Studentet.info
Lajme : Si e shohin reformėn universitare MASHT-i, UP-ja, PSUP-ja dhe studentėt?
Kyqur 20-04-2006 11:58:54 (2357 Lexime)

Institucionalistėt mburren me reformėn universitare, studentėt tė zhgėnjyer!

PRISHTINĖ, 20 PRILL- Universiteti i Prishtinės ėshtė njėri nga universitetet e para qė ka pranuar reformat sipas Deklaratės sė Bolonjės me qėllim tė unifikimit dhe stabilizimit tė gjendjes sė krijuar nė arsimin e lartė dhe reforma ėshtė duke u realizuar me mjaft sukses duke shfrytėzuar ndihmėn dhe pėrvojat e vendeve mė tė pėrparuara tė botės bashkėkohore, tha zv.ministri i MASHT-it Fevzi Berisha.
Sipas tij respektimi i reformave ėshtė pėr tė bėrė tė mundshėm lėvizjen sa mė tė lirė tė nxėnėsve, studentėve dhe tė ekspertėve nė kontinent e mė gjerė, si dhe mundėsimin e punėsimit sipas shkollimit adekuat nėpėr kėto vende. “Reforma e filluar nė Universitetin e Prishtinės ėshtė duke u realizuar me mjaft sukses, duke shfrytėzuar ndihmėn dhe pėrvojat e vendeve mė tė pėrparuara tė botės bashkėkohore,” tha ai.


Berisha pohon se reforma ėshtė njė proces i cili nė vazhdimėsi kėrkon ndryshim nė avancimin e studimeve duke pėrcjellė edhe tė arriturat teknologjike dhe sistemin informativ. Sipas tij, MASHT do tė angazhohet tė ndihmojė arsimin e lartė nė mėnyrė qė tė ofrojė kushte mė tė mira pėr ngritjen e nivelit tė punės kėrkimore dhe shkencore pavarėsisht vėshtirėsive pėr t’i pėrmbushur kėto kėrkesa.
“Synimi i MASHT-it pėr tė siguruar studime cilėsore pėr studentėt qė ėshtė prioriteti dhe angazhim i vazhdueshėm tė cilin mund ta pėrmbushim vetėm duke bashkėpunuar me tė gjithė faktorėt relevant,” tha ai duke shtuar se nė tė ardhmen pritet edhe njė angazhim mė i madh i tė gjithėve duke filluar nga vetė studentėt, mėsimdhėnėsit dhe institucionet e Kosovės.
Universiteti i Prishtinės sipas tij ėshtė reformuar rigorozisht duke pranuar parimet e Deklaratės sė Bolonjės, tė gjithave njėsive akademike qė kanė pranuar sistemin 3+2+3. Po ashtu ai thotė se Universiteti ka pranuar rigorozisht programin e studimeve dhe obligimeve tė studentėve pėr pėrcjelljen e tyre nė tė gjitha niveleve pėr studime ku struktura e studimeve ėshtė ndarė nė tri shkallė, thirrjen pėrkatėse akademike Bachelor (BSc), Master (MSc) dhe Doctor (PhD).
“Nė secilėn nga kėto nivele kandidatėt pajisen me njohuri tė caktuar tė njohura pėr ekonomi dhe tregti. Studimet pėr thirrjen e parė (BSc) zgjasin tri vjet, pėr thirrjen e dytė (MSc) dy vjet dhe pėr thirrjen e tretė (PhD) tri vjet.
Berisha nėnvizoi se qėllimi kryesor ka qenė qė tė ju lehtėsohet studentėve mobiliteti-lėvizshmėria nė universitetet tjera si tė rajonit ashtu dhe nė vendeve tjera si dhe tė bėhet unifikimi i thirrjeve me rastin e pėrfundimit tė studimeve pėr nivelin e caktuar. Po ashtu ai bėri tė ditur se nė tė gjitha njėsit akademike ėshtė aplikuar sistemi i kreditimit, pėr secilin semestėr si edhe pėr vitin dhe thirrjen e nivelit pėrkatės.
Berisha tha se duhet tė ketė mė tepėr fleksibilitet tė studimeve duke mundėsuar edhe lėndėt zgjedhore qė janė duke u zbatuar me metodat e reja si tė ligjėrimit ashtu edhe tė vlerėsimit tė studentėve. Por, sipas tij duhet mė tepėr angazhim i mėsimdhėnėsve dhe studentėve pėr tė ngritur cilėsinė e studimeve.
“Shpreh bindjen time dhe besimin se vitet nė vijim do tė sjellin kualitete tė reja pėr studime mė tė avancuar dhe se shoqėria kosovare do tė angazhohet mė shumė pėr ndihmėn nė arsimin e lartė. Duhet tė angazhohemi qė tė gjithė qė UP-ja ėshtė i vetmi nė Kosovė dhe duhet tė jetė anėtar i respektueshėm i bashkėsisė sė Universiteteve Evropiane tė cilėn bashkėsi sot e pėrbėjnė 760 universitete,” shprehet ai.
Sipas tij tė gjitha njėsitė akademike janė duke aplikuar studime nė drejtimet sipas Deklaratės sė Bolonjės, por niveli i aplikimit tė suksesshėm nuk ėshtė i njėjtė nėpėr tė gjitha kėto njėsi.
Ai thotė se ka shumė faktorė qė ndikojnė nė cilėsinė e studimeve, si angazhimi i personelit akademik, thirrjet e tyre shkencore pėrkatėsisht niveli shkencor i krahasueshėm me universitetet me renome, pajisjet laboratorike si dhe infrastruktura tjetėr fizike.
Berisha potencon se nė ato fakultete ku mungon kuadri mėsimdhėnės e sidomos nė ato fakultete ku ėshtė e nevojshme qė njohurit e fituara tė lidhėn me praktikėn dhe proceset ekonomike ka vėshtirėsi sidomos nė organizimin e studimeve pėr master dhe doktoraturė. “Kjo mė tepėr reflekton nė shkencat teknike e sidomos nė degėt deficitare siē ėshtė arkitektura, shkencat kompjuterike dhe informatike,” pohon ai.
Disa fakultete po ashtu ballafaqohen me mungesė lokalesh tė nevojshėm pėr tė zbatuar reformat, si Fakulteti i Akademisė sė Arteve, ku para disa ditėsh ėshtė prezantuar plani urbanistik i hapėsirės universitare (Qendra 2) me qėllim tė implementimit tė suksesshėm tė tij me ē’rast do tė ngritet infrastruktura fizike pėr disa fakultete tjera.
Zv.ministri Berisha thotė se studentėt kėrkojnė tė respektohen metodat bashkėkohore tė ligjėrimit dhe vlerėsimit, megjithatė duhet qė vetė studentėt tė angazhohen pėr tė drejtat e tyre dhe tė kėrkojnė qė secili mėsimdhėnės tė zbatojė metodat adekuate tė ligjėrimit nga lėnda pėrkatėse.
Zėdhėnėsi pėr informim nė Rektoratin e UP-sė, Ibrahim Gashi, thotė se Universiteti i Prishtinės ėshtė reformuar sipas pjesėve formale qė janė hartuar aktet ligjore nė frymėn e Deklaratės sė Bolonjės.
“Procesin e reformimit duhet kuptuar si proces qė ėshtė nė rrjedhė tė vazhdueshme dhe qė ėshtė permanent. Ne nuk kemi indikatorė tė saktė pėr tė treguar se ku jemi, por nga pėrvoja qė kam prej vitit 1999 si mėsimdhėnės nė kėtė universitet, shumė ēka ka ndryshuar duke filluar nga mėnyra e studimit, po ashtu edhe nga metodat e mėsimdhėnies,” tha Gashi pėr Kosovapress.
Sipas tij metodat e tė mėsuarit nga evoluimi dhe mėnyra e vlerėsimit tė studentėve janė gjėra qė kanė ndryshuar dhe shihet se Universiteti i Prishtinės ka ndryshime qė janė produkt i reformimit tė tij.
Ai thotė se nė hartimet e kurikulumeve tė UP-sė ka edhe kurse njė semestrale sikurse tė gjitha universitetet e Evropės nė mėnyrėn tė vlerėsimi tė studentėve. Po ashtu esenciale e arritjes sė reformave, shton Gashi, ėshtė principi i ndėrtimit tė notės gjatė semestrit dhe gjatė rrjedhės sė kursit. “Reforma ėshtė njė proces jo i lehtė dhe mjaft sfidues. Nuk presim rezultate spektakulare nė kėtė fazė, por janė duke u bėrė hapa pozitivė drejt reformės qė janė parakusht kriteret e reformės si mobiliteti i studentėve nė transferimin e kredive,” vlerėson Gashi.
Sipas tij UP ka bėrė hapa edhe nė drejtim e ēėshtjes sė mobiliteteit tė studentėve pėrmes projektit tė financuar nga TEMPUS-i qė ka tė bėjnė me mobilitetin e transferimit tė kredive, ku studentėt me zgjedhjen e tyre mund ta marrin edhe njė fakultet tjetėr me kredi tė marra nė kursin dhe t’i bartė nė fakultetin ku studion.
“Faza e fundit pėr tė realizuar mobilitetin e studentėve evropian sipas Deklaratės sė Bolonjės ėshtė e rėndėsishme, por ėshtė edhe shumė e kushtime, por pritet qė ndėrkohė tė arrihet edhe ajo,” u shpreh ai.
Gashi thotė se nė UP janė bėrė hapa serioz nė drejtim tė marrėveshjes sė Bolonjės e cila respektohet nė masė tė konsiderueshme nė tė gjitha fakultetet. Fakultetet nė kėtė drejtim sipas tij kanė akceptuar dhe modifikuar planprogramet sipas modelit tė Bolonjės qė organizohen studimet 3+2+3, studime fillestare master dhe doktoratės qė presin tė fillojnė kėtė vit.
Sipas tij reforma se sa ėshtė pranuar dhe se sa zbatohet nga tė gjitha fakultetet, ėshtė ēėshtje e specifikave qė kanė fakultetet, mungesat e caktuara qė determinojnė pamundėsinė pėr tė zbatuar plotėsisht reformėn.
Kryetari i UPSUP-sė, Elbasan Hoti, njėherit kryetar i Parlamentit Studentor nė UP, thotė se reformat nė Universitetin e Prishtinės nuk po shkojnė mirė pasi situata ėshtė shumė konfuze. Ndėrkaq, Sejdi Hoxha, kryetar i UPSK-sė, vlerėson se ėshtė e rėndėsishme qė reformat nė UP kanė filluar tė aplikohen komfor proceseve tė Deklaratės sė Bolonjės edhe pse nė disa fakultete ato aplikohen mė shumė se nė disa fakultete tjera.
“Procesi reformues mė sė shumti aplikohet nga profesorėt dhe asistentėt qė kanė pėrfunduar procesin master ose doktoraturėn nė universitete evropiane,” tha ai pėr Kosovapress.
Studentja e Fakultetit Juridik, Nazlie Krasniqi, mendon se reformat nė Universitetin e Prishtinės nuk janė duke u zhvilluar si duhet pėr shkak tė mos zbatimit nga ana e tyre prej vetė profesorėve. “Nuk mund tė themi se ka filluar reforma nė UP derisa ajo nuk respektohet nė tė gjitha fakultetet,” pohon ajo. /KosovaPress




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio