Studentet.info
Lajme : Akademia e Shknecave dhe Arteve e Maqedonisė ia ndan ēmimin e lartė shqiptarit
Kyqur 03-04-2006 11:06:37 (1657 Lexime)


Dr. Veton Latifi, ligjerues nė UEJL, zgjidhet shkencėtari i dytė pėr vitin 2005 nė Maqedoni

SHKUP, 3 PRILL- Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisė ka publikuar listėn shkenctarėve mė tė mirė tė ri nė Maqedoni pėr vitin 2005 nė kuadėr tė konkursit "Shkencėtari mė i mirė i ri i vitit". Vendi i dytė nė kėtė konkurs i ėshtė ndarė Prof. D-r. Veton Latifit, ligjerues nė Universitetin e Evropės Jug Lindore nė Tetovė.
Ky ēmim tradicionalisht ēdo vit u ndahet shkencėtarėve mė tė dalluar tė rinjė nė Maqedoni nė bazė tė rezultateve tė tyre tė treguara nė lėmin e hulumtimeve shkencore. Kėshilli i fondit shkencor “Vita Pop Jordanova” qė vepron nė kuadėr tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė, ndėr kandidimet e shumta ka arritur deri te njė listė mė e ngushtė e kandidatėve mė tė dalluar tė klasifikuar dhe nė fund ka publikuar nė web faqen e Akademisė ranglistėn e shkencėtarėve mė tė mirė tė ri nė Maqedoni pėr vitin 2005 me kėtė rradhitje: 1. Sofija Grandakovska, 2. Veton Latifi, 3. Petre Makreski dhe 4. Aleksandar Gjurcinovski.


Gjatė selektimit tė emrave nė ranglistėn e ASHAM-sė janė marrė parasysh hulumtimet shkencore dhe publikimet shkencore tė kandidatėve sidomos nėpėr publikime shkencore ndėrkombėtare dhe tė prezentuara nėpėr qendra universitare tė jashtme.

Sipas web faqes sė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve rangimi pėr vitin 2005 ėshtė bėrė sipas shkallės klasifikuese ndėrkombėtare (www.manu.edu.mk/icei/rang.htm)

Zgjedhja e D-r. Veton Latifit ėshtė bėrė nė bazė tė njė sėr hulumtimesh tė tij akademike shkencore tė prezentuara nėpėr qendra tė ndryshme universitare (gjatė prezentimeve dhe hulutimeve tė tij nė universitete nė SHBA dhe Evropė), sympoziume shkencore apo publikime ndėrkombėtare.

Me kėtė rast janė marrė parasysh mes tjerash kėto hulumtime shkencore tė Prof. D-r. Veton Latifit tė gjtha tė prezentuara nė gjuhėn angleze gjatė vitit 2005: “Demokracia dhe shtėtėsia” (Universiteti i Masachusetts –it, Amherst, SHBA); “Transnacionalizmi i komunitetit politik shqiptar nė Ballkan” (London School of Economics and Politics, Londėr, Britanmi e Madhe); “Televizioni nėpėr Evropė: Rregulacioni, politikat dhe pavarsia” (Njėri prej autorėve tė librit nė katėr vėllime tė botuar nga Instituti i Shoqėrisė sė Hapur- Soros dhe EUMAP, Budapest dhe Nju- Jork); “Involvimi ndėrkombėtar dhe roli i prevencionit nė ndėrtimin e paqės post- konfliktuoze”; “Modelet comparative dhe pėrvoja botėrore nė ballafaqim me tė kaluarėn nė shoqėritė post-konfliktuoze dhe post-autoritare”; “Kombi, identiteti dhe ethniciteti”; “BE dhe Maqedonia- Politika integruese”; “Lidhshmėria mes praksės dhe teorisėe sė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė politikėn botėrore”; “Impakti i reduktuar i sovranitetit si rezultat i efekteve tė epokės sė globalizimit: Fundi i dominimit tė koncpetit tė sovranitetit”, etj.

Pėrndryshe, pėr herė tė parė njė nga dy vendet e para tė ēmimit shkencor "Shkencėtari mė i mirė i ri i vitit"ASHAM-ja ia ndan njė kandidati shqiptar.

Rangimi i Veton Latifiti ndėr dy shkencėtarėt mė tė mirė tė ri tė vitit 2005 nė nivel shtetėror padyshim ėshtė njė mirėnjohje plotėsuese edhe pėr vet Universitetin e Evropės Jug Lindore ku ai ligjeron.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisė ka paraljmėruar se mė 10 prill (e hėnė) do tė ndajė mirėnjohjet pėr shkencėtarėt mė tė mirė tė ranguar nė tri vendet e para.

Nga:Labinot Hajdari




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio