Studentet.info
Lajme : Ilir Hysa pedagogu shqiptar ne Nju Jork
Kyqur 13-04-2006 3:08:44 (3707 Lexime)


Pedagogu Shqiptar ne Nju Jork.

Nju Jork, 13, PRILL- Femija qe lindi ne Belsh te Elbasanit ne vitin 1972, qe nuk e pa kurre buzeqeshjen e embel femijerore t'i buzeqeshte ne buzet e tija te njoma, femija qe degjonte nga prinderit e tij fjalet "Kulak", "Familje e deklasuar", por qe nuk mund te arrinte te kuptonte qe pas atyre fjaleve fshihej nje "kuceder" e pameshirshme, "Lufta e Klasave". Jo kucedra e perrallave me dy, me kater koka, por nje kuceder me e tmerrshme, kucedra komuniste.
Ilir Hysa rrjedh nga nje familje e madhe patriotike dhe aresimdashes nga Belshi i Elbasanit. Natyra, sikur e ka "tepruar' pak me ate vend, Dumrene, ku Belshi eshte qendra e saj, duke i dhene bukurite e saja te rralla. Vete pllaja e Dumrese me liqenet e saja karstike dhe fshatrat e bukur turistike qe ngjajne si nje kurore e arte, i afron te gjitha mundesite te jete nje vend turistik per vendasit dhe te huajt. Fati e solli qe edhe ky vend i bukur mahnites te denohej nga ajo kuceder komuniste, sepse jo vetem qe nuk u shfrytezuan bukurite e saja, por u kthye ne nje vend te tmershem, qender internimi per njerezit kundershtare te regjimit komunist.


Mes atyre njerezve te urte dhe patriote jetonte edhe fisi i nderuar Hysa. Natyra atij fisi te nderuar i ka dhene etjen dhe deshiren per te studiuar. Por fati i kesaj familje eshte se ata jetuan ne kohen e asaj kucedre, qe e mallkuara, Lufta e Klasave, biografia, si shume familje te tjera inteligjente shqiptare nuk do te shpetonte pa prekur edhe familjen Hysa.
Ne vitin 1994 ne vitet e Demokracise Ilir Hysa ne moshen e tij 22 vjecare diplomohet ne degen e Fizikes dhe emerohet mesues fizike ne shkollen 8 vjecare ne vendlindjen e tij ne Belsh. Drejtoria Aresimiore e Elbasanit duke pare diplomen e tij universitare me rezultate te shkelqyera si dhe punen e tij si mesues ne ate shkolle, nje vit me vone e emerojne drejtor ne gjimnazin e Belshit.
Emerimi i tij drejtor gjimnazi kishte te vecanten e vete, sepse Iliri drejtonte nje institucion, qe kishte si trup pedagogjik ish mesuesit e tij te gjimnazit.
Ne vitin 2000 fillon studimet ne Hunter College, Nju Jork per plotesimin e kritereve qe me vone do ta lejonin te pranohej si student ne Programin MA (Master of Art) ne Ekonomi.
Titullin MA e merr ne vitin 2003, duke mbrojtur temen: "Emigracioni, Papunesia dhe rritja ekonomike e ish vendeve komuniste, 1989-2001".
Ne vitin 2004 Ilir Hysa fillon studimet per titullin "Doktor Filozofie ne Shkencat e Ekonomise". Si gjithmone i suksesshem dhe i shkelqyer. Per potencial premtues ne permbushjen e detyrimeve te programit fiton te drejten e titullit "Graduate Teaching Fellow" (GTF), duke mos u shkeputur dhe larguar nga "shtepia" e tij Hunter College.

Gjate kohes se punes se tij si lektor dhe tani si GTF ka dhene leksione ne keto lende: Bazat e Mikroekonomise, Bazat e Makroekonomise, Paraja, Bankat dhe Tregeti Financiare, Teknikat e Analizes ekonomike, Mikroekonomi e ndermjetme, Makroekonomi e ndermjetme, Analiza Statistikore e te dhenave dhe Tregeti Nderkombetare.
Ndersa tani ne studimet e tij bashkeatdhetari yne i nderuar Ilir Hysa po specializohet ne keto drejtime:
Tregeti dhe Finance Nderkombetare dhe Ekonomi e Burimeve Njerezore (Ekonomia e tregjeve te Punes dhe Shendetit)
Gjithashtu pervec impenjimeve te shumta qe ka Ilir Hysa, qe nga viti 2004 punon edhe pedagog ne Globe Institute of Technology ku ndjekin studimet shume studente shqiptare.
Kur e pyet Ilirin per te ardhmen ai te thote: "Shume projekte te mijat per te ardhmen lidhen me problemet e kaluara, te tanishme dhe te ardheshme te ekonomise shqiptare. Disa te tjera lidhen me efektet e zgjerimit te Bashkimit Evropian. Disa nga keto projekte do te doja t'i realizoja ne kuadrin e Bankes Boterore ose Fondi Monetar Nderkombetar". Ai eshte shume optimist per mundesite qe ka Shqiperia dhe Kombi Shqiptar ne pergjithesi.

Ndryshe nga c'e mendoja, Iliri eshte nje djale per se mbari, si i themi ne shqipatret. Edukata dhe kultura e tij e larte bashkohen me modestine e tij qe te ben per vete dhe te afron ne bisede. Me nje buzeqeshje, lektor Iliri u befasua ndaj kerkeses sime, bashkebisedim per gazeten. Ne fillim e refuzoi kerkesen time, por me vone u "bind".



Intervista me pedagogun Ilir Hysa


#1 Pedagog Iliri! Ju keni nje emer te mire ne koleget e tu mesimdhenes dhe ne studentet e Hunter College. Mund te na thoni ju lutem, kush eshte Ilir Hysa?

- Vendlindja ime eshte vendi qe rilindasi yne i shquar Sami Frasheri propozoi dikur te ishte kryeqytet i Shqiperise. Pra, vendlindja ime eshte Belshi, qendra e Dumrese, pllajes me liqenet e mrekullueshem karstike, nje krahine qe jo vetem u la ne harrese gjate diktatures komuniste persa i perket zhvillimit, por me keq ende u shnderrua ne qender internimesh te kundershtareve te regjimit.
Une u linda ne vitin 1972 dhe u rrita ne nje familje ne te cilen si ne shume familje te tjera shqiptare lufta e klasave krijoi plage te renda shoqerore. Une dhe femijet e tjere te familjes sone (mes shume pikepyetjeve te tjera) e kishim te veshtire te kuptonim pse femijeve te tjere, (nxenes te dalluar ne në mesime), u jepeshin pako me lodra per Vitin e Ri ose e drejta per te pushuar gjate stines se veres ne kampe pushimesh ndersa neve jo. E gjithe kjo sepse ne ishim niperit e mbesat e dikujt qe kishte ideale ndryshe nga ato komuniste.
Ne nje klime te tille politike dhe mes shume veshtiresish qe lidheshin me te, prinderit e mi sakrifikuan shume dhe me edukuan me dashurine per librat dhe shkollen, dashuri e cila mbush ditet e mia edhe sot. Atyre u jam mirenjohes gjithe jeten.
Ata dhe une e dinim se duke patur parasysh te kaluaren e familjes sone, une ashtu si motra dhe vellai me pare, nuk do te mund te vazhdoja studimiet e larta. Megjithate ata kurre nuk hoqen dore nga shpresa per dite me te mira.
Koha kur une perfundova gjimnazin ne vitin 1990 ishte viti i shumepritur. Era e reformave ne Europen lindore i kishte dhene fund nje epoke te erret ne historine e njerezimit. Une fitova te drejten te ndiqja studimet e larta. Kjo ishte nje fitore e madhe per mua dhe familjen time (edhe pse dega e studimit nuk ishte zgjedhja ime). Te them te drejten as vete nuk e dija se cila ishte dega qe doja te studioja me shume. Femijeria jone ishte nje femijeri e veshtire, nje femijeri pa endrra. Eshte e tmerrshme t’a mendosh!

- #2 Fillimet e viteve te tua studentore ne Tirane ne vitin 1990 perkojne me nje ngjarje te rendesishme historike, shembja e nje bote te vjeter komuniste dhe fillimi i nje epoke te re, Pluralizmi Shqiptar. Mund te thoni dicka rreth jetes suaj studentore te atyre viteve te para pluraliste?

- Fillimet e viteve ‘90 kane hyre ne historine e Shqiperise si ngjarje te shenuara dhe qe nuk perseriten shpesh ne historine e nje kombi. Ngjarje te tilla si hapja e ambasadave ne Tirane me 2 Korrik 1990 kishin krijuar terrenin per ate qe ndodhi ne Dhjetor te 1990. Nga ato dite kam shume kujtime. Po kujtoj disa prej tyre. Pak dite para se te bojkotonim mesimin dhe t’i bashkoheshim protestave ne sheshin kryesor te Qytetit Studenti (sot sheshi “Demokracia”) dhe pastaj shesheve e rrugeve te tjera te Tiranes, mbaj mend se si kursi yne i Fizikes se vitit te pare u largua ne menyre demonstrative nga mesimi i Historise se Partise qe ishte njera nga lendet e formimit te pergjithshem per degen e Fizikes. Profesoresha e Historise se Partise sa nuk u cmend kur na pa te largoheshim nga auditori.
Netet qe mbeteshim pa ndricim (te mos flasim per ngrohje) ishin te shumta. Kushtet e tjera te konvikteve ishin te mjerueshme. Kjo pakenaqesi e studenteve sherbeu si shkendije per te ndezur zjarrin e ngrohte te idealeve demokratike te atyre diteve te ftohta dimri. Nga godinat e Qytetit Studenti bucisnin lajmet e Zerit te Amerikes qe kishte qene “Molle e ndalueme” per aq shume kohe.
Mbaj mend qe cdo mengjez ne Qytetin Studenti pritnim radhet e gjata per te blere gazeten e pare opozitare “Rilindja Demokratike” me tirazh jo shume te madh dhe qe shitej per pese minuta. Kishim pritur gjithe jeten ne rradhet e bukes, qumeshtit, mishit (te cilit kishim frike t’i permendnim edhe emrin), ndersa tani pritnim ne rradhe qe te lexonim fjalet qe na sheronin shpirtin.
Ditet e protestave per heqjen e emrit te diktatorit nga Universiteti i Tiranes shenuan nje kulm te ri. Pas rrezimit te bustit te Enver Hoxhes ne 20 shkurt 1991 studentet u shperndane neper rrethe sepse studimet tona u kthyen me korrespondence.
Sic e thashe me lart, kjo periudhe eshte shume e rendesishme dhe eshte e mbushur plot kujtime qe ndoshta do t’i hedh ne leter me vone.

- #3 Ne vitin 1996 ju erdhet per here te pare ne SH.B.A. Si kane qene kontaktet e tua te para dhe emocionet, sigurisht.

- Po. Në vitin 1996 një grup i përbërë nga drejtues të arsimit ne Elbasan, drejtues të pushtetit local ne zonen e Dumrese, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, dhe përfaqësues të Fondacionit Soros në mes të cilit isha edhe unë, vizitoi qytetin Fort Wayne në shtetin e Indianës. Une ne kete kohe punoja si drejtor i shkolles se Mesme te Pergjithshme “Ndricim Shehu” Belsh, Elbasan.
Gjatë kësaj kohe shkolla qe une drejtoja u bë shkollë pilot e Fondacionit të Shoqërise së Hapur (Open Society Foundation) e financuar nga George Soros. Kjo ndërmarrje njihej si Projekti për Zhvillimin e Arsimit në Shqipëri (Albanian Education Development Project (AEDP)).
Puna ne pranine e Fondacionit Soros ne pergjithesi dhe vizita ne Indiana ne vecanti kane qënë nga experiencat më të bukura të punës time në Shqipëri. Ky grup prej 20 vetesh ishte i ndare ne dy nengrupe pune. Nje nengrup kishte si detyre marrjen e experiences Amerikane per Edukaten qytetare ne shkolla. Sic dihet systemi yne ka qene tejet i politizuar dhe kerkonte ndryshime. Nengrupi i dyte, qe ishte ai i Marrdhenieve me Komunitetin, ishte i fokusuar në ndërtimin e marrdhënieve me komunitetin sipas përvojës Amerikane për t’a përfshirë atë (komunitetin) në problemet e shkollës, dhe në të njejtën kohë në hartimin e planeve të mirëmbajtjes për shkollat e rikonstruktuara me ndihmën e Fondacionit Soros.
Gjate diteve te vizites patem kontakte intensive me drejtues te arsimit, komunitetit dhe biznesit ne Fort Wayne. Ne u nderuam me pritjen e ngrohte te kryetarit te bashkise, te superintendentit te shkollave, te drejtuesve te disa kompanive te njohura. Une pata nderin te marr pjese dhe perfaqesoj delegacionin tone ne nje emision ne nje nga radiot lokale ku parashtrova pikat kryesore te projektit tone.
Pas kthimit në Shqipëri optimizmi me te cilin projekti po perjetohej u venit nga situata e krijuar nga pasojat e firmave piramidale. Afro nje vit me vone (si shume te tjere qe u larguan nga Shqiperia) erdha perseri ne Amerike por kete here me plane krejt ndryshe.

- #4 Dihet se NY ka shume shkolla per te studiuar. Pse zgjodhet pikerisht Hunter College per te vazhduar studimet?

- Fillimisht, dua te them se m’u deshen pothuajse tre vjet qe te ndjehesha i gatshem te filloja studimet ketu ne New York. Kuptohet, kjo kohe pritjeje nuk kishte te bente me deshiren time per te studiuar por me mundesite qe kisha per te bere ato gjera qe doja te beja. Fillimisht kam punuar ne nje piceri dhe me vone punova si kamarier por ngado qe shkoja mendjen e kisha tek dita kur do te filloja shkollen.
Nje nga mesimet me te vyera qe kam mesuar gjate kesaj kohe ka qene vleresimi i informacionit. Shume njerezve qe kam takuar gjate 2-3 viteve te para ne New York dhe me kane ndihmuar me informacion ne lidhje me jeten ketu ne pergjithesi dhe sistemin arsimor ne vecanti, une u jam borxhli.
Tani, pse vendosa te studioj ne Hunter College?
Ky vendim ishte kombinim i disa faktoreve. Se pari, ne ate kohe une njihja disa studentë dhe ish-studentë te ketij kolegji qe me flitnin me superlativa per kolegjin dhe ndjehem mire qe nuk u zhgenjeva.
Se dyti, ne ate kohe punoja jo shume larg nga Hunter College. Pra, arsyeja tjeter ishte pozicioni i volitshem gjeografik. Se treti, shpenzimet monetare per kolegje publike (shteterore) jane pergjithesisht me te uleta se sa kolegjet private.
Në pranveren e vitit 2000 fillova studimet në Hunter College për plotësimin e kritereve që më vonë do të më lejonin të pranohesha si student në Programin MA (Master of Arts) në Ekonomi. Titullin MA e mora në pranveren e vitit 2003.

- #5 Si e perjetuat castin kur Departamenti i Ekonomise i shkolles ku ju studionit ju kerkoi qe ju te punoni si lektor i jashtem, ne nje kohe qe ju ishit edhe student aty?

- Ende pa përfunduar studimet per titullin Master of Arts, me kërkesën e Departamentit të Ekonomisë (ne Janar 2003) fillova të punoj ne Hunter College si lektor i jashtëm. Edhe ky moment ka qenë shumë i veçantë sepse është e vështirë t’a pëshkruash atë ndjenjë që provoja kur dilja nga një auditor si student dhe hyja në auditorin tjetër si instruktor.

- #6 Ju ne shqiperi jeni diplomuar ne shkencen e Fizikes. Ketu ne NY jeni diplomuar per Ekonomi dhe po vazhdoni studimet e doktoratures po per Ekonomi. Si j'u lindi ky pasion te kalonit nga Fizika ne Ekonomi?

- Ne kohen kur isha student i Fizikes disa here pata menduar te studioja Ekonomi si degen e dyte por si pasoje e veshtiresive ne vitet e para te tranzicionit nuk munda t’a beja realitet atehere. Shkenca e Ekonomise kerkon perdorimin e nje aparati matematik intensiv (sidomos kur behet fjale per nivelet e larta te sudimit ne kete fushe) te cilen une e kisha mesuar si student i Fizikes. Vazhdimi i studimeve ne Fizike (nese do te vazhdoja me Fiziken), per nga vete natyra e lendes, do te kishte karakter aplikativ, dhe shume nga keto shprehi qe nuk n’a i kishte ngulitur si duhet shkolla jone do te beheshin pengese per ecuri normale ne studimet e mia. Universitetet tona bejne nje pune te shkelqyer nga pikepamja teorike por bejne shume pak per dhenien e shprehive praktike. Kjo historikisht eshte argumentuar me mungesen e bazes se nevojshme materiale ne Universitete, kryesisht laboratoreve te varfer.

- #7 Vazhdoni te keni kontakte me anetaret e grupit te vitit 1996 me te cilet ju erdhet per here te pare ne SH.B.A. ne shtetin e Indianes?

- Projekti i arsimit ne Shqiperi sic e thashe me lart (ashtu si edhe shume aktivitete te tjera) mbeti ne hije si pasoje e ngjarjeve te ’97. Disa anetare te projektit u larguan nga projekti madje edhe nga Shqiperia. Nder ata qe e kane vazhduar punen madje edhe me projekte te reja eshte zoti David Avdul, Profesor dhe Drejtori i Departamentit te Edukimit ne Pace University ketu ne New York. Une kam kontaktuar me zotin Avdul gjate kohes ketu por nuk mund te them se kontaktet tona kane qene te rregullta. Takime te rastit kam patur edhe me ish-anetare te tjere te projektit por keto kontakte nuk kane patur te bejne me projektin dhe jane vetem kontakte shoqerore.

- #8 Ju keni projekte shume te rendesishme per te ardhmen. Si mendoni per keto projekte per kushtet e sotme ne te cilen ndodhet Shqiperia, meqenese jemi edhe pretendente te familjes BE?

- Tani objektivi im i pare eshte te perfundoj me sukses studimet per titullin Doktor Filozofie ne Economi te cilat jam duke i ndjekur ne Graduate School and University Center of the City University of New York.
Une u largova nga Shqiperia pothuajse tre vjet pasi
mbarova studimet ne degen e Fizikes dhe nuk arrita te kontribuoj aq sa do te deshiroja ne vendim ku u rrita dhe u edukova. Kjo me ben te ndjehem debitor kundrejt familjes,njerezve te mi dhe vendit tim.
Shumë projekte të miat për të ardhmen lidhen me problemet e kaluara, të tanishme , dhe të ardhme të ekonomisë shqiptare. Disa të tjera lidhem me efektet e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ne Shqiperi ka shume ekonomiste te zote qe po punojne intensivisht me projekte shume ambicioze Une do te doja t’i bashkohesha atyre dhe nese do te ishte e mundur te benim shume nga ato pune qe sot n’a i bejne te huajt. Kam parasysh faktin qe shumica e projekteve ne ekonomi iniciohet nga pikepamja e ekspertizes në kuadrin e organizmave si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ose Kombet e Bashkuara. Eshte e vertete qe shume projekte jane financuar nga keto institucione, por ne fund te gjitha do t’i paguajne taksapaguesit shqiptare.
Pervec fenomeneve me natyre te mirefillte politike ose thjeshte abusive, ne Shqiperi dhe shume vende ne tranzicion ka probleme te keqperceptimit te prioriteteve. Dhe ajo qe eshte me e keqja eshte se gabimet ne zgjedhjen e prioriteteve nuk konsiderohen me shume rrezik. Pa dashur t’i komentoj problemet politikisht dua te them se si ekonomist mendoj se qeveritaret e cdo ngjyrimi politik duhet te shikojne si urgjente pervec ceshtjeve te tjera afat-shkurtra ceshtjen e zbutjes se papunesise dhe frenimit te emigracionit te vazhdueshem duke zgjidhur krizen e besimit qe ka mberthyer vendin pothuajse gjate gjithe periudhes se tranzicionit. Nje ceshtje e mprehte e karakterit jetik eshte ceshtja e ndotjes se mjedisit qe po merr dhe do te marre jeten e shume shqiptareve ne vitet qe vijne. Te hezitosh dhe te kursesh ca para sot do te thote te shpenzosh disa here me shume me vone po per te njejtin problem.
Gjithashtu, brezat e rinj qe edukohen ne Shqiperi dhe jashte saj perbejne kapitalin njerezor dhe te ardhmen e vendit dhe eshte mire te ingranohen ne fushat ku ata jane eksperte dhe jo te pritet deri ne pragun e fushatave elektorale per t’i terhequr ata afer per te fituar kapital politik. Disa nga studimet e mia do te perqendrohen ne perdorimin efikas te burimeve njerezore dhe dhenien e rekomandimeve (nese do te egzistoje deshira per te degjuar nga ata qe hartojne politikat ekonomike) per t’a cuar vendin drejt nje rritjeje me te larte ekonomike, rritje e cila siguron standarte me te mira te jeteses dhe mbylljen e shume plageve shoqerore ndermjet te cilave edhe problemi i emigrimit.

- #9 Mund te jepni nje mesazh per shqiptaret ne pergjithesi si dhe per ata qe jetojne ne SH.B.A.?

- Hezitimi im per te dhene nje interviste lidhet me faktin qe shpesh shume artikuj ne organet e shtypit shkruhen per te mbushur faqet e gazetave dhe nuk doja qe dikush te lexoje ato qe them une dhe te mendoje te njejten gje. Hezitimi me thellohej kur mendoja se ka shume shqiptare te suksesshem ne boten akademike, te artit dhe te biznesit qe kane c’te thone per veten e tyre. Vetem pak nga ata i shikon ne faqe gazetash. Me modestine e tyre ata na zbardhin faqen kudo ne bote dhe nuk kerkojne nga ne asgje.
Ajo qe me beri perfundimisht te pranoj te shikoj veten ne faqe gazetash nuk eshte ego e semure por deshira qe ne shembullin e atyre qe kane shijuar suksesin te mesojne edhe ata qe kane ambicje dhe deshire.
Dhe meqe jemi ne kete pike, dua te perfitoj nga rasti te permend faktin se gjate punes me studente shqiptare te moshave nga me te ndryshmet kam qene i privilegjuar te jem profesori i disa njerezve shume te vecante, fisnike, te zgjuar dhe te palodhur. Ata mposhtin cdo dite lodhjen dhe mundimin, sfidojne vitet qe mbajne mbi supe, dhe triumfojne mbi kokecarjet qe krijon integrimi ne shoqerine Amerikane.

Pedagog Hysa, ju faleminderit shume per kete interviste qe na dhate. Ishte shume interesante, jo vetem keto gjera qe mesuam, por edhe njohje me Ju.
Ju uroj suksese ne punen dhe projektet e tua per te ardhmen, per te miren e Kombit dhe te Atdheut tone.
Besoj se urimit tim i bashkohet edhe urimi i gjitha bashkeatdhetareve tane kudo ndodhen kur tre lexojne keto rreshta.
Ju faleminderit.
Ky eshte pedagogu shqiptar ne Nju Jork, truri elektronik sic e quajne shume studente dhe kolege te tij ne Hunter College zotin Ilir Hysa. Ky eshte Ai, Nderi i Kombit sot, ai "kulaku" qe ishte lindur dhe rritur nga nje familje dhe fis te deklasuarish, armiq te kucedres se kuqe komuniste. Ky eshte truri i kombit tone qe shteti shqiptar duhet te ktheje syte edhe nga bijte e tij kudo jane, ne Diasporen Shqiptare.
Ky eshte qytetari Belshiot qe ka thithur ajrin e paster te kodrinave te Dumrese, duke e nderuar Dumrene e tij dhe tonen bashke ne mes te Nju Jorkut, duke na nderuar ne te gjitheve bashkeatdhetaret e tij shqiptare.

Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - N USHT u mbajt Akademi prkujtimore kushtuar dshmorve dhe martirve t kombit
23-04-2013 10:24:28 - T diplomuar bredhin rrugve
11-02-2013 2:53:44 - Ndrroi jet ish rektori I USHT-s Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dyt filloi n objektin e ri universitar n USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundrligjshm 16 kandidat n doktoratur
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-s
05-01-2013 8:43:43 - Studentt, mrgimtart e 'toks s premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit t par
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentve
10-12-2012 7:56:37 - Prurohet konservimi i fasads s jashtme t Xhamis s Larme

2004-2017 Studentet.info | Kopjimi sht i lejuar nse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio