Studentet.info
Lajme : Rektorėt kanė kėrkuar qė tarifa e shkollimit tė jetė e diferencuar sipas degėve
Kyqur 28-03-2006 2:48:49 (1740 Lexime)

Universitetet, tarifa e shkollimit, 15 deri nė 30 mijė lekė

TIRANĖ, 28 MARS- Tarifė shkollimi, e diferencuar. Kėtė i kanė kėrkuar ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, rektorėt e universiteteve tė Tiranės. Bėhet fjalė qė sasia e parave tė derdhura nga studentėt, nė arkėn e secilit fakultet, tė jetė sipas cilėsisė dhe rėndėsisė sė degės.
Dje, gjatė njė takimi nė ministri, rektorėt kanė bėrė propozimet e tyre qė tarifa e shkollimit tė jetė e diferencuar dhe jo mė unike. Megjithėse pėrfaqėsuesit e universiteteve kėrkuan rritjen e tarifės sė shkollimit, pėrsėri ata propozuan vendosjen e kufijve sa i pėrket kėsaj rritjeje. Tarifa e shkollimit do tė variojė nga 15 mijė lekė tė reja nė 30 mijė lekė tė reja, sigurisht nė bazė tė degėve tė secilit fakultet dhe fluksit tė kėrkesave nga vetė studentėt.


Tarifat
Mė tė shtrenjta do tė jenė degė tė tilla si arkitektura, juridiku, inxhinieria e ndėrtimit, apo edhe gazetaria. Pėrparim Hoxha, rektor i Universitetit Politeknik tė Tiranės, thotė se degėt pėr tė cilat studentėt duhet tė paguajnė mė shumė do tė jenė arkitektura inxhinieria e ndėrtimit. “Mendojmė qė pėr arkitekturėn tarifa tė shkojė 30 mijė lekė ndėrsa pėr inxhinierinė e ndėrtimit 20 ose 25 mijė lekė tė reja”, -tha dje Hoxha. Ai shtoi mė tej se sa i pėrket degėve tė tjera si inxhinieri elektrike apo elektronike, tarifa do tė jetė 20 mijė lekė tė reja. “Tė gjitha degėt e tjera do tė kenė njė tarifė prej 15 mijė lekėsh tė reja”, -u shpreh Hoxha. Kurse rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, thotė se degėt mė tė preferuara nga studentėt si juridiku, gazetaria etj., do tė kenė njė tarifė prej 30 mijė lekėsh tė reja. “Mendohet qė degėt e Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės nuk do tė kenė tarifė”, -tha dje Rrokaj. Kjo, sipas tij, pėr arsyen e vetme se kėto janė degė tė nevojshme pėr studentėt e tė cilave ka nevojė arsimi. Nė fakt, edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės bėhet e ditur qė stimulim do tė kenė degė te tilla tė mėsuesisė, sidomos tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės dhe Fakulteteve tė Inxhinierive.
Bujqėsori
Sa i pėrket Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, degėt ku do tė paguhet mė shumė do tė jenė ato tė dy departamenteve ekonomike. “Degėt ku tarifat do tė jenė mė tė larta janė inxhinieria e agro-mjedisit dhe inxhinieria agro-ushqimore”, -tha dje rektori i Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, Velesin Peēuli. Sipas tij, tarifa mė e vogėl e shkollimit, do tė gjejė zbatim nė degėt e prodhimit bimor, prodhimit shtazor, akuakulturės, pėrpunim drurit etj. “Megjithatė, ne kishim kėrkuar njė tarifė mė tė lartė se kufijtė qė janė pėrcaktuar. Ne propozuam qė tarifa tė ishte 35 mijė deri nė 40 mijė lekė tė reja”, -pėrfundoi rektori i Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Propozimin e tij pėr tarifė mė tė lartė shkollimi se kufijtė e pėrcaktuar nga ministria, ai e argumenton me nivelin qė duhet tė arrijė universiteti. E mė atė qė tė arsimohesh, sot kushton shtrenjtė.
Kushtėzimi
Takimi i rektorėve dhe dekanėve nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės pėr tarifat universitare, i organizuar, pėr herė tė parė, ėshtė kanalizuar edhe nė diskutime pėr ndarjen e tarifave sipas degėve. Nė kėtė mėnyrė janė sqaruar edhe disa nga kriteret qė duhet tė plotėsojnė fakultetet apo degėt pėrkatėse. Kėshtu, duhet tė merren parasysh faktorė tė tillė si raporti kėrkesė-ofertė pėr njė degė tė caktuar, shpenzimet pėr studentė nė shkollat e lartė apo pritshmėria e pėrfitimit qė do tė ketė studenti pas diplomimit. Tė tjerė faktorė do tė jenė edhe prioriteti i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės nė degė tė caktuara si dega e gjuhės angleze apo dega e teknologjisė sė informacionit dhe komunikimit.
Tarifat e pandryshueshme
Rektorėt kanė kėrkuar rritje tė tarifave, por njėkohėsisht kanė kėrkuar edhe mosndryshim tė tarifave pėr vitet e dyta, tė treta, tė katėrta apo tė pesta. Sipas tyre, tarifa e shkollimit duhet tė rritet vetėm pėr studentėt e viteve tė para. Kėshtu, pritet qė pėr vitet e tjera tė shkollimit tarifa tė jetė e pandryshueshme 12 mijė lekė tė reja. Nga ana tjetėr, rektorėt kanė kėrkuar edhe heqjen e tarifave pėr kuotat dytėsore, tė cilat kanė arritur edhe deri nė 300 mijė lekė tė reja. Pėrpos kėsaj, rektorėt kėrkuan edhe rishikimin e kuotave tė sistemit part-time. “Kėrkojmė qė edhe edukimi nė distancė tė shkrihet, deri sa studentėt t’i kthehen mėnyrės klasike tė studimit, asaj me kohė tė plotė”, - theksoi rektori i Universitetit Politeknik, Pėrparim Hoxha. Ndryshe nga universitete tė tjera, ku ka sistem shkollimi part-time, Universiteti Politeknik ka sistemin e edukimit nė distancė, ku studimi realizohet nėpėrmjet videove, televizorėve, internetit etj. Bashkė me kėtė, ata kanė kėrkuar ndryshimin e destinacionit tė tė ardhurave nga tarifat. Tashmė kėto tė ardhura nuk do tė pėrdoren mė pėr shpėrblime pedagogėsh apo fonde pagash por pėr investime nė fakultete. Kjo pėr arsye qė studentėt tė shohin pėrdorimin e tarifave tė tyre. Projektvendimi pėr tarifat qė u pėrgatit dje do tė kalojė sė shpejti nė Kėshillin e Ministrave pėr miratim.

Rrokaj
“Degėt ku tarifa do tė jetė mė e lartė, do tė jenė degėt mė tė preferuara si juridiku, gazetaria etj. Nuk do tė ketė tarifė shkollimi pėr degėt e Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės si bio-kimi, matematikė, fizikė etj., tė cilat janė degė tė nevojshme, pasi ato nxjerrin mėsues”.

Hoxha
“Degėt me tarifė mė tė lartė do tė jenė arkitektura dhe inxhinieria e ndėrtimit. Pėr arkitekturėn propozojmė qė tarifa tė jetė 30 mijė, kurse pėr inxhinierinė e ndėrtimit 20 ose 25 mijė lekė tė reja. Duam gjithashtu qė tė shkrihet edukimi nė distancė pėr degėn e inxhinierisė elektrike, elektronike dhe inxhinierinė mekanike”.

Peēuli
“Kemi kėrkuar njė tarifė mė tė lartė: 35 mijė deri nė 40 mijė lekė tė reja. Megjithatė, degėt ku tarifa do tė jetė mė e lartė janė inxhinieria e agro-mjedisit dhe inxhinieria agro-ushqimore. Me tarifė mė tė ulėt propozojmė qė tė jenė degėt e prodhimit bimor, prodhimit shtazor, akuakulturės dhe pėrpunim drurit”.


12
mijė lekė ėshtė tarifa aktuale e shkollimit. Kaq ėshtė propozuar kėtė radhė pėr vitet e ndėrmjetme.

15
mijė lekė ėshtė propozuar tarifa e shkollimit pėr degėt qė nuk do tė jenė shumė tė kėrkuara nga studentėt.

30
mijė lekė do tė jetė tarifa mė e madhe qė do tė aplikohet kėtė vit pėr shkollimin nė universitete.

Nga:Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio