Studentet.info
Lajme : Universitetet, fluks regjistrimesh nė ditėt e fundit
Kyqur 22-04-2006 7:35:04 (1415 Lexime)

Universiteti i Tiranės, mbi 36 mijė tė regjistruar

TIRANĖ, 22 PRILL- Pėrpos numrit tė madh tė tė regjistruarve, ende mbahen radhė tė gjata nga kandidatėt qė dėshirojnė tė dorėzojnė dokumentet e tyre pranė sekretarive tė fakulteteve. Nė universitetet e kryeqytetit, ditėt e fundit, janė regjistruar pėr tė vazhduar studimet e larta njė numėr i madh tė rinjsh. Plot 36 mijė e 34, ka shkuar numri i tė regjistruarve nė fakultetet e universiteteve tė Tiranės. Ndėrsa nė Universitetin Politeknik, numri i tė regjistruarve ka shkuar nė 8 mijė. Duke nėnkuptuar se tė rinjtė mund tė jenė regjistruar nė tė dy universitetet dhe rrjedhimisht janė dy herė apo mė shumė tė numėruar, pėr drejtuesit universitarė, shifrat mbeten sėrish tė mėdha.


“Do tė kėshilloja tė gjithė tė rinjtė, qė tė regjistrohen edhe nė universitete tė tjera tė vendit, pasi konkurrenca do tė jetė e madhe”, -sugjeroi dje, rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj. Thėnė nga Rrokaj, duke qenė njė numėr i lartė regjistrimesh, pėrzgjedhja do tė jetė mė e ashpėr. Nė universitetin e Tiranės, fakulteti qė ka numrin mė tė madh tė tė regjistruarve ėshtė fakulteti i Shkencave Sociale, me 7 mijė tė tillė. Njė numėr i konsiderueshėm tė rinjsh, kanė hedhur emrat e tyre edhe nė listat e sekretarive tė universitetit Politeknik. Fakulteti i Inxhinierisė sė Ndėrtimit, mban edhe numrin mė tė madh tė tė regjistruarve, 5 mijė. “Dega nė tė cilėn janė regjistruar mė shumė, ėshtė Inxhinieria e Mjedisit, ku janė regjistruar 8 herė mė shumė nga numri qė kemi pranuar vjet nė kėtė degė”, -theksoi dje rektori i universitetit Politeknik tė Tiranės, Pėrparim Hoxha. Sipas tij, numri qė mund tė pranojnė, nuk mund ta kalojė 100-ėn.
Fakulteti i Ekonomisė
Dyndje nuk ka vetėm nė degėt e liberalizuara, por edhe nė degėt pėr tė cilat Kėshilli i Ministrave ka pėrcaktuar kuota. Ditėt e fundit, nė Fakultetin e Ekonomisė janė regjistruar 4800 maturantė. Njė shifėr e lartė kjo, krahasuar me numrin 989 tė kuotave kryesore tė pėrcaktuara pėr kėtė fakultet. “Ka njė nevojė pėr rregullimin e vendimit tė qeverisė dhe kjo mund tė bėhet pas regjistrimeve, dhe pas verifikimit tė maturantėve regjistruar nė disa degė”,- ka thėnė dy ditė mė parė, dekani i fakultetit tė ekonomisė, Dhori Kule. Megjithėse nė kėtė fakultet nuk ka asnjė degė tė liberalizuar, dyndja e maturantėve ka qenė e madhe. Ēdo i regjistruar ka paguar vetėm njė mandate, prej 300 lekėsh tė reja dhe mė pas ka renditur degėt sipas parapėlqimit. “Kuota e pėrcaktuar, ėshtė maksimalja qė mund tė pėrballojmė, pasi mė shumė se mungesa nė infrastrukturė, kemi mungesa nė pedagogė. “Duhen 331 pedagogė dhe ne kemi vetėm 104 pedagogė tė brendshėm”, -pėrfundon dekani i fakultetit tė ekonomisė, Dhori Kule.
Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja
Edhe nė fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, puna pėr regjistrimin e tė interesuarve vazhdon normalisht. “Orari i regjistrimeve, ėshtė 9 me 16”, -theksoi dje, dekani i kėtij fakulteti Nonda Varfi. “Deri mė tani, nė degėn e gjuhės angleze janė regjistruar 1100, nė degėn e gjuhės italiane 1050, dhe nė degėn e gjuhės frėnge 250”, -thotė dekani Varfi. Pėr degėn e gjuhės italiane dhe degėn e gjuhės frėnge, pranimi do tė jetė i lirė. Nisur nga mundėsitė e kufizuara tė universiteteve, edhe pse dėshira e tė rinjve pėr studime ėshtė e madhe, dekani i gakultetit tė Gjuhėve tė Huaja thekson se nėse do tė ketė kritere, ato do tė vendosen pas pėrfundimit tė regjistrimeve. Pėrveē gjuhės italiane dhe asaj frėnge, edhe gjuhėt Sllave dhe Ballkanike nė fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, janė tė liberalizuara. Regjistrimi nė tė gjitha degėt e universiteteve, do tė zgjasė deri nė 30 prill.

36 000
ėshtė numri i tė regjistruarve nė Universitetin e Tiranės

8000
ėshtė numri i tė regjistruarve nė Universitetin Politeknik tė Tiranės

5650
ėshtė numri i tė regjistruarve nė Fakultetin e Histori-Filologjisė

4800
ėshtė numri i tė regjistruarve nė Fakultetin e Ekonomisė

7000
ėshtė numri i tė regjistruarve nė Fakultetin e Shkencave Sociale

1050
ėshtė numri i tė regjistruarve nė degėn e Gjuhės Italiane

250
ėshtė numri i tė regjistruarve nė degėn e Gjuhės Frėnge

Universiteti Politeknik i Tiranės
Inxhinieria e Ndėrtimit 5000
Inxhinieria Elektrike 2800
Inxhinieria Mekanike 500
Gjeologji-Miniera 300


Nga: Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio