Studentet.info
Lajme : Intervistė ekskluzive me Rektorin e UEJL-sė, prof.dr.Alajdin Abazi
Kyqur 20-04-2006 9:36:55 (1966 Lexime)



UEJL ka pėrse tė ndjehet lider


Nėse na stigmatizojnė si institucion i politizuar, gabojnė, ngase ne vėrtet jemi produkt i njė marrėveshjeje shumė tė matur e tė pjekur politike, por njėkohėsisht jemi subjekt i doemosdoshhmėrisė sė kėtij shekulli globalizues, prandaj do tė ishte ideale sikur kuptimi mbi veprimin dhe kuptimin politik tė niste nga njė mėndje e shėndoshė dhe e shkolluar, dhe jo nga mėndjet e njerėzve tė cilėt mendojnė jo mė larg se hunda e tyre, tha nė intervistėn ekskluzive rektori i UEJL-sė, prof. dr. Alajdin Abazi.


Studentet.info: Prof. Abazi a mund tė na thoni cila ėshtė pasqyra reale e gjendjes nė Universitetin e UEJL-sė?

A. Abazi: Pėr UEJL-nė flitet me pėrshtypjen pėr institucion - lider tė reformave, jo vetėm nga institucionet e vendit, por edhe nga individėt e grupet e ndryshme tė interesit nga vendi dhe jashta tij, tė cilėt e kanė cilėsor kuptimin mbi sistemin modern tė mėsimnxėnies, apo sistemin mė tė liberalizuar tė arsimit tė lartė. Gjendjen reale tė
UEJL-se do ta pėrshkruaja nė frymėn e respektimit dhe realizimit tė planit strategjik qė ky institucion qė nė fillim I vė para vetes, plan ky qė ka afat tė caktuar tė realizimit, plan ky qė hap shtigje, strategji dhe vizione tė reja pėr mbindėrtimin dhe standardizimin e arsimit superior nė vend, rajon dhe mė gjėrė.

Pasqyra reale mbi UEJL-nė reflekton reformėn, komunikimin, vitalitetin, standardin, brengėn dhe pėrgjegjėsinė, shtegun dhe vizionin, elemente kėta pa tė cilat asnjė institucion nuk mund tė mendonte pėr veten me besim dhe qėndrueshmėri tė plotė.

Studentet.info: Si pėrceptohet cilėsia akademike nė UEJL dhe si i shihni nga perspektiva e sotme, zhvillimet nė institucionin tuaj ?

A. Abazi: Cilėsia akademike ėshtė njė koncept dinamik qė kėrkon pėrvetėsim tė pėrditshėm, duke ndjekur strategji kompakte tė veprimit dhe venur qėllim tė saktė tė mėtimit akademik. Kuptimi mbi cilėsinė akademike nė UEJL dedektohet pėrmes disa filtrave, po i quaj. Tregojmė kryeneēėsi qė tė standardizojmė dhe ta shndėrrojmė nė tė efektshėm metodėn e evaluimit tė studentit ndaj mėsimdhėnėsit e mėsimdhėnėsit ndaj studentit, studentit dhe tė punėsuarit - ndaj institucionit dhe anasjelltas. Cilėsia akademike ėshtė vėrtet njė standard i vetėm, por qė pėrbėhet nga shumė faktorė qė ndėrthuren nė mes veti, e ndėr to do tė numėroja pėrgjegjėsinė akademike, pėrgatitjen profesionale, motivin, kapacitetin financiar dhe fuqinė e individit nė njė institucion. Cilėsia akademike ėshtė njė standard vėrtet, por qė kėrkon reformė nė vazhdimėsi dhe motiv mbindėrtimi. Kėtė reformė ia kemi vėnė vetes si njė paravan mbėshtetės tėrė institucionit. Ne kemi kėrkuar qė nė fillim qė nė kėtė institucion tė ndjehet nevoja pėr ndryshim, mos them pėrsosmėri, por nevoja pėr ndryshim tė jetė njė ‘’modus vivnedi’’ pėr secilin qė hyn dhe kėrkon tė lidhet me kėtė institucion. Unė mund tė them me gojėn plotė, qė UEJL ka se pėrse tė ndjehet lider, dhe ka se pėrse tė perceptohet si standard qė mbindėrtohet, dhe nuk ėshtė e imja ta vėrtetoj kėtė, por ėshtė puna jonė e pėrditshme, ėshtė prezenca jonė nė mesin e familjarėve, ėshtė besimi i madh i dhėnė ndaj nesh nga institucionet ndėrkombėtare dhe ėshtė ndėrgjegja jonė qė pa nda synon ti jep llogari pėrgjegjėsisė ndaj shoqėrisė dhe vetė institucionit. Kapitalizimi i kėtyre synimeve kėrkon shumė punė, dhe nuk ėshtė rrugė e lehtė, unė do e quaja kėtė rrugė ”proces’’qė pėrkon nė cilėsinė akdemike me ēdo kusht.
Sidoqoftė, ēėshtje kryesore e sigurimit tė cilėsisė, pėrveē kushteve unike qė i ofron kampusi ynė, UEJL-sė i nevojiten edhe njė numėr i konsiderueshėm i stafit, gjegjėsisht nevojiten ekspertė tė lėmive tė ndryshme. Numri i stafit prej 300, ėshtė i pėlqyeshėm nė raport me numrin e studentėve qė aktualisht i kemi, por gjithmonė duhet patur parasysh kapacitetin e gjithmbarshėm jo vetėm nė mėsimdhėnie, por edhe nė kėrkime shkencore. Kėrkimi shkencor ėshtė megjithatė pjesė mė e rėndėsishme e njė institucioni akademik. UEJL pėr momentin ka numėr tė konsiderueshėm tė stafit tė ri, prej tyre kėtė vit akademik 6 ndodhen nė SHBA, dy sapo mbaruan doktoraturat nė Evropė ( njėri nė Holandė , tjetri nė Austri) ndėrsa 9 ndodhen nė studime tė magjistraturės dhe doktoraturės nė Evropė. Kėsisoj UEJL promovon edhe strategjinė e brendshme tė zhvillimit tė kuadrit (Staff DEVELOPMENT of SEEU). Pos kėsaj UEJL pėrcjell strategjinė e politikave pėr zhvillim akademik nė nivel republikan, rajonal, Evropian dhe SHBA. Si anėtarė tė Konferencės Ndėruniversitare , bashkėpunimi merr kuptim tė plotė me universitet nė Maqedoni dhe me ato tė rajonit, por UEJL bashkėpunon me numėr tė konsiderueshėm tė universiteteve tė shteteve tė BE, nga tė cilėt ne pėrvetėsojmė jo vetėm pėrvojat, por i shkėmbejmė ato njėkohėsisht. Qė nga dita e parė e nismės sė punės akademike nė universitet, UEJL bashkėpunon intenzivisht me Universitetin e Indianės, SHBA, bashkėpunim ky qė ėshtė element startegjik potencial i zhvillimit tonė.
Asnjė institucion akademik nuk do tė kishte kuptim sikur tė mos prodhonte nė fushėn e kėrkimeve shkencore dhe nė fushėn e mobilitetit. Deklarata e Bolonjės parasheh mobilitetin, kėrkimin shkencor, bashkėpunimin ndėrinstitucional mbarėkombėtar dhe profilimin profesional si elemente fundamentale pėr tė mbindėrtuar standardin. Tingėllon ambicioze ndoshta pėr kėtė nėnqiell, por studimet tona tregojnė se tanimė UEJL ka kapacitetin tė konkurojė me kėto elemente dhe tė shėndrojė ato nė tė efektshme, atarktive dhe ofertėprurėse.

Mest/ UEJL-nė nuk duhet ta trajtoni dhe ta kuptoni si parti politike, pasi tė tillat hypin dhe bijnė nga maja e lidershipit ndėrsa ne mbetemi kėtu pėr tė krijuar dhe lėvruar dijeni

Studentet.info: Nė opinion ka shumė debate qė zhvillohen rreth UEJL-sė duke u nisur qė nga politizimi i Universitetit, nepotizmi dhe mungesa e kuadrit profesional. Cilat janė rrethanat qė e kanė diktuar kėtė situatė nė UEJL?

A.Abazi: Debatet mbi UEJL tregojnė pėr faktorizimin institucional, flasin pėr peshėn dhe reflektimin e institucionit. Ju parashtroni pyetje me prapavijėn e stigmės, por tė cilės unė nuk dua t’i ik, ngase flas nė emėr tė njė institucioni nė tė cilin qarkullojnė dhe jetojnė 6000 studentė brenda dite, nė tė cilin janė tė punėsuar mbi 100 administratorė, nė tė cilin debatojnė ligjėrues mbi 300, nė tė cilin zhvillohet sa vjen e mė shumė kuptimi real mbi rėndėsinė e arsimimit tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe regjion, e edhe etnive tjera. UEJL-nė nuk duhet ta trajtoni dhe ta kuptoni si parti politike, pasi tė tillat hypin dhe bijnė nga maja e lidershipit, ndėrsa ne mbetemi kėtu pėr tė krijuar dhe lėvruar dijeni. Nėse na stigmatizojnė si institucion i politizuar, gabojnė, ngase ne vėrtet jemi produkt i njė marrėveshjeje shumė tė matur e tė pjekur politike, por njėkohėsisht jemi subjekt i doemosdoshhmėrisė sė kėtij shekulli globalizues, prandaj do tė ishte ideale sikur kuptimi mbi veprimin dhe kuptimin politik tė niste nga njė mėndje e shėndoshė dhe e shkolluar, dhe jo nga mėndjet e njerėzve tė cilėt mendojnė jo mė larg se hunda e tyre. Duhet tė kini kujdes tek vėmendėsoheni nė ēėshtjet e arsimimit tė tė rinjve, e tek plasoni kritika tė kėtij apo atij lloji. Ne jemi shumė tė vėmendshėm ndaj opinionkrijuesve, bile ata na ndihmojnė si paravan pėr vetėkritikė, por asnjėherė nuk mund tė rrijmė symbyllurazi ndaj etiketimeve kuturu, pa mos i analizuar rrethanat, arsyet dhe pasojat. Ne kemi deklaruar edhe mė parė, duam qė t’i ndihmojmė madje edhe fisnikėrimit tė veprimit politik nė Maqedoni, por ama kjo nuk do tė thotė se pėrditshmėria jonė akademike ka tė bėjė me pėrditshmėrinė politike. Akademia dhe politika, gjykoj unė, duhet tė preken nė nivelin e ekspertėve, kėshillėdhėnieve, analizave por edhe ofertės pėr ndonjė lider tė ri qė mund tė dalė nga mesi i studentėve tanė. Sikur tė ndodhte ky paradoks i imponimit politik nė ambinet akademik, atėherė ne vėrtet do tė kishim dėshtuar shpejt. E dyta, thoni qė vuajmė nga nepotizmi, pėrsėri gaboheni, mjafton qė tė kujtoni nofkat e rėnda qė hudheshin mbi kėtė universitet nė fillimet e veta, kur shumė pak nga rrethi ynė intelektual trimėronte veten tė afrohej dhe tė kontribuonte pėr kėtė institucion, tė mbėshtetur aq fuqimisht nga bashkėsia ndėrkombėtare. Maqedonia ėshtė shtet i vogėl, shqiptarėt nė Maqedoni kanė rrėnjėt familjare shumė tė lidhura vėrtet, por fatet e familjeve shqiptare kanė qenė tė diktuara nga rrethanat. Dhe kėtė e dijmė tė gjithė, sepse para fakteve edhe Zoti hesht!. Shumė nga familjet shqiptare kanė arritur tė nxjerrin 1, 2 ose tre magjistra (ndoshta mė shumė ) , apo tė diplomuar nga bregu i tyre, por shumė nga familjet tona nuk e kanė patur atė fat dhe atė mbarėsi as edhe t’i shtysin fėmijėt e tyre deri nė shkollimin tetėvjeēar. UEJL ka nevojė pėr kėta fėmijė tė kėtyre familjeve tė shkolluara, prandaj tek gjeni mbiemra apo njerėz tė familjeve tė njėjta , mos u thirni nė nepotizėm ju lutem, thirruni nė arsyen se pėrse ndodh kjo. Pėrderisa kėta njerėz kryejnė punėn me ndėrgjegje, motivacion dhe etikė tė plotė , UEJL do i mbajė nė prehėrin e vet. Por, dua tė siguroj se ndėshkimi dhe zėvendėsimi janė module tė provuara me sukses nė psikologjinė e menaxhimit tė njė institucioni, dhe kjo mund tė na ndodh edhe neve. Ndėrsa stigmėn e rėndė se ne paskemi mungesė tė kuadrove, do kisha dashur ta lėshoj poshtė menjėherė. Ne kemi defektin qė sistemi monolist na e ka lėnė si trashėgimi fatkeqe, paragjykimin qė kemi ngecur nė shkollim dhe nuk kemi kuadro tė numėrta. Nga pėrvoja ime akademike, unė dua tė vėrtetoj tė kundėrtėn, kuadro kemi, nuk duhet tė na mjaftojnė , prandaj dhe i shtysim mė pėrpara pjesėtarėt e stafit tonė duke i motivuar tė krijojnė karierė akademike. Fatkeqėsia jonė ėshtė se akademinė , pėr shumė gjatė kohė, e kemi vėshtruar nga kėndi i ilegalitetit, ndėrsa tani tek e kemi nė duar , si projekt ideal pėr sukses, ne pėrsėri synojmė ta etiketojmė me tė keqen!? Megjithatė, nėse bisedoni me studentėt tanė, ata kanė kuptuar qė etiketimet e tilla vetėm stagnojnė dhe i dekurajojnė vlerat, prandaj studentėt bėjnė atė qė gjeneratat tona nuk kanė arritur ta kurorėzojnė mė masivisht; pra hapin njė derė tė re tė zhvillimit shoqėror tani, garėn dhe konkurimin e mendimit tė lirė. Jam i bindur se shumė shpejt tė gjithė nga jashtė do mėsojnė ta mbikqyrin UEJL-nė me syrin ndaj njė vlere, ajo kohė ėshtė shumė afėr pėrderisa ne kėtu nė institucion, e kemi prekur mė. Nė mesin tonė ka njerėz tė cilėt merren edhe me politikė, por ėshtė pėr tu lavdėruar harmonizimi i marėdhėnieve tė tyre, edhe pse mund t’iu pėrkasin partive tė ndryshme politike. Doemos, unė jam i vetėdijshėm pėr gabimet eventuale qė mund t’i ketė UEJL-ja, por kjo nuk do tė thotė se ne heshtim para tyre. Heshtja para njė ‘’dėmi’’ do mė dukej paradoksale.

Studentet.info: Vitin e kaluar diplomojė gjenerata e parė e studentėve tė UEJL-sė. Me ēfarė niveli tė pėrgatitjes profesionale ka dalur kjo gjeneratė?

A. Abazi: Pėr kėtė mund tė flet puna e tyre pas diplomimit, pra nė teren, aty ku maten forcat edhe mė egėr. Megjithatė, nga ne ata dalin me dituri qė flasin pėr pėrvetėsim teorik tė materies, pėr stimulim praktik tė sė njėjtės, pėr shkathtėsi operative me ofertėn e vet dhe pėr guxim konkurimi. Studentėt tanė njohin gjuhė tė huaja, njohin teknologjinė kompjuterike, dijnė tė dedektojnė momentin e veprimit dhe reformės i qasen analitikisht. Mund tė shtoj edhe kėtė, se ndonjėherė entuziami i tyre mė duket i paarritshėm nė rrethanat tė cilat i jetojmė, por ky motivacion i tyre neve na obligon me pėrgjegjėsi profesionale edhe shumė mė shumė seē qė e kemi menduar. Aq mė tepėr kur mua mė gėzon fakti qė shumica nga ta tani janė punėsuar, mė sė shumti nė sektorin privat, por depėrtimi i tyre nė mikroekonominė e vendit, nė planin e pėrgjithshėm flet pėr plotėsimin gradual tė hartės sė makroekonomisė tė kėtij vendi, tė cilėn oferta jonė din ta ēojė pėrpara, shumė mė mirė se ofertat e tė tjerėve. Pėrgatitja e tyre profesionale, duke patur parasysh qė ėshtė gjenerata e parė, ėshtė nė nivel joshės dhe kjo duke iu falėnderuar modelit tė programeve mėsimore tė UEJL-sė dhe aftėsimit akademik e praktik tė tyre.

Studentet.info: A mund tė na thoni cili ėshtė bahkėpunimi i UEJL-sė me universitet e tjera?

A. Abazi: Bashkėpunimi ynė me Universitetet tjera ndahet nė disa nivele: ai i vendit, ai rajonal, ai i llojit tė bashkėpunimit me universitetet e BE dhe tė SHBA. Kontakti me Universitet e botės nuk ėshtė i vėshtirė tė vendoset, pasi jetojmė nė njė shekull globalizues i cili imponon doemosdoshmėrinė e lidhjes dhe urėzimit, por mjeshtria ėshtė vitalizimi dhe shnėdrrimi nė bashkėpunim produktiv. Pra , nė pėrgatitjen e programeve mėsimore kemi kujdesin qė tė kodohen sipas njė fryme tė njė tregu global, pasi ne duam qė diplomat tona tė jenė tė krahasueshme me diplomat e universiteteve tė tjera nė botė deri nė nivelin e njohjes institucionale tė tyre. Bashkėpunimi nė drejtim tė dinamizimit tė punės shkencore sapo e ka marrė trajtėn e vet, por kėtu nevojitet shumė studim dhe shumė pėrkushtim, si dhe bashkėpunimi nė formėn e mobilitetit i cili nėnkupton shkėmbim tė studentėve dhe stafit akademik. Jemi bukur mirė tė pėrfshirė nė kėtė drejtim bashkėpunimi me universitetet e Gjermanisė, Austrisė, Francės, Holandės, Britanisė etj, dhe bashkėpunimi tanimė tradicional do thoja me Universitetin e Indianės - SHBA, si dhe forma trajnimi programesh edhe me universitetin e Harvardit, pėrmes Fakultetit tė Xhon Fitzxherald Kenedi.

Mest/ UEJL ofron strategji ndihmuese pėr ata studentė tė suksesshėm e tė talentuar tė cilėt ekonomikisht janė mė tė dėmtuar

Studentet.info: Para pak ditėve nėnshkruat njė marrėveshje memorandumi me Universitetin e Nices. Konkretisht cili ėshtė qėllimi i kėsaj marrėveshje?

A. Abazi: Marėveshja me Nicen iu bashkangjit kėtij rrjeti pėrmes projektit TEMPUS e qė ka tė bėjė me internacionalizimin e UEJL-sė. Ky bashkėpunim ėshtė mė specifik, pasi do jetė mė targetues pėr ata doktorantė tė cilėt do tė vazhdojnė studimet e postdoktoraturės atje, por qė nėnkupton edhe punėn nė ciklin e tretė, atė tė doktoraturės qė sapo e kemi hapur kėtu tek ne, ku pjesė tė hulumtimeve shkencore, kandidatėt tanė pėr doktoraturė do t’i bėjnė atje. Presidenti i kėtij universiteti ndėr tė tjera vlerėsoi se ata kanė nevojė pėr njė bashkėpunim me UEJL-nė, pasi mund tė pėrfitojnė edhe nga realiteti multikulturor qė ekziston nė UEJL, e qė ėshtė mė pak i profiluar sistem nė universitet e Francės.

Studentet.info: Ēmimi mesatar pėr njė vitė akademik kushton afėrsisht 1500 euro. A arsyetohet ky ēmim qė paguajnė studentėt e UEJL-sė?

A. Abazi: Kur pėrmendet UEJL, duhet tė kihet parasysh se flitet pėr njė institucion joprofitabil e qė ka mision tė veēantė, pra shtytjen e arsimit superior nė gjuhėn shqipe. Themi se ēmimi nuk ėshtė i lartė dhe konsiderojmė se e i njėjti arsyeton vehten. Duke qenė tė ndėrgjegjshėm pėr depresionin ekonomik nė shtet, UEJL ofron strategji ndihmuese pėr ata studentė tė suksesshėm e tė talentuar tė cilėt ekonomikisht janė mė tė dėmtuar. Pra pėrpos programit ‘’Puno dhe Studio’’, nė tė cilin program pėrfshihen studentėt nė punė qė paguhen nga universiteti, pagesė kjo qė mbulon deri nė njė pėrqindje studimet e tyre, ne ofrojmė edhe bursa. Dua t’ju ofroj njė mesatare nga analizat tona tė Sektorit tė Bursave, 15% e numrit total tė studentėve janė shfrytėzues tė bursave, numri i shfrytėzuesve tė bursave arrin 916, ndėrsa deri mė tani shifra totale e bursave kap shumėn 835 000 euro, tė dhėna kėto vetėm pėr vitin akademik 2005/06. S’kam se si mos t’iu falėnderohem mbėshtetėsve tanė potencialė, Holandės, Zvicrės, Gjermanisė, SHBA-ve(USAID), Norvegjisė, Francės, RNE-HESP grantit por edhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės nė Maqedoni e cila ka ndarė 365 bursa ndėr studentė tanė . Besojmė se disa programe studimore do kenė pėrkrahje nga buxheti shtetėror, posaēėrisht ato me interes tė veēantė publik. Studentėt kanė njė lepezė tė madhe mundėsish tek ne, prandaj nuk dyshoj asnjėherė nė thirjen qė ata tė na ofrohen pa dilema, pasi ne dijmė si i trajtojmė ata.

Studentet.info: Cilat janė pėrparėsitė apo edhe mangėsitė nė rrafshin akademik tė njė studenti tė UEJL-sė, krahas studentėve tė universiteteve tjera nė vend dhe rajon?

A. Abazi: Qė mos pėrsėris veten, pėrparėsitė janė qė studentėt e UEJL lėvrojnė dituri nė njė institucion qė ėshtė themeluar dhe profiluar nė frymėn e universiteteve tė avancuara nė botė, si nga kushtet arkitektonike qė i ofron, ashtu edhe pėr kushtet akademike. Pėrveē kėsaj UEJL plotėsisht ka pėrqafuar procesin e Bolonjės dhe ka mundėsuar qė kėta studentė tė jenė pjesė e arsimit tė lartė tė Evropės. Pagesa e parave pėr studim, nga dikush edhe mund tė numėrohet si mangėsi, shpeshherė nė kėtė drejtim tė mangėsive ka vėrejtje pėr formėn dhe metodologjinė e zhvillimit tė provimeve ose efikasitetit tė administratės (studentėt kėrkojnė shėrbime mė cilėsore, dhe ne kėtu duhet tė vėmendėsohemi gjithsesi). Adaptimi i studentit nė sistem tė ri e tė moderuar arsimor kėrkon angazhim potencial dhe tė vazhdueshėm si dhe shfrytėzim mė tė gjėrė tė literaturės botėrore.


Studentet.info: UEJL-ja ka filluar dhe me aplikimin e programeve studimore postdilomike-ato tė magjistraturės. Ēka ofron ky universitet pėr studentėt qė ndjekin kėto programe?

A.Abazi: UEJL deri mė tani ofron 13 programe tė magjistarturės e qė janė tė akredituara, nė procedurė akreditimi janė edhe tre tė reja. Qė tė jetė oferta jonė mė e pasur, kėto programe janė tė specifikuara si : 1.programe studimore lokale, ku ka staf tė vendit e ku pėrdoret gjuha shqipe dhe maqedonase, 2. programe studimore tė pėrbashkėta , pra stafi I UEJL dhe stafi nga universitetet me tė cilat kemi nėnshkruar bashkėpunim e gjuha ėshtė e kombinuar, dhe 3. programe studimore tė cilat realizohen vetėm nė gjuhė tė huaja, e pėr tė cilat presim kandidatė potencilaė mė sė shumti nga rradhėt e tė diplomuarve tanė. Programet janė atraktive, veēanėrisht tek pėrfshihet kėtu edhe karakteri interdisciplinar i tyre, e posaēėrisht tek adaptohen me modalitete e reja qė i hap tregu dita ditės.

Studentet.info: Njėra nga temat mė tė pėrfolura tani ėshtė „zhvendosja” e UEJL-sė pėr nė regjionet e tjera tė vendit. A s’na thuani se cili ėshtė qėllimi i kėsaj zhvendosjeje?


A. Abazi: Pėrdorni term tė gabuar, nuk flitet pėr zhvendosje, ngase ėshtė disperzim. Ky disperzim i programeve nuk do tė thotė se do tė ndryshohet diēka nė qytezėn tonė universitare, pėrkundrazi, asgjė nuk do tė ndryshohet nė kampusin tonė nė Tetovė, por duhet kuptuar si paraqitje e njė oferte tė re edhe nė rajonet e tjera. Kjo inisiativė flet qė disa programe mėsimore, paralelisht tė zhvillohen edhe nė Tetovė edhe nė Shkup, me qėllim qė tė rritet numri i tė rinjve shkupjanė nė shkollimin superior, ose, kuptojeni nė logjikėn e tregut, pra duam t’i ofrohemi klientėve nga Shkupi dhe Kumanova e rajoni pėrreth, si dhe fqinjėsisė sė afėrt. Idea ėshtė qė nė fillim tė ofrohen dy programe deridiplomike, pra Fakulteti pėr Administratė Publike dhe Fakulteti i Shkencave tė Komunikimit, si dhe disa programe qė janė mė atraktive, si studime postdiplomike nė lėminė po tė administratės publike pėrfshirė kėtu Akademinė e Diplomacisė, Studimet e Sigurisė dhe Intelegjencės, studime tė sė drejtės evropiane. Ideja ėshtė shumė konkrete, e bazuar nė njė analizė tė gjatė tė fizibilitetit dhe pres tė pėrkrahet fuqishėm nga opinioni dhe studentėt tanė potencialė.

Intervistoi: Labinot Hajdari




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio