Studentet.info
Lajme : Azilkėrkuesit shqiptarė nė Britani po i shkaktojnė debakėl legjislacionit
Kyqur 20-04-2006 11:57:50 (1693 Lexime)


Edhe njė ‘triumf’, studentja Merita Krasniqi nuk do tė kthehet nė Kosovė

Prishtinė/Glasgow, 20 Prill- Ėshtė liruar nga parabirgimi studentja Merita Hazizi (21), e cila u prangos para dy ditėsh nga zyrtarėt e imigrimit tė Skocisė, pas njė intervenimi dramatik qė kishin bėrė udhėheqėsit e universitetit ku ajo prej vitesh studionte matematikėn dhe fizikėn.
”Merita sė bashku me babain dhe dy vėllezėrit mė tė rinj tė saj u paraburgosėn tė martėn pasi qė kėrkesa pėr azil iu kishte refuzuar, dhe po tė mos kishte ardhur deri tek lirimi i tyre ata do tė deportoheshin sot pėr nė vendlindje”, ka bėrė tė ditur UKAlbanians.
Lirimi i saj ėshtė mundėsuar pasi qė universiteti ku ajo realizonte studimet, Strathclyde University, premtoi qė tė paguaj pėr qiranė e Meritės dhe harxhimet e tjera jetėsore tė saja deri nė nėntor tė kėtij viti, nė mėnyrė qė t’i mundėsohet asaj pėrfundimi i studimeve tė matematikės dhe fizikės.


Pas kėtij lirimi avokati i tyre, Paul Chen, ka paraqitur njė apel tė ri legal qė t’i mundėsohet kėsaj familje qėndrimi nė Britani, duke thėnė sė kėrkesa pėr apel po bėhet me evidencė tė freskėt qė ka tė bėj me pengesat e mundshme qė mund tė shkaktoj deportimi nė edukimin e Meritės dhe jetės familjare tė vėllait tė saj 19 vjeēar Ganiut. Gjithashtu pati brengosje edhe nė lidhje me vėllain tjetėr 14 vjeēar, Davidin, i cili po mėson nė njė shkollė tė mesme tė Glasgow-it.
Arrestime tė tilla ndodhin edhe pse ministri i imigracionit, Tony McNulty, kohė mė parė pat deklaruar se duhet shmangur arrestimeve tė azilkėrkuesve fėmijėt e tė cilėve janė duke studiuar nė Skoci.
UKAlbanians citon tė ketė thėnė Rosie Kane, deputete socialiste e parlamentit tė Skocisė, se “Kjo ėshtė hera e tretė nė dy javėt e fundit qė familjet janė liruar sepse u kuptua se rastet e tyre nuk kanė pėrfunduar, thjeshtė ata janė kapur sepse rastet e tyre nuk janė ekzaminuar si duhet”.
Arrestimi i Meritės dhe familjarėve tė saj shkaktoj demonstrime tė rrepta jashtė selisė sė imigrimit nė Glasgow gjatė tė cilit rast njė azilkėrkues shqiptar preu fytin e tij me xham tė thyer para syve tė gruas dhe fėmijėve tė tij si dhe protestuesve tė tjerė. Personi nė fjalė para se ta priste veten nė qafė dhe gjoks kishte thėnė se ai mė parė do tė vdiste se sa tė kthehej nė vendin e tij. Ai u dėrgua menjėherė nė spitalin Southern General por thuhet se lėndimet e tija nuk janė serioze.
Shqiptarėt po pėrdorin mėnyra nga mė tė ndryshmet vetėm qė tė mos deportohen pėr nė vendlindje. Dhjetė ditė mė parė Emine Krasniqi (54) pėr tė cilėn thuhej se ėshtė shqiptare nga Serbia ka fituar gjyqin kundėr deportimit nė Gjyqin e Apeleve tė Britanisė, nė bazė tė ligjit 8 tė Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Zonja Krasniqi pat deklaruar se ka partnere 24 vjeēaren Albana Lamaj nga Kosova me tė cilėn ka marrėdhėnie homoseksuale, dhe tė cilat jetojnė nė Brimingham tė Anglisė.
Rasti i Emines dhe ai i Meritės por edhe raste tė tjera po i shkaktojnė debakėl legjislacionit tė Mbretėrisė sė Bashkuar, qė kishte pėr qėllim deportimin e azilkėrkuesve pėr nė vendet nga ku emigrojnė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio