Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 22-04-2006 7:33:31 (1717 Lexime)

Bolonja, garė shpejtėsie apo cilėsie?


Prof. As. Dr. Klara LAGJI


Tė gjitha hallkat e universiteteve shqiptare, duke filluar nga seksionet dhe departamentet, janė pėrfshirė nė njė varg reformash pėr tė pėrshtatur dhe afruar sistemin tonė universitar me atė evropian, mbi bazėn e Deklaratės sė Bolonjės. Synimi kryesor i kėsaj reforme ėshtė integrimi i sistemit tė arsimit tė lartė shqiptar nė hapėsirėn evropiane. Dhe kjo ėshtė njė sfidė, e cila na jep mundėsinė pėr tė rishikuar nė mėnyrė kritike atė ēka kemi arritur dhe pėr tė pėrshtatur jo thjesht formalisht, por kryesisht nėpėrmjet ndryshimeve cilėsore, programet tona mėsimore, pėr t'i bėrė diplomat tona sa mė konkurruese nė tregun e sotėm tė punės. Kjo kėrkon domosdoshmėrisht njė analizė dhe studim tė gjendjes, pėr tė parė se cilat janė drejtimet ku duhet ndėrhyrė. Pa njė analizė tė thellė dhe njė diskutimi tė hapur dhe tė lirė, nuk mund tė jepen zgjidhjet e duhura dhe cilėsore.


Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja dhe Reforma e Bolonjės
Kėtė vit akademik nė vazhdim, fakulteti i Gjuhėve tė Huaja ka hyrė nė zbatimin e skemės sė Bolonjės. Si gjithmonė, prirja e zakonshme ishte drejt thyerjes sė rekordeve shifrore dhe jo atyre cilėsore. Duhej detyrimisht, qė nė shtator 2005 tė niste zbatimi dhe gjithēka tjetėr shkonte nė funksion tė saj. E nė fakt, pse duhej trembur? Nė fund tė fundit, ē'bėri 4+1 apo 3+2 ? A nuk bėjnė tė dyja 5 ? Nė kėtė fakultet, formalizmi dhe fasada janė moto e gjithė veprimtarisė drejtuese. Kėshtu, puna matet vetėm me shifra: kaq seminare shkencore, kaq metra kub ndėrtime, kaq botime revistash apo buletinesh (ēuditėrisht, nuk ekziston asnjė formė e pėrzgjedhjes sė kėtyre veprimtarive dhe botimeve dhe ato mbajnė rekord botėror nė kohėn e pėrgatitjes sė tyre). Kalimi i pėrciptė i fazės pėrgatitore ka ēuar nė zgjidhje diletante dhe jo shkencore. Nisja e nxituar e zbatimit tė sistemit tė Bolonjės nė fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, ėshtė shqetėsuese. Faza pėrgatitore e konceptimit tė kurrikulave, u karakterizua si njė lėvizje revolucionare me nė krye Dekanin, ku formalisht bėheshin mbledhje departamentesh dhe dekanati, pėr tė dhėnė si gjithmonė imazhin e demokracisė, por nė fund duhej tė gjithė tė pranonin vetėm variantin e Njėshit. Nėse dikush kishte marrėzinė tė dilte nga rreshti, atėherė ai pėrjashtohej nga radhėt. Tė tjerėt, kolegė tė nderuar, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, e panė se nuk mund t'i bihej murit me kokė. Kėshtu, nė unitet tė plotė 100%, pas njė lufte tė hapur me kundėrshtarėt (ju kujtoj se e kam fjalėn pėr kundėrshtarė tė mendimit !), u arrit realizimi i planit vjetor dhe u paraqitėn kurrikula tė unifikuara dhe tė pabazuara nė ndonjė studim apo analizė shkencore paraprake. Personalisht, jam e bindur se Procesi i Bolonjės ėshtė njė shans i madh qė u jepet universiteteve shqiptare dhe nė mėnyrė absolute, ne jemi tė destinuar tė pėrfshihemi nė tė. Por ky proces kėrkon domosdoshmėrisht ndryshime rrėnjėsore, madje flitet pėr reformė. Zbatimi i parimeve tė Deklaratės sė Bolonjės, jo mė kot ėshtė quajtur proces. Ai duhej tė paraprihej detyrimisht nga njė analizė dhe studim pikė sė pari i situatės, i nevojave tė tregut, i kapaciteteve njerėzore dhe infrastrukturore. Ne nuk kemi asnjė tė drejtė tė hyjmė nė njė sistem tė papėrgatitur si duhet, pasi mbajmė pėrgjegjėsi pėr njė brez tė tėrė studentėsh qė bėhen viktima tė tij. Si mundet qė tė merret pėrsipėr fati i kėtyre studentėve vetėm nga 1 a 2 persona, megjithė aftėsitė e tyre dhe punėn kėrkimore-hulumtuese qė ata mund tė bėjnė, pa pėrfshirė nė kėtė proces ata mė tė interesuarit, vetė studentėt ? Pėrsėri kėtu, zgjidhja shifrore u gjet. U futėn si gjithmonė formalisht disa studentė nė grupe pune, por asnjėherė nuk u dėgjuan.
Mbi ē'baza shkencore janė mbėshtetur kėto kurrikula ? Normalisht, duhet ngritur paraprakisht njė grup pune, i cili tė bėjė njė analizė tė gjendjes aktuale dhe njė studim pėr njė periudhė, pėr shembull pesėvjeēare, ku tė shihet se ku janė punėsuar studentėt tanė, cilat janė kėrkesat e tregut, tė bėhen sondazhe apo pyetėsorė me studentė, pėr tė parė se cilat janė interesat dhe dėshirat e tyre, cilat janė vėrejtjet e tyre, vėshtirėsitė qė ata hasin, etj. Duhet gjithashtu, nė kėtė fazė pėrgatitore, tė shihen dhe mundėsitė e bashkėpunimeve me universitetet homologe perėndimore dhe tė lidhen marrėveshje me to, pėr njė konceptim dhe zbatim tė kurrikulave tė reja.
Synimi kryesor i kėtij procesi, mobiliteti i studentėve, pra njohja e ndėrsjellė e diplomave, na vė detyra tė vėshtira pėrpara, pasi nuk mjafton tė bėsh njė kurrikul tė mirė, por duhet tė krijohen edhe kushtet optimale pėr ta vėnė nė zbatim atė. Dhe pikėrisht kėtu qėndron vėshtirėsia. Njė reformė kėrkon domosdoshmėrisht ndryshime nė tė gjitha nivelet dhe strukturat, kėrkon para sė gjithash krijimin e njė kuadri tė pėrshtatshėm ligjor, administrativ e infrastrukturor i cili t’i pėrgjigjet kėtyre zhvillimeve dhe konceptimeve tė reja tė programeve mėsimore. Tė bėsh njė reformė, nuk mjafton vetėm tė duash ta bėsh, tė kesh dėshirėn dhe vullnetin pėr ta bėrė, por edhe tė kesh mundėsi ta bėsh si nė pikėpamje tė profesoratit tė kualifikuar, tė infrastrukturės, tė gjendjes financiare, etj. Pėrndryshe, kjo reformė, a do tė sillte njė zgjidhje reale apo do tė ishte njė makijazh qė do tė na ēonte drejt zgjidhjesh utopike? Kam frikė, se shpesh ne jemi tė prirur ndaj zbukurimit tė fasadės dhe pak interesohemi pėr atė ēka fshihet pas saj: kėshtu, me njė frenezi tė paparė, veprimtaria kryesore, ndoshta edhe mė fitimprurėse e dekanėve, lidhet me fushėn e ndėrtimit e cila, me sa duket riciklon vetveten nė ēdo fillim viti, dhe pak merremi me atė mė kryesoren, cilėsinė e formimit. Prirja shpesh, ndoshta edhe si njė reminishencė e sė kaluarės, ėshtė tė rendim pas shifrave (realizimi i planit tė vitit), duke harruar se sasia nuk sjell aspak cilėsi, pėrkundrazi. Kėshtu, nė raportet vjetore pėrmenden realizime masterash dhe doktoraturash, marrje titujsh a gradash si tė jenė meritė e punės sė dekanatit (nė fakt, nuk duhen mohuar aspak fushatat nxitėse tė kuadrit tė ri nė prag zgjedhjesh!). Vetėm nė kėtė periudhė dymujore, mbahet rekord nė numrin e mbrojtjes tė masterave, ndoshta nė nivel botėror. A thua tė gjithė asistentėt e poqėn njėkohėsisht mendimin e tyre shkencor, pikėrisht nė kėtė moment historik pėrpara zgjedhjeve? Brenda jo mė shumė se njė muaji, tre mbrojtje masterash tė drejtuara nga i njėjti pedagog. Madje, personi nė fjalė, na rezulton se pavarėsisht se merret me gjuhėsi, na paska talent dhe drejtoka nė tė gjitha fushat dhe gjuhėt e mundshme. Mund tė merret me mend, se nė kėtė mori masterash, kalueshmėria ėshtė 100%, kurse cilėsia rrotullohet aty te 90 mbi 100?? Madje nė kėtė fakultet, nė kundėrshtim me rregulloren por mė sė shumti me moralin, njė pjesė e kandidatėve pėr mastera janė me nota mesatare tė ulėta dhe nėn mesataren e lejueshme. Ky zhvleftėsim i diplomave master nėpėrmjet barazitizmit tė vlerave nė fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, ėshtė bėrė shqetėsues dhe po nis tė bėhet objekt barcaletash. Ai pėrbėn njė precedent tė rrezikshėm dhe vė nė pikėpyetje vetė cilėsinė e zbatimit tė Deklaratės sė Bolonjės.
Faza e pėrgatitjes sė kurrikulave tė reja
Pėrgatitja e kurrikulave, duket se ėshtė rezultat i mungesave qė u pėrmendėn mė lart dhe pasqyron tė meta serioze. Kėshtu, mjaftoi tė bėheshin disa veprime tė thjeshta matematikore, pėr tė kaluar nga skema e mėparshme nė skemėn 3+2 ose 3+1. Nuk besoj se ka ndonjė ndryshim cilėsor nė pėrmbajtje pėr ta pėrshtatur atė me kėrkesat e sotme. Madje, edhe i vetmi element qė u duk se ishte i ndryshėm (edhe ky tėrėsisht formal), e drejta e studentėve pėr t'u orientuar nėpėrmjet lėndėve me pėrzgjedhje sipas vullnetit dhe perspektivės qė synojnė ata vetė, nuk ėshtė zbatuar aspak. Studentėt janė detyruar, tė paktėn nė departamentin e gjuhės frėnge, tė ndjekin ato lėndė qė ka vendosur shefi. Duket se nė programet tona ka njė ngarkesė teorike edhe mė tė madhe se mė parė, pasi janė ngjeshur 4 vite nė tre. Trevjeēari do tė ishte mirė tė parashikonte njė formim i cili t'u jepte mundėsi studentėve, qė edhe nėse e vazhdojnė mė tej formimin e tyre, tė kenė disa shanse punėsimi. Ndėrkohė qė, duke dashur t'i profilizojmė qysh nė trevjeēarin, ne nxjerrim ca pėrkthyes tė cunguar dhe ca studiues tė gjuhės dhe letėrsisė qė nuk gjejnė veten kėrkund nė tregun e punės. Kėshtu, duhej synuar qė nė fund tė trevjeēarit studenti tė kishte njė formim tė pėrgjithshėm gjuhėsor dhe letrar, duke arritur tė pėrdorė dy-tre gjuhė tė huaja dhe tė njihte mirė qytetėrimin dhe historinė e tyre, dhe tė kishte mundėsinė qė, nėpėrmjet lėndėve me pėrzgjedhje, tė orientonte formimin e tij te mėtejshėm. Formalisht, nė kurrikula ėshtė parashikuar mėsimi i tri gjuhėve tė huaja por nė realitet, pėr shkak tė ngarkesės sė madhe teorike, ne jemi tė gjithė dėshmitarė pėr fiktivitetin e kėtij fakti. Kurrikulat duhej tė konceptoheshin njėherėsh pėr tė paktėn dy nivele: atė 3-vjeēar dhe Masterin, pasi janė futur nė formimin 3-vjeēar disa lėndė qė janė mė tė pėrshtatshme pėr nivelin pasuniversitar, si pėr shembull lėndė tė reja dhe tė vėshtira si, semiologjia etj., (nuk po ndalem mė tej nė ilustrime). Shpesh, ka lėndė tė reja qė janė futur nė kurrikula formalisht, pa program dhe as bibliografi, madje pa pedagogun titullar tė fushės pėrkatėse. Kėshtu, lėndė tė reja e tė vėshtira u janė dhėnė formalisht disa asistentėve (thjesht pėr t'i bėrė tė kėnaqur), tė cilėt shpesh nuk kanė as formimin pėrkatės. Nė fakt, futja e njė lėnde tė re duhet bėrė mbi bazėn e konkurrimit tė hapur tė pedagogėve dhe tė programeve qė ata paraqesin. Formimi i kuadrit tė nevojshėm, ėshtė i domosdoshėm dhe nuk ka pasur asnjė pėrpjekje institucionale pėr tė krijuar nėpėrmjet projektesh tė ndryshme, mundėsi formimi, shkėmbimesh apo vizitash studimore apo pune jashtė vendit pėr pedagogėt tanė, mėgjithėse prej 3 vjetėsh paguhen persona tė veēantė pėr projekte.
Faza e zbatimit dhe e vlerėsimit
Ka disa muaj, qė ka nisur zbatimi i skemės sė Bolonjės. Pėrveē vėshtirėsive qė krijohen nga vetė kurrikula, duket se njė fenomen gjithmonė e mė shqetėsues po bėhet zbatimi konkret i tij. Dalin probleme nė radhė tė parė, nė lidhje me pėrmbajtjen e programeve mėsimore tė lėndėve ku nuk pati asnjė lloj orientimi tė pedagogėve, se si t'i pėrshtatin ato me sistemin e ri. Ndaj, nė fund tė fundit, secili vazhdon tė japė tė njėjtėn pėrmbajtje si mė parė dhe e vetmja e re, ėshtė se si t'i llogarisin orėt mbi bazėn e krediteve. Nuk ka pasur asnjė fazė diskutimesh tė mėtejshme nėpėr departamente, pėr zbatimin dhe vlerėsimin e sistemit tė ri, dhe unė nuk e di se ku e bazon dekanati gjithė kėtė optimizėm qė e ka pushtuar! Njė problem shumė shqetėsues, ėshtė edhe angazhimi i disa pedagogėve qė jo gjithmonė i plotėsojnė kushtet pėr tė qenė tė tillė (mesatare e ulėt, mungesė pėrvoje nė mėsimdhėnie etj.). Madje, pėr herė tė parė ky fenomen po bėhet i pranishėm nė mėsimdhėnien, nė degė ku lėndė shumė tė rėndėsishme dhe bazė pėr formimin e studentėve tė vitit tė parė, jepen nga pedagogė tė jashtėm qė nuk pėrmbushin as kushtet minimale pėr tė qenė tė tillė. E kush na i jep kėtė tė drejtė, pėr tė luajtur me tė ardhmen e studentėve tanė? Nė mėnyrė tė veēantė, shkolla pasuniversitare ėshtė organizuar formalisht dhe pedagogėt e angazhuar janė zgjedhur nė mėnyrė arbitrare dhe pa konkurrim dosjesh apo programesh, duke pėrjashtuar njė pjesė tė mirė tė pedagogėve me tituj apo titullarė lėndėsh. Kjo politikė personale e burimeve njerėzore, e ndjekur nga Njėshi, dėmton rėndė vetė procesin dhe vė nė pikėpyetje zbatimin cilėsor tė tij. Pesimizmi qė na pushton pas kėtyre konstatimeve, duket se nuk gjen zgjidhje, pėrderisa nuk do tė ekzistojė ndonjė strategji apo projekt i qartė pėr vlerėsimin dhe perspektivėn e rrugės sė nisur, dhe pėr mė tepėr, pėrderisa nuk do tė ketė vullnet nga autoritetet drejtuese pėr tė thithur mendimin alternativ.

Autori ėshtė Pedagogė nė Universitetin e Tiranės


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio