Studentet.info
Lajme : Rifillojnė ferkimet nė mes MASHT’it dhe UP’sė
Kyqur 18-04-2006 15:46:40 (1471 Lexime)


Zgjedhjet problematike

Prishtinė, 18 prill- Zgjedhje tė reja nė Universitetin e Prishtinės, nė nivel tė fakulteteve, janė tė panevojshme dhe si tė tilla janė tė papranueshme pėr anėtarėt e Kėshillit Drejtues tė Universitetit tė Prishtinės. Kėshtu mendon Jahi Hoxha, ushtrues detyre i rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, i cili nė njė bisedė pėr Express pohon se mandati i zyrtarėve tė lartė tė ngarkuar nuk e toleron qė ata tė organizojnė zgjedhje tė pėrgjithshme nė Universitetin e Prishtinės.
“Sipas udhėzimit administrativ tė nxjerrė nga qeveria, zyrtarėt e lartė janė tė autorizuar tė udhėheqin universitetin deri nė zgjedhjen e rektorit, qė nėnkupton organizimin e zgjedhjeve pėr Parlamentin studentor, kompletimin e Senatit tė Universitetit tė Prishtinės, shpalljen e konkursit pėr rektor dhe zgjedhjen e rektorit.


Nė udhėzimin administrativ thuhet: Pranohen zgjedhjet deri mė datėn 1 dhjetor 2004, pra i pranon Ministria e Arsimit dhe qeveria e Kosovės”, thotė Hoxha. Ai shton se udhėzimi administrativ i qeverisė sė Kosovės, me tė cilin ėshtė shkarkuar ish rektori i kontestuar i UP-sė Arsim Bajrami, ka paraparė zgjedhje vetėm pėr rektor dhe prorektor, dhe jo zgjedhje tė tėrėsishme nė Universitetin e Prishtinės, ndėrsa thekson se rekomandimet e grupit tė ekspertėve janė vetėm rekomandime e jo diēka qė domosdo duhet tė aplikohen.
“Unė ua kam bėrė me dije se nuk mund t’i pranoj kėto rekomandime sepse nuk kam mandat pėr kėtė”, tregon Jahi Hoxha pėr fjalėt e para qė u ka thėnė anėtarėve tė Grupit tė Ekspertėve, me tė kuptuar se vėrtet ata parashikojnė zgjedhje tė pėrgjithshme nė UP.
Kryetari i Kėshillit Drejtues tė Universitetit tė Prishtinės, Jahi Hoxha, pyet se si ka mundėsi qė drejtuesit e Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė muaj mė parė tė pranonin zgjedhjet nė fakultetet e UP-sė dhe t’i konsideronin si tė ligjshme, e tash tė deklarojnė se aty ka pas shkelje tė rregullave zgjedhore.
Profesor Hoxha pohon se edhe nėse zyrtarėt e Ministrisė sė Arsimit nxjerrin njė udhėzim administrativ qė e bėn tė ligjshme shpalljen e zgjedhjeve nė UP, nuk ėshtė e sigurt nėse ai dhe Kėshilli Drejtues do t’i pranojnė ato. Ai ėshtė i sigurt se fjalėt ‘nėse nuk organizohen zgjedhje nė nivel tė fakulteteve, UP-ja do tė izolohet nga institucionet ndėrkombėtare
tė arsimit’ janė vetėm spekulime, ngase sipas tij, universiteti nuk mund tė bėhet anėtar me tė drejta tė plota, sepse Kosova nuk e ka statusin e shtetit.
Ai thekson se pret qė mund tė ketė presion nga qeveria e Kosovės pėr shpalljen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė UP. “Kjo ėshtė arsyeja pse ne nuk pranojmė zgjedhje tė pėrgjithshme nė universitet”, thotė ai, duke shtuar se kjo do ta kthejė universitetin nė pikėn zero, nė tetor tė vitit 2004.
Xhavit Rexhaj, drejtor i Drejtoratit tė arsimit universitar nė Ministrinė e Arsimit, pohon se nėse nuk ndodhin zgjedhjet, atėherė UP-ja pėrfundimisht do tė izolohet nga institucionet ndėrkombėtare tė arsimit.
“Jo more ēfarti. Ato punė mė mirė i din grupi i ekspertėve. Grupi i ekspertėve e din shumė mirė a ka a nuk ka mandat ai, prandaj janė dhėnė rekomandimet pėrkatėse”, thotė Rexhaj, duke shtuar se gjendja aktuale nė UP nuk ka ku shkon mė keq se qė ėshtė tash, ndėrsa thekson se kjo i konvenon Jahi Hoxhės.
Shtatė studentėt e UP-sė qė janė edhe senatorė, eventualisht mund tė ēojnė ‘pluhur’ me bllokim tė procesit ose me ndonjė protestė, nėse qeveria e Kosovės nuk ‘i blen’ para drejtuesve tė pėrkohshėm tė Universitetit tė Prishtinės.
Nė shėrbim tė kėsaj, drejtuesit e ekzekutivit tė vendit javėn qė lamė pas kanė pasur takime me drejtuesit e organizatave studentore qė tashmė pas koalicionit e pėrbėjnė Parlamentin studentor, edhe pse takime tė tilla kėta studentė kanė pas edhe me Jahi Hoxhėn.
Burime tė Express brenda dy takimeve tregojnė se pėr dallim nga takimi me ministrin e Arsimit Agim Veliu, qė mė tepėr ėshtė biseduar pėr kushtet e studentėve nė UP, nė takimin me kryeministrin Agim Ēeku nė veēanti ėshtė folur pėr zgjedhjet e mundshme dhe qėndrimin e studentėve pėr kėtė fenomen.
“Ne shkuam edhe ja prishum disponimin kur i kallėzuam se ne jemi kundėr zgjedhjeve, se e respektojmė raportin e grupit tė ekspertėve, por zgjedhje duhet me pas nė vitin e ardhshėm e jo tash. Ai ka fol me neve se a duhet me pas zgjedhje a jo, edhe kėshilltarėt e tij kanė insis tua me e ditė se me kėnd jemi ne. Kryeministri thoshte qė nuk ka qėndrim, po vazhdimisht insistonte qė nėse nuk ka zgjedhje, ėshtė rrezik me u izolua UP-ja nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane dhe nga Kėshilli i Evropės”, thotė ky burim.
Ai kujton se Ēeku ka thėnė qė deri mė tash askujt nuk i ka dhėnė pėrkrahje, edhe pse ėshtė duke pas takime tė kėsaj natyre me anėtarė tė grupit tė ekspertėve.

Nga: Jeton Llapashtica




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio