Studentet.info
Lajme : Pollo, formimi profesional do t’i pėrgjigjet kėrkesave tė tregut tė punės
Kyqur 04-04-2006 5:18:04 (1441 Lexime)

Arsimi profesional, bashkėpunim mes vendeve tė Evropės

TIRANE, 4 PRILL- Zhvillim i mėtejshėm pėr arsimin profesional dhe orientimi i tij drejt kėrkesave tė tregut aktual tė punės. I ka takuar Shqipėrisė qė kėtė herė tė mbajė Konferencėn e Koordinatorėve pėr Zhvillimin e Arsimit dhe Formimit Profesional. Nė qendėr tė vėmendjes ėshtė vėnė, projekti pėr zbatimin e Deklaratės sė Kopenhagenit. Deklarata nė fjalė, nėnshkruar nė 1992-shin, ka si synim kryesor rritjen e shkallės sė bashkėpunimit nė fushėn e arsimit dhe formimit profesional. Qėllimi i kėsaj konference ishte hartimi i njė plani tė detajuar tė aktiviteteve nė vend, tė nivelit kombėtar, rajonal dhe evropian, nė zhvillim tė Arsimit dhe Formimit Profesional si dhe evidentimi i ecurisė sė procesit tė Kopenhagenit nė Shqipėri


Ky bashkėpunim do tė ketė pėrparėsi tė tilla si forcimi i hapėsirės evropiane pėr tė lehtėsuar dhe pėr tė nxitur veprimet mes institucioneve tė vendeve tė rajonit dhe mė gjerė, tė Evropės, rritja e transparencės nėpėrmjet zbatimit tė mjeteve dhe rrjeteve tė informacionit, njohjen e kompetencave dhe kualifikimeve ndėrmjet vendeve tė ndryshme dhe sigurimi i cilėsisė. Kjo e fundit do tė mund tė sigurohet duke u fokusuar nė shkėmbimin e pėrvojave, modeleve dhe metodave si dhe nė pėrmirėsimin e trajnimit tė mėsuesve tė arsimit dhe formimit profesional.
“Nė Shqipėri ka njė konsensus tė gjerė pėr nevojėn e njė rivlerėsimi tė politikave dhe metodave tradicionale tė arsimit dhe formimit profesional, me qėllim qė ato tė orientohen drejt koncepteve tė reja mbi funksionet dhe qėndrueshmėrinė e reformės”, -kėshtu u shpreh dje nė konferencė ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo. Sipas Pollos, konceptet dhe zhvillimet e reja evropiane janė pėrdorur edhe si pika referimi pėr reformėn e arsimit dhe formimit profesional edhe nė vendin tonė. Duke vlerėsuar konferencėn, Pollo ėshtė shprehur se zhvillime tė tilla nė arsimin profesional duhet tė marrin parasysh edhe zhvillimin ekonomik tė njė vendi. “Hartimi dhe zbatimi i njė plani veprimesh, tė bazuar nė Deklaratėn e Kopenhagenit dhe nė tė gjitha dokumentet kryesore qė rrjedhin nga ajo, do tė kontribuojnė me siguri qė arsimi dhe formimi profesional nė vendet tona, nė rajon e mė gjerė t’i pėrgjigjen asaj ēfarė kėrkohet sot nė tregun e punės”, -ka pėrfunduar ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo. Konferenca u organizua nga Fondacioni Evropian i Trajnimeve.

Nga:V.Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio