Studentet.info
Lajme : Universiteti i Prishtinės mė i qeti nė rajon
Kyqur 11-04-2006 11:22:38 (1519 Lexime)


POLICIA LAVDĖRON STUDENTĖT

Prishtinė, 11 PRILL- Studentėt e Universitetit tė Prishtinės llogariten mė paqėsorėt nė rajon dhe Evropė. UP-ja nuk ka nevojė pėr sigurimin e objekteve tė saj nga pjesėtarėt e policisė, sikundėr institucionet e tjera simotra jashtė Kosovės.
Gjatė viteve tė fundit nė kėtė universitet nuk ėshtė shėnuar asnjė vrasje, therje me thikė apo rrahje mes studentėve. Feim Maliqaj, shef i informacionit nė Unionin e Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UPSUP), thotė se nuk ka marrė ndonjėherė ankesa nga dekanatetet e fakulteteve pėr arrogancė apo sjellje kriminale ndėrstudentore.
“Nė UP-sė, si duket, reflektojnė gjenet e civilizimit tonė tė hershėm dhe as qė bėhet fjalė pėr sjellje kriminale nga ana e studentėve. Nuk besoj se nė UP-sė dikush ka nevojė tė sigurohet”.


Studentėt e Universitetit tė Prishtinės (UP) shquhen pėr sjellje korrekte dhe respektim tė rregullave, edhe pse nuk kanė ide nėse bartin gjene nga ilirėt.
Pėrfaqėsuesve tė UP-sė, Qendrės Studentore (QS) dhe Shėrbimit Policor tė Kosovės (ShPK), nuk u kujtohet ndonjė rast i dhunshėm nė tė cilin kanė qenė tė pėrfshirė studentėt.
Nė sytė e ShPK-sė, kompleksi universitar dhe i QS-ve ėshtė pjesa mė e qetė e kryeqytetit. Bazuar nė vizitat e bėra universiteteve evropiane dhe atyre nė rajon, profesorėt universitarė thonė se UP-ja ėshtė i vetmi institucion i lartė arsimor qė nuk ruhet nga forcat e policisė.
Dekani i Fakultetit Filozofik tė UP-sė dhe anėtari i senatit, Selim Daci, thotė se ka qenė e pamundur qė tė hysh nė ndonjė universitet jashtė Kosovės e tė mos takosh nė hyrje persona tė autorizuar pėr mbikėqyrjen e sigurisė. Sipas tij, UP-ja ėshtė i vetmi universitet qė nuk ka nė hyrje tė fakulteteve pjesėtarė tė ShPK-sė. Ai thotė se kjo dėshmon pėr sjellje shumė korrekte tė studentėve nė Kosovė.
Ndėrsa Refik Halili, shef i zyrės pėr informim nė QS-ve, thotė se nė pėrgjithėsi studentėt banues nė kėtė qendėr kanė sjellje shembullore.
“Ata kalojnė mirė jo vetėm mes veti, por edhe me stafin e QS-ve. Nuk ėshtė shėnuar deri mė tash ndonjė rast i dhunshėm”.
Ai thotė se kėtė e dėshmojnė edhe rregullat qė nxirren nga udhėheqėsia e QS-ve, pėr mbarėvajtjen e gjendjes dhe qė respektohen pikė pėr pikė nga studentėt. Sipas tij, vetėm nė qershorin e kaluar ėshtė kėrkuar ndėrhyrja e policisė, pėr shkak tė demolimit tė njė dhome. Mirėpo, qė nga ajo datė asnjėherė nuk ka pasur nevojė pėr policinė.
Sipas Feim Maliqajt, incidenti qė ndodhi me profesor Agim Pacėn, i cili u rrah brutalisht nė lokalet e Fakultetit Jurdik muaj mė parė, nuk mund t’u mėvishet studentėve.
“Ishte rast i paprecedent pėr UP-sė, por pėrderisa nuk dihen motivet dhe aktorėt e kėtij rasti me emėr e mbiemėr, nuk mund tė thuhet se kryesit e kėsaj vepre kanė qenė ose jo studentė”.
Kjo pėr studentėt ka mbetur ende enigmė.
Zyrtarja pėr informim nė ShPK-sė, Violetė Elezaj, thotė se policia ėshtė e gatshme tė intervenojė sa herė qė kėrkohet nė kompleksin universitar dhe nė Qendrėn e Studentėve. Mirėpo, sipas saj, nė kėto institucione nuk paraqiten raste tė dhunshme ose ndodh tė ketė shumė rrallė.
“Ėshtė pjesė e qetė. Policia patrullon sikurse nė pjesė tė tjera tė kryeqytetit, por raste pėr intervenim nuk ka”.
Por zyrtarja e policisė thotė se puna me shkollat e mesme qėndron ndryshe.
”Pėr shkak tė prezencės sė huliganėve qė sillen pėrreth shkollave, me qėllim qė tė takojnė vajza, kėrkohet ndihma e policisė, ndėrsa nė nivelin universitar, ndoshta pėr shkak tė vetėdijes mė tė ngritur, nuk ka nevojė pėr ndihmėn e ShPK-sė”./ Marrė nga gazeta “LAJM”




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio