Studentet.info
Lajme : Kjo ėshtė platforma pėr universitetin e ri
Kyqur 10-04-2006 5:35:07 (1672 Lexime)

Kukeli: Mund tė mbajmė deri nė 1 200 studentė

DURRĖS, 10 PRILL- Durrės - Me sa duket ka ardhur koha e ndryshimeve. Jo vetėm nė hapje shkollash apo universitetesh tė reja, por edhe nė koncepte. Fati duket se do tė jetė me studentėt e Universitetit tė Durrėsit “Aleksandėr Moisiu”. Agim Kukeli, rektori i emėruar mė 21 mars, ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me plot 8 vjet shkollim. Jo vetėm kaq. Kukeli ėshtė rikthyer nė Shqipėri edhe me njė “valixhe” idesh qė mezi pret t’i zbatojė. Universiteti i ri, nė Durrės, do tė jetė njė universitet “alla amerikan”, ku studentėt dhe pedagogėt do tė vlerėsojnė njėri-tjetrin, ku do tė krijohen lidhje me universitete tė tjera tė huaja e ku pedagogėt do tė pėrzgjidhen sipas procedurave tė universiteteve nė Amerikė.


Megjithatė, sistemi do tė jetė 3+2, ai i Kartės sė Bolonjės. Ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, Kukeli premton diferencimin nė mėnyrė kategorike tė pedagogėve dhe studentėve nga ryshfeti, nga mėnyra joefikase e vlerėsimit tė studentėve nė fund tė vitit, por njėkohėsisht edhe konkursin transparent tė pėrzgjedhjes sė pedagogėve mė tė mirė.
Z. Kukeli, cili ėshtė projekti juaj pėr universitetin qė tashmė do tė drejtoni?
Universiteti “Aleksandėr Moisiu” nė Durrės ėshtė ideuar si njė universitet i standardeve perėndimore. Kėtė e mbėshtesim me pėrvojėn qė sjellim nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe harmonizimin e kėsaj pėrvoje me atė mė tė mirėn qė kemi nė vendin tonė. Universiteti do tė pėrfshihet qė nė fazėn fillestare nė Kartėn e Bolonjės. Nė fakt, universitetin e pėrbėjnė dy elementė: stafi pedagogjik dhe studentėt. Stafi pedagogjik do tė jetė i pėrzgjedhur sipas standardeve. Jam totalisht i vendosur qė tė aplikoj standardet mė cilėsore, ato qė aplikohen nė universitetet perėndimore nė marrjen nė punė tė stafit pedagogjik. Unė sė bashku me Bordin Akademik qė do tė pėrbėhet nga tre dekanėt dhe zėvendėsrektori, nė bashkėpunim me grupin e punės sė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, do tė ndėrtojmė kritere pėr ēdo vend pune, tė cilat do tė jenė tė matshme dhe tė certifikueshme. Tė gjithė do tė kenė mundėsinė tė shohin njė proces transparent tė pėrzgjedhjes sė kėtij stafi.
Sa u pėrket studentėve, dihet qė ne i marrim tė gatshėm nga shkollat e mesme. Universiteti nuk prodhon thjesht studentė qė marrin njė diplomė, por ne ndiejmė njė pėrgjegjėsi pėr kėta studentė qė nė vitin e parė kanė njė ėndėrr. Ne do tė pėrpiqemi qė t’i transformojė dhe qė ata tė jenė sa mė afėr ėndrrės qė kanė. Studenti do tė jetė i respektuar dhe njėkohėsisht kėta do tė mbahen afėr nga pedagogėt. Ata, kur ėshtė nevoja, do tė trajtohen edhe nė mėnyrė individuale qė kur tė marrin njė detyrė, pas pėrfundimit tė shkollės tė jenė tė aftė. Madje edhe kur tė lėvizin nėpėr Evropė apo vende tė tjera, tė jenė dinjitozė.
Ēfarė kriteresh duhet tė plotėsojnė pedagogėt qė do tė pėrzgjidhni?
Ende nuk e kemi shpallur se cila do tė jetė koha e konkursit, por dokumentacioni qė do tė paraqitet ėshtė i pėrcaktuar. Kandidatėt duhet tė paraqesin kėrkesėn e aplikimit, diplomat e shkollave qė kanė mbaruar, certifikatat e gjuhėve tė huaja, artikujt shkencorė qė mund tė kenė botuar dhe tri letra rekomandimi. Kėto letra rekomandimi duhet tė jenė nga pedagogėt e tyre, udhėheqėsit e diplomave tė tyre apo punėdhėnėsit e mėparshėm. Pedagogėt do tė pėrzgjidhen nga Bordi Akademik. Dy kandidaturat e fundit pėr ēdo lėndė apo kurs, do tė japin leksionin e hapur. Me kėtė do tė kuptohet njė leksion ku do tė ftohen gazetarė, pedagogė, studentė etj. Numri i pedagogėve qė do tė pėrzgjidhen pėr kėtė vit akademik do tė jetė 20. Gjithēka do tė jetė gati qė studentėt tė nisin studimet nė tetor.
Sa do tė mund tė diferencohet stafi dhe studentėt nga ryshfetet, paaftėsia e pedagogėve apo notat e ulėta qė studentėt mund tė marrin kur pedagogėt kanė si “arsye” edhe pagesėn e ulėt qė marrin?
Pedagogėt do tė monitorohen dhe vlerėsimi i studentėve do tė jetė i ndryshėm nga ai qė realizohet nė universitetet shqiptare. Nuk do tė ketė vetėm njė provim pėrfundimtar, por studenti do tė vlerėsohet gjatė gjithė vitit me mėnyrė elektronike. Kontrata me pedagogun do tė jetė shumė specifike. Nėse pedagogu humbet besimin e studentėve apo ky pedagog pėrgojohet nga studentėt, kontrata do tė vihet nė pikėpyetje. Do tė ketė pyetėsorė se ēfarė mendojnė studentėt pėr pedagogun pas pėrfundimit tė ēdo lėnde. Kėto pyetėsorė do tė mblidhen dhe do t’i japin notėn pedagogut.
Sa i pėrket pagės sė pedagogut, duhet thėnė se ai ėshtė i vlerėsuar pėr vetė faktin qė ėshtė zgjedhur si pedagog. Ai ka njė detyrė fisnike. Por ne do tė synojmė tė marrim pedagogė tė cilėt janė shkolluar jashtė vendit. Pėr tė kthyerit jashtė shtetit ka njė program tė veēantė pėr kthimin e trurit. Kėta pedagogė do tė marrin njė pagė suplementare. Megjithatė, toleranca do tė jetė zero pėr pedagogėt qė pėrgojohen se nuk e bėjnė punėn e tyre mirė.
Ne do tė fillojmė edhe procesin e binjakėzimit, duke marrė pėrvojėn mė tė mirė tė mundshme. Unė kam qė tani lidhje me tre pedagogė qė duan tė vijnė nė ndihmė tė universitetit. Unė shpresoj qė t’i gjejmė mėnyrat pėr t’i sjellė kėta pedagogė tė huaj.
Cili ėshtė numri i studentėve qė mund tė pėrballoni, kur pranimi nė disa nga degėt tuaja ėshtė liberalizuar?
Ne do tė jemi tė kufizuar vetėm nga ambientet dhe stafi pedagogjik. Stafi mund tė pėrballojė deri nė 600 studentė, kurse godina mund tė mbajė deri nė 1 200 studentė. Kjo varet pastaj edhe nga kėrkesat e studentėve. Megjithatė, edhe ambienti qė kemi do tė jetė provizor, maksimumi do ta pėrdorim vetėm pėr dy vjet dhe do tė shohim mundėsinė e njė ambienti tjetėr. Edhe pėr degėt do tė shihet se si do tė ecėt, mė pas mund tė shtojmė degė tė tjera.

Fakulteti i Edukimit Kuota kryesore
Anglisht 80
Cikėl i ulėt i lirė
Kualifikime pasuniversitare
nė mėsuesi dhe menaxhim arsimi i lirė
Fakulteti i Ekonomisė dhe Administrimit
Shkenca tė administrimit 80
Menaxhim-turizėm 80
Shkolla e Lartė Jouniversitare 160


400
ėshtė numri i kuotave tė kufizuara pėr degėt nė Universitetin e Durrėsit “Aleksandėr Moisiu”

600
ėshtė numri i tė regjistruarve, dy ditė mė parė, pėr tė studiuar nė universitetin “Aleksandėr Moisiu”

50
milionė lekė tė reja ėshtė fondi i vėnė nė dispozicion tė universitetit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės

Nga:Valmora GOGO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio