhetit universitar.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio