Studentet.info
Lajme : U arrit marrėveshje pėr koalicionin nė Parlamentin Studentor
Kyqur 07-04-2006 12:23:21 (1701 Lexime)

Zyrtare: UPSUP & UPSK & PSUP qeverisin me studentėt e UP’sė

PRISHTINĖ, 07 PRILL- Njė lajm jozyrtar tė cilin e plasoi, para dy javėsh, tablloidi Studentet.Info rreth koalicionit tė mundshėm nė mes Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UPSUP) dhe Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Kosovės (UPSK), u konfirmua zyrtarisht sot. Para mediumeve kosovare, liderėt e kėtyre dy organizatave, por edhe tė Paqės Studentore tė Universitetit tė Prishtinės (PSUP), nėnshkruajtėn njė marrėveshje me anė tė sė cilės do tė bėjnė mazhorancėn nė Parlamentin Studentor, i cili pritet tė konstituohet me 10 prill.
Nė kėtė marrėveshje, parashihet qė kryetari i Parlamentit dhe nėnkryetarėt nga komisioni pėr ēėshtje materiale, komisioni pėr informim dhe revista e Parlamentit Studentor “Bota e Re”, tė jenė nė rrotacion tė kėtyre organizatave, dhe atė nė ēdo tetė muaj.


Organizatat nė fjalė nė zgjedhjet studentore tė tetė marsit kanė grumbulluar bashkarisht 12 mandate, nga 17 syresh qė ka PS. Me kėtė rast, 7 studentėt tė cilėt do tė delegohen nė Senatin e UP’sė do tu takojnė radhėve tė kėtyre organizatave. Gjithēka ėshtė ndarė nė mėnyrė proporcionale, dhe siē u bė e ditur, drejtimin e PS’sė do ta filloi Elbasan Hoti, lider i UPSUP’sė, pėr tė vazhduar pas tetė muajsh me Sejdi Hoxhėn e UPSK’sė dhe pėr tė pėrfunduar me Gėzim Qerimin e PSUP’sė.
Opozita parlamentare duket tė jetė e dobėt nė raport me ulėset e mazhorancės. Ajo ka vetėm 5 ulėse, dy tė Listės Studentore “Reforma”, dy tė Organizatės sė Re Studentore tė Universitetit ėt Prishtinės (ORSUP) dhe njė tė Unionit ėt Studentėve Shqiptarė (USSH). Me gjithė kėtė opozita duhet tė jetė mjaft aktive nė mėnyrė qė ky organ i ri i UP’sė tė jetė i krijuar ekskluzivisht pėr studentėt dhe tė jetė nė shėrbim tė tyre.

17 studentėt parlamentarė

UPSK: Sejdi Hoxha, Xhevdet Dėrguti, Sara Mjekiqi, Ferat Murati dhe Sinan Ramadani.
USSH: Petrit Nimani
UPSUP: Elbasan Hoti, Armend Rugova, Afrim Haxhimustafa, Fidan Selimi dhe Zymber Ukaj.
ORSUP: Skėnder Fetahu dhe Arben Geci.
PSUP: Gėzim Qerimi dhe Artan Spahiu.
LSR: Fatos Rushiti dhe Arben Rashkaj

Mga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio