Studentet.info
Lajme : Rektorėt kėrkojnė godina tė reja dhe pedagogė
Kyqur 07-04-2006 8:53:40 (1384 Lexime)

Rektorėt: Pranimi pa kufizim, i papėrballueshėm

TIRANĖ, 7 PRILL- Ndėrsa shumė tė rinj gėzojnė lajmin e mirė tė liberalizimit tė 38 degėve tė universiteteve, rektorėt reagojnė kundėr vendimit tė dy ditėve mė parė tė Kėshillit tė Ministrave. E parė nė kėndvėshtrimin e tyre, pranimi pa kufizim, edhe vetėm pėr 38 degėt, ėshtė i papėrballueshėm. Rektori i Universitetit tė Tiranės, atij Politeknik dhe Bujqėsor kanė qenė nė njė mendje kur janė shprehur kundėr kėsaj forme pranimi, qė, sipas tyre, nuk ėshtė bėrė nė tė njėjtėn linjė me plotėsimin e kushteve dhe kapaciteteve tė vetė universiteteve. Velesin Peēuli, rektor i Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, ku do tė liberalizohen 5 degė, shprehet kundėr pranimit tė lirė, pasi pėr secilėn nga kėto degė ishin propozuar rreth 50 vende pranimesh. Kurse rektorėt e Universitetit tė Tiranės dhe Universitetit Politeknik tė Tiranės shprehin besimin e tyre se Ministria e Arsimit dhe Shkencės si dhe Kėshilli i Ministrave mund tė reflektojnė edhe njėherė pėr vendimet e marra.


Ata shprehen dyshues pėr vendimin e Kėshillit tė Ministrave se nė 38 degėt nuk do tė ketė asnjė kufizim. “Qeveria ka tė drejtė tė miratojė kuotat e pranimit, pasi kjo saktėsohet edhe nė ligjin e Arsimit tė Lartė, e ne duhet ta zbatojmė, por kjo do tė cenojė rėndė cilėsinė e mėsimdhėnies nė universitetet tona”, - thotė rektori i Bujqėsorit, Peēuli.
Universiteti i Tiranės
Krahasuar me Universitetin Politeknik dhe atė Bujqėsor, Universiteti i Tiranės do tė ketė njė numėr mė tė madh degėsh ku pranimi do tė jetė pa kufizim. Duke nisur qė nga gjuha frėnge, italiane, gjermane e duke pėrfunduar me kiminė industriale, tė rinjtė do tė kenė mundėsinė t’i ndjekin pa asnjė lloj pėrzgjedhje mes njėri-tjetrit. Por rektori i kėtij universiteti thotė se ende nuk ėshtė ftilluar situata. “Qeveria ka shfrytėzuar tė drejtėn e saj pėr tė miratuar kuotat qė ajo ka menduar”, - shprehet Shezai Rrokaj. Sipas tij, deri mė tani ka propozim kuotash pėr degėt ku pranimi do tė jetė i kufizuar, por qė ende nuk ėshtė plotėsisht i qartė se si do tė bėhet liberalizimi i 38 degėve. Rrokaj sqaron mė tej se pėr degėt, tė cilat mendohen tė liberalizohen, tradicionalisht nuk ka pasur kėrkesa tė mėdha tė tė rinjve pėr tė studiuar. “Nėse vijmė nė kapacitete tė mėdha, ne do tė negociojmė me qeverinė, sepse mė shumė se nga dėshira, liberalizimi varet nga mundėsitė”, - pėrfundon rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj. Pėr kėtė universitet janė propozuar, nga Senati, 4 300 kuota duke pėrfshirė kėtu tė gjitha degėt. Nėse liberalizimi ndodh nė kėtė formė, ai pranon se UT-sė i duhen sė paku dy godina tė reja dhe tė paktėn 600 pedagogė tė brendshėm. Sa pėr format, ai propozon edhe kredinė, mjaft qė kushtet tė plotėsohen.
Universiteti Politeknik i Tiranės
Degėt e Fakultetit tė Gjeologjisė, Inxhinieria Mekanike dhe Inxhinieria Tekstile do tė jenė degėt, qė, sipas vendimit tė dy ditėve mė parė, do tė liberalizohen nė Universitetin Politeknik tė Tiranės. Rektori i Universitetit Politeknik tė Tiranės, Pėrparim Hoxha, shprehet se e vetmja pikė pėr tė cilėn Kėshilli i Ministrave ka vendosur nė pėrputhje me propozimet e universiteteve, kanė qenė tarifat. Sa i pėrket kuotave, Hoxha thotė se nuk beson qė do tė ketė liberalizim pa kufij. “Kjo mund tė vendoset mė mirė pasi tė shihet raporti kėrkesė-ofertė”, - theksoi dje Hoxha. Ai e specifikon mė mirė situatėn kur thotė se nėse pėr njė degė nė Universitetin Politeknik janė pranuar 80 studentė, nuk mund tė pranohen 300. “Nėse Kėshilli i Ministrave ka kėtė vizion qė tė liberalizojė krejtėsisht kėto degė, natyrisht qė duhet tė marrė masa pėr tė siguruar mundėsitė”, -pėrfundon rektori i Universitetit Politeknik tė Tiranės, Pėrparim Hoxha.

Rrokaj
“Qeveria ka shfrytėzuar tė drejtėn e saj pėr tė miratuar kuotat qė ajo ka menduar. Nėse vijmė nė kapacitete tė mėdha ne do tė negociojmė me qeverinė, sepse mė shumė se nga dėshira, liberalizimi varet nga mundėsitė”.

Hoxha
“Kjo mund tė vendoset mė mirė pasi tė shihet raporti kėrkesė-ofertė. Nėse Kėshilli i Ministrave ka kėtė vizion qė tė liberalizojė krejtėsisht kėto degė, natyrisht qė duhet tė marrė masa pėr tė siguruar mundėsitė”.

Peēuli
“Qeveria ka tė drejtė tė miratojė kuotat e pranimit, pasi kjo saktėsohet edhe nė ligjin e Arsimit tė Lartė, e ne duhet ta zbatojmė, por kjo do tė cenojė rėndė cilėsinė e mėsimdhėnies nė universitetet tona”.

Universiteti Bujqėsor i Tiranės

Pranimi pa kufizim
Nė Universitetin e Tiranės
Gjuhė sllave-ballkanike
Frėngjisht
Italisht
Gjermanisht
Matematikė
Fizikė
Kimi
Kimi teknologjike dhe ushqimore
Kimi industriale

Nė Universitetin Politeknik
Fakulteti i Gjeologji-minierave
Mekanikė
Tekstil

Nė Universitetin Bujqėsor
Agronomi
Hortikulturė
Zootekni
Teknologji agroushqimore
Vreshtari dhe enologji
3 209
ėshtė numri i kuotave tė miratuara pėr Universitetin e Tiranės.
518
ėshtė numri i kuotave tė miratuara pėr Universitetin Politeknik tė Tiranės.
653
ėshtė numri i kuotave tė miratuara pėr Universitetin Bujqėsor tė Tiranės.

Nga: Valmora GOGO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio