Studentet.info
Lajme : Senati i UP-sė paralajmėron shpalljen e konkursit pėr rektor, MAShT e mohon kėtė
Kyqur 29-03-2006 10:36:54 (1675 Lexime)

INTERPRETIMI I QEJFEVE PĖR REKTORIN E RI

Prishtinė, 28 mars – Universiteti i Prishtinės ėshtė nė njė fazė tė ndjeshme pėr tė vendosur pėr tė ardhmen e vet drejt reformave, pėrparimit, integrimit nė asociacionet arsimore evropiane, ose ndoshta tė vetizolimit tė mėtutjeshėm.
Senati i Universitetit tė Prishtinės ka paralajmėruar shpalljen e konkursit pėr rektor tė ri menjėherė pas konstituimit tė Parlamentit Studentor, javėn e parė tė prillit. Mirėpo Ministria e Arsimit ka bėrė tė ditur se njė vendim tė tillė do tė ishte i gabuar, meqenėse kėtė tė drejtė e ka organi i quajtur “Zyrtarėt e Lartė tė Ngarkuar”, tė cilin, sipas Udhėzimit Administrativ tė Qeverisė sė Kosovės mbi Universitetin e Prishtinės, e pėrbėjnė kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Jahi Hoxha, nėnkryetari Demė Hoti dhe sekretari i pėrgjithshėm, Destan Halimi.


Kreu i Senati tė UP-sė, Beqir Sadikaj, ėshtė treguar shumė i prerė, se me t’u kompletuar Senati i UP-sė, sipas tij, me studentėt senatorė, do tė shpallet konkursi pėr rektor.
“Me ardhjen studentėve senatorė do tė mblidhet senati dhe do tė bėjė ato qė janė tė parapara mė Udhėzimin Administrativ tė Qeverisė duke respektuar agjendėn e kėtij udhėzimi, ku parashihet edhe shpallja e konkursit pėr rektor”, thotė Sadikaj, duke shtuar se respektimin e udhėzimin do tė duhej ta respektojnė edhe vete ata qė e kanė hartuar - MASHT-i, konkretisht Qeveria e Kosovės.
Nga ana tjetėr, drejtori i departamentit tė arsimit tė lartė nė MASHT, Xhavit Rexhaj, e ka kundėrshtuar vendimin, nėse merret, tė shpalljes sė konkursit nga ana e Senatit.
“Realisht, Senati i UP-sė nuk ka mandat ta sjellė njė vendim tė tillė, sepse nė udhėzimin administrativ parashihet qė kėtė ta bėjnė ‘zyrtarėt e lartė’ me konsensus. Shpallja eventuale e konkursit pėr rektor do tė ishte njė vendim katastrofal pėr UP-nė, deri me izolim total tė tij dhe tė sistemit tė arsimit tė lartė”. Sipas Rexhajt, do tė duheshin vjet pėr mėnjanimin e njė veprimi tė tillė. “Nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me ēėshtjen e raporteve tė Ministrisė sė Arsimit me Universitetin, por tė raporteve Kosovė – bashkėsi ndėrkombėtare”.
Kundėr marrjes sė njė vendimi tė tillė nga Senati, me kusht anonimiteti ėshtė shprehur pėr “Lajm” edhe njėri nga tre anėtarėt e “Zyrtarė tė Lartė tė Ngarkuar”.
“Senati i UP-sė nuk ka tė drejtė ta shpallė konkursin, aq mė tepėr pa u konsultuar. Posti i rektorit do tė shpallet nga ‘zyrtarėt e lartė tė ngarkuar’ nė bashkėrenditje me senatin”.
Ndėrkohė, dy javė mė parė, Kėshilli i Evropės (Resori i Arsimit) dhe Asociacioni i Universiteteve Evropiane, ka rekomanduar krerėt e Universitetit tė Prishtinės tė vendosin ligjshmėrinė nė kėtė institucion publik, qoftė nevoja edhe duke bėrė zgjedhje tė pėrgjithshme nė tė gjitha nivelet e tij. /Gazeta Lajm




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio