Studentet.info
Lajme : Pollo: Nė degėt ku do tė ketė numėr tė kufizuar pranimesh
Kyqur 06-04-2006 6:44:21 (2082 Lexime)


Universiteti, 38 degėt pa konkurs

TIRANĖ, 6 PRILL- Nė plot 38 degė tė universiteteve shqiptare, pranimi do tė jetė i lirė. Pėr maturantėt qė dėshirojnė tė vazhdojnė studimet nė kėto degė nuk do tė ketė asnjė lloj kufizimi. “U pėrpoqėm qė nė kuadėr tė liberalizimit tė miratojmė maksimumin e kuotave tė pranimit, duke hequr numrin e mbyllur tė pranimit nė 38 degė, nga 77 qė kanė universitetet tona”,-u shpreh dje pėr liberalizimin e pranimit nė degėt e universiteteve, ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo. Liberalizimi i kėtyre degėve ėshtė bėrė me arsyen e vetme, pasi nė vitet e kaluara nuk ėshtė realizuar kuota e planifikuar.


Kėshtu, nė degė tė tilla, si gjuha frėnge dhe angleze, degė tė inxhinierisė, degėt e Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, agronomia nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės e shumė tė tjera nė universitetet e rretheve do tė jenė tė lira. Nė kėto degė, tė interesuarit nuk kanė pse tė frikėsohen pėr konkurrencėn mes mesatares sė Maturės Shtetėrore me njėri-tjetrin, pasi mund tė hyjė kush tė dėshirojė.
Liberalizimi
“Nė degėt e liberalizuara dhe me numėr tė hapur parashikohet qė numri i kandidatėve qė pėrfitojnė nė vitin e ri akademik 2006 - 2007 t’i kalojė mbi 11 mijė studentė”, - ėshtė theksuar dje gjatė njė konference pėr shtyp nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės. Konferencė e mbajtur menjėherė pas miratimit tė vendimit pėr kuotat dhe tarifat e shkollimit nga Kėshilli i Ministrave. Nė propozimet e kuotave, Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka marrė nė konsideratė edhe propozimet e universiteteve dhe shkollave tė larta, duke llogaritur edhe hapėsirėn fizike tė auditorėve bashkė me ngarkesėn shkencore tė profesoratit. Pėrveē kuotave kryesore dhe dytėsore, janė parashikuar edhe kuota pėr shqiptarėt jashtė trojeve, pėr degė tė dytė dhe kuota pėr vitet e ndėrmjetme. Ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka bėrė me dije gjithashtu se do tė parashikohen edhe bursa pėr studentėt. Pollo theksoi se universitetet do tė pajisen me numrin e nevojshėm tė pedagogėve, nė tė ardhmen, nė mėnyrė qė mėsimdhėnia tė bėhet nė kushte tė mira e tė eliminohet mbingarkesa pėr tė dyja palėt. Me kėtė ai ka garantuar plotėsimin e njė kėrkese tė hershme tė universiteteve, qė me ngulm kanė kėrkuar kapacitete mė tė mira, nė ambiente e nė staf akademik.
Studentėt jashtė trojeve
Njė mundėsi e mirė pėr tė studiuar nė universitetet e vendit. Studentėt e trojeve do tė kenė “privilegjin”, pėr tė mos u pėrfshirė nė garėn e tė rinjve brenda Shqipėrisė. “Kandidatėt shqiptarė nga trojet jashtė kufijve tė vendit Kosovė, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevė, Bujanovcė dhe Medvegjė, konkurrojnė ndėrmjet tyre pėr kuotat e pranimit tė pėrcaktuara sipas degėve”, -thuhet nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave. Pėr studentėt shqiptarė jashtė trojeve janė pėrcaktuar 309 kuota. Kėto kuota janė tė ndara, nė tė gjitha shkollat e larta dhe universitetet e vendit. Numrin mė tė madh tė kėtyre studentėve do ta mbajė Universiteti i Tiranės, tek i cili do tė studiojnė 39 vetė. Dega mė e “populluar”, nga kėta studentė do tė jetė infermieria. Ndėrsa pėr shtetasit e huaj qė dėshirojnė tė studiojnė nė Shqipėri, do tė shprehet vetė Ministria e Arsimit dhe Shkencės. “Kuotat e pranimit pėr shtetasit e huaj qė do tė studiojnė nė shkollat e larta dhe universitetet e Republikės sė Shqipėrisė, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, nė bazė tė kėrkesave tė paraqitura prej shkollave tė larta dhe universiteteve”, - thuhet nė pikėn 5 tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave.

Pranimet
Vendimi, 200 kuota pėr kategoritė e veēanta
Njė kategori e caktuar studentėsh do tė paguajnė vetėm gjysmėn e tarifės sė caktuar pėr degė. Kėta janė studentėt e verbėr, invalidėt paraplegjikė dhe tetraplegjikė, ish-tė dėnuar dhe ish-tė pėrndjekur politikė dhe fėmijė tė policėve tė rėnė nė krye tė detyrės. “Numri i kandidatėve qė pėrfitojnė nga kjo tarifė tė jetė jo mė i lartė se 200”, -thuhet nė vendimin e qeverisė. Madje, nė vendim specifikohet se pėrzgjedhja e tyre do tė jetė e njėjtė me atė tė kandidatėve tė tjerė: Matura Shtetėrore dhe rezultatet e shkollės sė mesme. Vendet e studentėve qė do tė vazhdojnė njė degė tė dytė do tė shpėrndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. “Masa e tarifės sė shkollimit, pėr degė tė dytė, ėshtė e barabartė me tarifėn e shkollimit pėr kuotat dytėsore”, - vijon vendimi pėr kuotat e tarifat. Nė fakt, pėrzgjedhja e studentėve, qė do tė vazhdojnė njė degė tė dytė do tė bėhet mbi bazėn e masės sė ekuivalentimit dhe cilėsisė sė rezultateve. Ata do tė konkurrojnė me dosje.

Trojet

Histori 3
Gjeografi 2
Histori-gjeografi 8
Gjuhė-letėrsi 11
Turqisht 3
Informatikė 7
Gazetari 4
Punė sociale 7
Filozofi-sociologji 5
Psikologji 7
Shkencat politike 4
Drejtėsi 6
Mjekėsi 4
Stomatologji 4
Farmaci 4
Infermieri 21
Administrim-biznes 2
Ekonomiks 5
Informatikė ekonomike 4
Art skenik 4
Arte figurative 4
Muzikė 4
Mekanikė 5
Inxhinieri materiale 5
Tekstil 5
Elektronikė 1
Ndėrtim 1
Arkitekturė 1
Hidroteknikė 1
Inxhinieri ambienti 1
Drejtim Fermash dhe agronomi bujqėsore 4
Ekonomi dhe politikė agrare 2
Inxhinieri agrare nė hortikulturė dhe mbrojtje bimėsh 5
Inxhinieri agrare nė prodhim bimor 3
Inxhinieri agrare nė zootekni dhe blegtori 3
Akuakulturė dhe peshkim 2
Inxhinieri agromjedisi 3
Teknologji agroushqimore 5
Inxhinieri pyjesh 6
Inxhinieri e pėrpunimit tė drurit 6
Veterinari 9
Vreshtari dhe enologji 5
Edukim qytetar 4
Anglisht 11
Italisht 6
Cikėl i ulėt 11
Cikėl parashkollor 15
Fizkulturė 2
Gjermanisht 5
Biologji-kimi 10
Kimi e pėrgjithshme 2
Kimi ushqimore 2
Kimi industriale 2
Matematikė 10
Fizikė 11
Administrim-biznes 9
Financė 9
Turizėm 6

Degėt ku pranimi ėshtė i lirė

Degėt ku pranimi ėshtė i lirė

Universiteti i Tiranės
Frėngjisht
Italisht
Gjuhė sllave ballkanike
Gjermanisht
Gjuhė dhe letėrsi greke
Gjuhė turke
Histori-gjeografi
Edukim qytetar
Administrim publik
Matematikė
Fizikė
Kimi
Kimi teknologjike dhe ushqimore
Kimi Industriale
Matematikė-informatikė
Teknologji informacioni

Universiteti Politeknik i Tiranės

Mekanikė
Inxhinieria materiale
Tekstil
Inxhinieri matematike
Inxhinieri fizike
Inxhinieri gjeodezike
Inxhinieri ambienti
Inxhinieri nė shkencat e tokės
Gjeoinformatikė
Inxhinieri e gjeoburimeve

Universiteti Bujqėsor i Tiranės

Inxhinieri agrare nė hortikulturė dhe mbrojtje bimėsh
Inxhinieri agrare nė prodhim Bimor
Inxhinieri agrare nė zootekni dhe blegtori
Inxhinieri agromjedisi
Inxhinieri pėrpunim druri
Teknologji agroushqimore
Vreshtari dhe enologji
Akuakulturė dhe peshkim
Agronom agroushqimor

Universiteti i Gjirokastrės
Histori-gjeografi
Gjuhė dhe letėrsi greke
Matematikė
Informatikė
Administrim publik.

Universiteti i Shkodrės
Histori-gjeografi

Universiteti i Elbasanit
Edukim qytetar

Nė tė gjitha shkollat e larta dhe universitetet nė degėt frėngjisht, italisht, gjermanisht.
Nė tė gjitha shkollat e larta dhe universitetet nė degėt mėsues pėr ciklin e ulėt
mėsues pėr Ciklin Parashkollor.
Nė universitetet rajonalė nė degėt Administrim-biznes, ekonomiks, financė, turizėm, Marketing.
Nė universitetet rajonalė nė degėt matematikė-fizikė, biologji-kimi.

Universiteti i Vlorės
Teknologji informacioni
Inxhinieri detare
Navigacion

Nga: Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio