Studentet.info
Lajme : Karta e Bolonjes absurde per studentet
Kyqur 05-04-2006 3:40:35 (4424 Lexime)


STUDENTET, TE PAINFORMUAR PER PROCESIN E BOLONJES

TIRANĖ, 5 PRILL- Megjithese viti akademik eshte duke perfunduar, studentet e viteve te para ku eshte implementuar Karta e Bolonjes nuk kane asnje lloj informacioni per menyren se si zbatohet ajo. E vetmja gje qe kane mesuar deri sot, per 9 muaj, eshte ndryshimi i viteve te shkollimit i cili nga 4 vjet eshte bere 3 dhe nje vit apo dy vite eshte masteri, e ndare kjo sipas fakulteteve.
Po keshtu ne fillim te ketij viti akademik studentet jane informuar nga pedagoget e tyre se menyra e vleresimit do te behet ne baze te krediteve dhe kjo me pas do te konvertohet ne nota. Por deri sot studentet nuk e dine se sa kredite kane marre, pasi per te pervetesuar nje lende dhe qe te quhet kalues duhet te kete marre tre kredite.


Studentet: Nuk e njohim procesin e Bolonjes

Fakultete te ndryshme, sic eshte ai i Inxhinerise Elektronike kane tre vjet qe kane futur Karten e Bolonjes, studentet ndjekin leksionet dhe seminaret ne te njejten mneyre ashtu si edhe vitet e kaluara. E vetmja gje qe kane kuptuar deri tani eshte se nuk e dine se c'do te bejne vitet e tjera pasi kete vit diplomohen duke perfunduar kete fakultet. "Futja e Kartes se Bolonjes per ne ka qene nje program i pastudiuar mire pasi aktualisht jemi ne vitin e fundit dhe hasem veshtiresi se c'do te bente rektorati me ne dhe e vetmja zgjidhje ishte qe edhe ne te vazhdonion studimet ashtu si edhe vitet qe kane qene para nesh vetem duke u marre parasysh mesatarja e ketyre tre viteve.

Edhe vete pedagoget nuk dine se cfare sqarimesh te na japin pasi ka shume probleme qe hasen gjate rruges dhe nuk eshte vetem menyra se si ne do te diplomohemi", shprehet Luiza Jaupi, studente e vitit te trete ne Fakultetin e Inxhinierise Elektronike.
Po keshtu, i njejti problem per mungesen e informacionit eshte edhe ne vitet e para te ketij universiteti ku studentet dine qe i vetmi ndryshim i bere eshte ndryshimi i kohes se studimit nga tre vite shkolle me nje program te ngjeshur mesimesh dhe dy vite qe do te jene per thellimin e njohurive, masteri.

Kurse persa u perket menyrave te tjera te zbatimit te kasaj karte, ashtu si eshte edhe sot ne vendet e tjera, keta studente nuk kane asnje lloj informacioni. "Dime qe eshte vetem 3+2 dhe asnje gje tjeter pervec kesaj. Edhe pedagoget vete jane te painformuar dhe nuk dine se cfare sqarimesh te na japin, kurse ne ate pak informacion e kemi per menyren se si zbatohet ky proces dhe kete e kemi marre nepermjet medias dhe ky informacion eshte si zbatohet ne vendet e e tjera te botes. E vetmja gje qe jemi interesuar dhe na eshte sqaruar ka qene ne lidhje me provimet qe duhet te marrim gjate nje viti per te mos qene mbetes", shprehet Aurora Mullaj, studente e vitit te pare ne degen e Inxhinerise Elektrike.

Po keshtu edhe ne Fakultetin e Shkencave Sociale, ku nga vete studentet e viteve te kaluara eshte kerkuar implementimi i kesaj karte, ka nje informacion fare te paket se si do te vazhdohet gjate viteve te ardhshme, ndersa per kete vit cdo proces mesimor po mbyllet ashtu si ka qene edhe gjate viteve te kaluara.

Ajo qe eshte me shqetesuese gjate ketyre muajve te fundit eshte se si do te njoftohen studentet per kreditet e marra pasi nuk eshte percaktuar asnje rregull deri me sot se kush do i shperndaje keto kredite. "Ne fillim te vitit, pedagoget na kane sqaruar se menyra e vleresimit do te jete me kredite dhe per te marre nje provim cdo student duhet te marre tre kredite, me pas keto kredite do te kalojne ne note dhe keshtu behet vleresimi. Por provimet qe kemi zhvilluar gjate semestrit te pare kane qene vetem me nota, ashtu si edhe vitet e kaluara", shprehet Nertila, studente e vitit te pare ne degen e Shkencave Politike.

Pedagoget: Nuk ka organizim per Karten e Bolonjes

Pervec studenteve, ne te njejten menyre shprehen edhe pedagoget te cilet ndonese pranojne se kane nje lloj informacioni i cili edhe mund te percillet tek studentet, nga ana tjeter nuk ka asnje lloj organizimi nga fakultetet per ate qe duhet te dine studentet. Keshtu, nje pedagog ndonese ka bere vleresimin per studentin dhe ka paraqitur kreditet e tij ne sekretari, nuk dihet forma e shperndarjes se ketyre krediteve dhe kjo ka bere qe vleresimi i provimeve te behet me nota, ashtu si ka qene edhe gjate viteve te kaluara.

"Problemi nuk eshte se sa te informuar jane pedagoget pasi nje pedagog mund te jete tejet i informuar, pra mund te dije gjithcka per Karten e Bolonjes, por problemi qendron ne gjera te tjera qe nuk funksionojne. Keshtu, problem eshte per kreditet qe duhet te marre nje student, ndonese ai i ka marre te gjitha kreditet e nevojshme te vleresimit nuk eshte percaktuar menyra e shperndarjes se tyre, keshtu do te jete vete studenti ai qe duhet te pyese per kreditet ne sekretari, do te jene sekretaret ato qe do te kaloje emrat neper klasa apo shperndarja e ketyre krediteve do te behet me zarfa.

Kjo eshte shume shqetesuese per ne keto kohe, pasi po afrojne edhe provimet e dyta ndaj ajo qe mund te themi me siguri persa i perket Kartes se Bolonjes eshte se kete vit eshte bere vetem ndryshimi i viteve te shkollimit i cili ka kaluar nga kater vite ne tre", shprehet Fisamedin Ferraj, pedagog i Shkencave Politike.

Ne perfundim te ketij viti akademik, te gjitha ato fakultete te cilat kane implementuar karten e Bolonjes prej tre vitesh dhe kete vit do te bejne laurimin e studenteve te pare te cilet jane perfshire ne kete proces, ende nuk kane percaktuar se cilat do te jene procedurat per te kaluar ne master, ndersa disa fakultete kane percaktuar noten mesatare deri ne shtate per te vazhduar keto studime.

Nga:Sonila Isaku




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio