Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 28-03-2006 2:30:19 (1350 Lexime)


Rritja e tarifės sė studimit alternativė apo jo?

DRITAN NELAJ


Pak ditė mė parė Ministri i Arsimit dhe Shkencės pėrgjatė njė konference nė kuadėr tė reformimit tė Arsimit tė Lartė Publik artikuloi njė inisiativė e cila fokusohej nė rritjen e tarifės sė studimit pėr vitin e ardhshėm akademik. Gjatė prezantimit z. Pollo sqaroi qė kjo rritje do tė ishte e diferencuar sipas rėndėsisė sė fakulteteve nė raport me kėrkesat e kandidatėve pėr student gjė qė e zbut disi impaktin e mundshėm tė kėsaj inisiative.
Duke ndjekur me vėmendje kėtė prononcim mė lindi nevoja pėr tė komunikuar disa pikėpyetje por edhe argumente pėrkundrejt konceptimit tė kėsaj alternative dhe impaktit qė ajo mund tė ketė nė target grupin kryesor, studentėt. Si fillim, gjithmonė kam patur kureshtjen se cilat janė konkretisht nevojat themelore tė Arsimit tė Lartė Publik dhe po konkretisht sa para duhet pėr tė vėnė nė lėvizje mekanizmat qė do tė pėrmbushnin kėto nevoja.


Duke ndjekur me kureshtje prezantimin e Kryeministrit tė vendit, zbulova me kėnaqėsi pritshmėrinė por edhe bindjen se buxheti i shtetit pėr arsimin do tė dyfishohet deri nė 2009 (duke menduar qė rrjedhimisht i njėjtin marzh rritjeje do tė njohė edhe buxheti i Arsimit tė Lartė Publik). Ky deklarim menjėherė mė shkaktoi njė pytje praktike, a i pėrmbush kjo rritje nevojat e universitetit tonė publik pėr tė gjallėruar ato mekanizma qė do tė pėrmirėsonin situatėn? Them mekanizma sepse faktori tjetėr ėshtė pėrkushtimi dhe aftėsia njerėzore e atyre qė kontribojnė nė mjedisin universitar. Mendoj se ėshtė shumė normale qė pyetjes sime ti jepet njė pėrgjigje nga llogaritarėt e ministrive pėrkatėse por edhe tė universiteteve nė mėnyrė qė tė qartėsojmė se ēfarė vakumi ngelet pėr tu mbushur pėrtej buxhetit tė shtetit dhe burimeve aktuale financaire tė universiteteve tona. Patjetėr qė nė kėtė pyetje marr parasysh edhe dinamikėn specifike tė ēdo universiteti dhe gjithashtu nevojėn qė kėsaj dinamike ti pėrjigjet njė formulė decentralizimi tė vendimmarrjes financiare.

Pėrsėri dua tė pyes a ėshtė nė krizė fianciare universiteti ynė publik dhe nėse po, a mos vallė ne mundemi qė nė hartėn e burimeve financiare duke u sforcuar pėr tė treguar pak pėrkushtim do tė shtonim edhe burime alternative financiare tė cilat do tė kursenin ēelėsin mė tė lehtė, atė tė tarifės sė studimit? Nėse tregojmė pak pėrkushtim mund tė dallonim si alternativė burimet qė mund tė vinin nga kėrkimi shkencor i financuar gjerėsisht nga donatorė ndėrkombėtar, alternativė qė nga njėra anė do tė rriste buxhetin e fakultetit, do tė rriste shpėrblimet pėr stafet udhėheqėse tė kėrkimit, dtė rriste informacionin shkencor me kontekst shqiptar pėr studentėt dhe pėr mė tepėr do tė ishte njė alternativė shumė e vyer pėr praktikimin e studentėve nė punėn shkencore. Nė tė kundėrt tė kėsaj ajo qė ndodh ėshtė se janė institutet private (me status OJQ-je) apo OJQ-tė tė cilat thithin kėto fonde duke pėrfituar nga njėra anė nga mungesa e pėrkushtimit tė drejtuesve universitar pėr thithjen e kėtyre parave dhe nga ana tjetėr pėr shkak tė konfliktit tė interesave tė disa drejtuesve universitar nė nivele tė ndryshme tė cilėt kanė nė dorė kerkimin shkencor publik dhe atė privat.

Nėse i pėrkushtohemi idesė sė alternativave tė burimeve financiare tė universiteteve tona bulike ndoshta do tė identifikonim mundėsi tė tjera. Psh, nuk e kam kuptuar asnjėherė sesi grupime tė ndryshme njerėzish tė shkathėt arrijnė tė sigurojnė mbėshtetje financiare nga kompani private pėr aktivitete jo me shumė impakt ndėrkohė qė Universiteti Publik pėrgjithėsisht ėshtė treguar i paaftė nė thithjen e kėtyre mundėsive financiare.

Duke zbritur mė konkretisht nė rrafshin e alternativės sė rritjes sė tarifės sė studimit do tė thoja qė sė pari universiteti publik ėshtė konceptuar nė atė mėnyrė qė tė sigurojė maksimizim tė aksesit ndaj studimit dhe pėr rrjedhojė ēdo vendim pėr rritjen e tarifės sė studimit duhet tė kujdeset pėr tė mos krijuar barriera financiare qoftė edhe pėr njė minorancė kandidatėsh pėr studentė. Po kėshtu korporata publike ka njė sjellje tė ndryshme nga ajo private sidomos nė rastin e mundėsisė sė aksesit tė shėrbimit tė ofruar ku ajo private fokusohet pėrgjithėsisht nė ēmimin e kėtij aksesi. Njė korporatė private pėrgjithėsisht e kosideron klientin e saj anonim (nuk ėshtė e interesuar pėrkundrejt pėrkatėsisė fetare, sociale, etnike, rracore por veē nė aftėsinė e tij financaire pėr tė konsumuar shėrbimin qė ajo ofron), ndėrsa korporata publike natyrshėm ėshtė e interesuar ndaj zbehjes sė vėmendjes mbi aftėsinė paguese tė individid duke e zėvendėsuar atė me maksimizimin e pėrfshirjes sė grupeve tė gjėra (apo disa pėrfaqėsues tė saj) nė konsumimin e shėrbimeve qė ajo ofron. Nėse kjo nuk do tė ishte nė vėmendjen e korporatės publike, atėherė ēfarė kuptimi do tė kishte sunvencionimi shoqėror me anė tė taksave pėrkundrejt prodhimit tė shėrbimeve publike? Nė njė shkrim tė tij profesor Artan Fuga, duke perifrazuar tregimin e njė kolegu tė tij tė huaj, shkruante se “publiku paguan pikėrisht qė akademikėt pjesė e Universiteteve Publike tė ishin tė lirė”, unė do tė shtoja qė ndonjėherė tė lirė edhe nga forca gravitacionale e tregut dhe interesave tė tij dinamike. Pra korporata publike duhet tė jetė shumė e kujdesshme nė ofrimin e njė shėrbimi qė ka nė fokus mundėsinė reale tė aksesit dhe jo logjikėn financiare tė kėtij shėrbimi, pikėrisht prandaj edhe paguajmė tė gjithė me anė tė taksave tė ndryshme.

Duke vazhduar me pėrgjegjėsinė sociale qė kanė sferat publike siē edhe qeveria ėshtė qoftė e majtė apo e djathtė mendoj qė konsultimi i shtrirė dhe i sinqertė me grupet e interesit, pėrkatėsisht studentėt do tė zbuste fėrkimet e ardhshme midis vendimmarrėve dhe komunitetit qė preket shumė konkretisht nga kjo vendimmarrje. Njė konsultim i tillė mund tė zgjerojė kėndvėshtrimin e tė dyja palėve mbi sfidat dhe pozicionet e domosdoshme qė detyrohen tė administrojnė. Po kėshtu duhet menduar seriozisht pėr rikonceptimin e mekanizmave tė kompensimit dhe tė ndihmės qeveritare pėr studentėt. Formula e bursės ėshtė pothuajse plotėsisht e deformuar dhe njė ristrukturim i saj qė nga njėra anė rrit rolin e saj nė mbėshtetjen e studentėve nevojtarė dhe nga ana tjetėr garanton njė shpėrndarje tė drejtė ėshtė urgjentisht e domosdoshme. Rritja e tarifės duhet konceptuar si njė formulė mė e drejtė e rishpėrndarjes duke marrė logjikisht aq sa duhet ndaj secili dhe tė zgjojė mbėshtetjen elegante tė korporatės publike ndaj studentėve tė dizavantazhuar nga kjo formulė. Gjithashtu ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė qė shpenzimet faktike tė ēdo studenti nuk janė veē ato zyrtaret si tarifa e studimit por edhe shpenzimet e nevojshme pėr tė aktualizuar tė drejtėn e aksesit qė tė jep pagesa e tarifės si: blerja e literaturės, shumėfishimi i leksioneve, strehimi, ushqimi i detyruar (me njė kosto mė tė lartė se ai qė konsumohet nė shtėpi) pėr shkak tė orėve tė zgjatura tė paraqitjes nė fakultet si pasojė e mungesės sė auditorėve, strehimi pėr njė pjesė tė mirė tė tyre dhe sė fundi korrupsioni. Pėr kėtė arsye MASH duhet tė ecė me hapin e homologeve nė perėndim pėr tė menduar edhe pėr kreditimin e studentėve me kushte tė zbutura dhe tė favorshme pėr ta. Po kėshtu nevoja e ritjes sė tarifės sė studimit mund tė elminohej nė mendohej pėr zbutjen e presionit tė individeve ndaj universitetit me qėllim aksesin ndaj shkollimit nė tė. Pra ėshtė e nevojshme qė tė riut shqiptar ti prezntohen edhe alternativa tė tjera tė aftėsimit pėr tia dalė jetės.

Sė fundi do tė thoja se ēdo rritje tarife tė studimit, duke menduar se nėse ajo do tė ndodhė, do tė jetė frut i konsultimeve tė sinqerta midis palėve, duhet shoqėruar domosdoshmėrisht me rritjen e pjessmarrjes studentore nė ndikimin e prioriteteve financaire tė ēdo fakulteti. Kjo do tė rriste mundėsinė qė studentėt tė kishin mė tepėr hapsirė ndaj vendimmarrjes financiare e cila do tė rezultonte me njė produkt mė afėr mirėmenaxhimit financiar dhe koherencės me nevojat dhe prioritetet e komunitetit studentor. Po kėshtu transparenca aktive e ēdo universiteti dhe fakulteti ndaj prioriteteve financiare, shumės sė buxheteve nė dispozicion dhe mėnyrės sė menaxhimit tė kėtij buxheti do tė rriste presionin studentor ndaj pėrmirėimit tė efikasitetit tė pėrdorimit tė financave universitare.


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio