Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 07-04-2006 12:22:20 (1449 Lexime)


UPSUP & UPSK grusht MASHT-it!


Besnik KRASNIQI


Lajmi se ėshtė arritur kualicion nė mes organizatave mė tė mėdha studentore, UPSUP-sė dhe UPSK-sė, tė cilat do ta bėjnė mazhorancėn nė Parlamentin Studentor tė Universitetit tė Prishtinės, ėshtė njė befasi pėr tė mirė pėr pjesėn mė tė madhe tė komunitetit studentor, por njėkohėsisht edhe njė dush i ftohtė pėr MAShT-in dhe Qeverinė nė tėrėsi.
E thash kėtė tė fundit meqė ka dėshtuar asociimi qė mund ta ketė bėrė Qeveria se pas zgjedhjeve studentore nė Senatin e UP-sė tė mund tė dėrgohen shtatė studentė senatorė lojal tė pushtetit, dhe me kėtė edhe votat e tyre tė shkojnė nė adresė tė kandidatit pėr rektor, i cili do tė vije nga klanet qeveritare.


Ėshtė e njohur pėr opinionin e gjerė se zgjedhjet e fundit tė strukturave drejtuese tė universitetit janė kontestuar nga Ministria e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė. Pėr tė justifikuar kontestimin MAShT-i pėrmendte shumė pretekse, nga tė cilėt edhe atė se nuk kishte njė pėrfaqėsim tė mirėfilltė studentorė nė Senat. Zyrtarėve tė ministrisė nuk ua mbushnin syrin senatorėt qė vinin nga radhėt e Unionit tė Pavarur tė Studentėve (tani UPSUP-sė dhe UPSK-sė), organizatė kjo qė pa dyshim prej themelimit tė saj ka pėrfaqėsuar denjėsisht studentėt, por ka ditur edhe t’i prijė proceseve shumė tė rėndėsishme nepėr tė cilat ka kaluar vendi.
Nė fakt, gjatė kohės qė MAShT-i kontestonte zgjedhjet nė Universitet, kjo organizatė pėsoi edhe krizėn mė tė madhe tė brendshme tė ndodhur ndonjėherė, pėrqarjen dhe fraksionimin e saj, me ērast nga njė Union u bėnė dy sosh. Pėrpjekjet e Qeverisė pėr tė pėrfituar nga situata dhe pėr t’i bėrė pėr vete njėrin apo tjetrin fraksion u panė hapur. Kjo, meqė u bė njė lojė e fėlliqur nga Ministria e Shėrbimeve Publike gjatė procedurės sė dhėnies sė licencės “krahut” i cili do tė gėzonte privilegjin pėr ta mbajtur emrin e organizatės UPSUP. Me siguri qė tė dyjave nuk do tu takonte i njejti emėr, por qudia ndodhi se kjo ministri herė i jepte licencėn njėrit “krah” e herė tjetrit, herė merrte njė vendim dhe herė revokonte atė. Bile, mediat thonin se ministresha ua paska kushtėzuar dhėnien e licencės atij fraksioni tė organizatės i cili do tė ishte i dėgjueshėm pėr ministrinė dhe gjatė procedurės sė votimit nė Senat, vota e studentėve senatorė tė dedikohej pėr kandidatin pėr rektor tė favorizuar nga Qeveria.
Tė kthehem tek kriza e Unionit tė dikurshėm. Zgjedhjet studentore tė tetė marsit ishin treguesi mė i mirė se asnjėri fraksion i kėsaj organizate nuk kishte pėrkrahjen absolute tė studentėve. Pra, ishte njė potez sa i gabueshėm aq edhe i dėmshėm, dhe i ndikuar nga individė tė cilėt mė sė paku mund tė kenė menduar nė atė kohė pėr imazhin e organizatės. Asnjėra palė nuk mund tė krenohet tani se ka bėrė veprim tė mirė.
Me rėndėsi ėshtė se, me gjithė pėrqarjet e mėparshme tė cilat quan nė ndarjen e Unionit tė Pavarur tė Studentėve (organizatė kjo historike e Universitetit tė Prishtinės), dy krijesat e dala nga ky Union po bėjnė veprime shumė tė matura.
Maturia e parė e treguar, qė pėr shumė kė dukej si paradoks, ngjau me rastin e ndėrhyrjes sė Qeverisė nė Universitet, pėrkatėsisht shkarkimit tė ish rektorit, Arsim Bajrami, kur tė dyja fraksionet u bėnė NJĖ nė protestėn studentore e cila kundėrshtonte ashpėr kėtė ndėrhyrje. E tėra ndodhi mu nė kohėn kur gazetat publikonin sharjet dhe fyrjet tė cilat shkėmbenin nė mes vete njėrėzit qė atėbotė drejtonin njėrin apo tjetrin “krah” tė Unionin.
Maturia e dytė ndodhė mė pak se njė vit pas tė parės, nė kohėn kur pritej se cili nga Unionet do t’i bėnte pėr vete organizatat e vogla pėr tė formuar mazhorancėn nė Parlament. Pra, dy “krahėt” e dikurshėm apo dy organizatat e tashme, u bėnė NJĖ edhe sot kur do tė konstituohet Parlamenti Studentor dhe kur do tė vendoset se kush do tė jenė shtatė senatorėt studentė tė cilėt pa dyshim se me votėn e tyre do tė mbėshtesin njė kandidat pėr rektor, i cili nuk do tė ishte emisar i ndonjė klani, por qė do tė kishte njė vizion tė qartė pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė universitet, integrimin sa mė tė shpejtė tė tij nė familjen e madhe tė universiteteve evropiane, dhe i cili do tė avanconte edhe reformėn e nisur, por edhe aspekte tė tjera.
Tani nuk mund tė stopohen maturitė e treguara tė liderėve tė kėtyre organizatave, tė cilėt dikur udhėheqnin njė Union bashkėrisht. Nė rrjedhojen e tyre duhet tė kenė njė bashkėpunim tė frytshėm dhe t’i identifikojnė problemet me tė cilat pėrballen studentėt dhe tė gjejnė alternativa pėr largimin e tyre. Nė saje tė kėtij bashkėpunimi, por edhe afėrsisė tė mėtejme, pse tė mos mund tė presim qė njė ditė tė dyja Unionet tė bėhen NJĖ, pėr ta vazhduar rrugėn e gjeneratave tė tėra qė arritėn t’ia japin imazhin atij Unioni i cili ekzistoi deri para pakė muajsh. Gjithēka qė ngjau nė kėtė organizatė gjatė njė viti le tė kujtohet vetėm si njė ėndėrr e keqe, tė cilėn sa mė parė do tė dėshironim ta harronim.
Koha e dėshmoi se delegimi i studentėve nė Senat ishte i drejtė, siē ishin tė drejta dhe legjitime edhe zgjedhjet qė vunė nė krye tė UP-sė Arsim Bajramin. Kėtė po e thotė rezultati i zgjedhjeve studentore, dhe koalicioni i sapo bėrė publik i kėtyre organizatave, i cili ėshtė njė grusht i fortė pėr Qeverinė, pėrkatėsisht MAShT-in. Me kėtė po tregohet se ēdo tendencė e kujtėdo qoftė, pėr ta vėnė nėn kontroll Universitetin, ėshtė hiq mė pak sė dėshtim.
Pra, nė Senat do tė delegohen studentė pikėrisht nga ai Unioni i moēėm, pėr tė cilin MAShT-i pretendonte se nuk e pėrfaqėsonte interesin e shumicės sė komunitetit studentor.
Tani mbetet tek Kėshilli Drejtues (nėse nuk do tė dalin shibla tė reja nga MAShT-i), qė t’i pėrshpejtojė punėt sepse mandati i ėshtė stėrzgjatur. Le t’ia kthejė sa mė shpejtė rektorin Universitetit, e ky i fundit imazhin e dikurshėm kėtij tempulli tė dijės.

(Autori ėshtė student i Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Departamentit tė Gazetarisė nė Universitetin e Prishtinės)


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio