Studentet.info
Lajme : Zgjedhjet ne UP vendos qeveria
Kyqur 22-04-2006 9:55:08 (1712 Lexime)

Qeveria vendos pėr UP

Prishtinė, 22 prill - Nė mbledhjen e radhės sė Qeverisė sė Kosovės, pėrpos qė do tė diskutohet pėr gjendjen aktuale nė Universitetin e Prishtinės (UP), do tė vendoset edhe pėr zgjedhjet e pėrgjithshme nė universitet.
Nė kėtė mbledhje ekzekutivi i vendit pritet tė vendos pro zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė universitetin e vetėm publik nė vend.
Kėshtu tregojnė burime tė Express-it nė Qeverinė e Kosovės.
Sipas kėtij burimi nė mbledhjen e kaluar tė qeveritarėve tė vendit ka qenė nė plan tė futet si pikė e rendit tė ditės edhe gjendja nė Universitetin e Prishtinės pas deklaratave tė fundit kundėrthėnėse tė zyrtarėve tė ministrisė sė Arsimit, dhe drejtuesve tė pėrkohshėm tė Universitetit tė Prishtinės.


Po i njėjti burim tregon se e tėrė qeveria, pėrfshi edhe vet kryeministrin e Kosovės Agim Ēeku janė tė interesuar qė njė herė e pėrgjithmonė nė Universitetin e Prishtinės tė ketė zgjedhje legjitime tė cilat do tė pranohen ndėrkombėtarisht.
Diskutimin pėr gjendjen nė UP, nė mbledhjen e radhės sė Qeverisė sė Kosovės, tė enjten e konfirmoi edhe Ulpiana Lama, zėdhėnėse nė ekzekutivin e vendit, e cila pohoi se nė mbledhjen e kaluar Agim Veliu, ministėr i Arsimit, ka prezantuar rezultatet e grupit tė ekspertėve.
“Qeveria e Kosovės pritet tė marr njė qėndrim nė mbledhjen e ardhshme qė zhvillohet tė martėn ose tė mėrkurėn e ardhshme. Njė vendim pėrfundimtar do tė merret nė kėtė mbledhje” thotė ajo, duke theksuar se nuk mund tė flet paraprakisht pėr njė gjė qė nuk ka ndodhur ende.
Nga ana tjetėr burime nga Universiteti i Prishtinės pohojnė se edhe nga ndėrkombėtarėt ka presion pėr organizimin e zgjedhjeve.
“Ka, ka presion, pritet qė Asociacioni i Universiteteve Evropiane tashti kanė pėr tė reaguar me njė letėr qė do ta dėrgojnė direkt. Megjithse ata e kanė pas pėrfaqėsuesin e vet nė grupin e ekspertėve, por tash edhe direkt kanė me kėrkua qė kėto zgjedhje tė u organizohen, edhe nuk do tė mund tė kalohen gjėrat kaq lehtė” thotė burimi i Express-it nė Rektoratin e UP-sė.
Ndryshe nga Jahi Hoxha, kryetar i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, qė ėshtė kundėr zgjedhjeve nė Universitetin e Prishtinės, Dukagjin Pupovci, anėtar i kėtij kėshilli pohon se grupi i ekspertėve ka rekomanduar tė mbahen zgjedhjet e pėrgjithshme nė universitet dhe kėtė e ka argumentuar me shembuj tė shumtė tė shkeljes sė procedurave zgjedhore gjatė zgjedhjeve tė vitit 2004.
“Personalisht e pėrkrah kėtė qėndrim tė Grupit tė Ekspertėve dhe, shpresoj se, edhe Kėshilli Drejtues do tė ketė mundėsi tė prononcohet rreth kėsaj ēėshtjeje. Sipas mendimit tim, mėnyra se si janė zhvilluar ato zgjedhje nuk i ka hije njė universiteti dhe unė uroj qė asnjėherė mė tė mos kemi zgjedhje tė tilla” thotė bindshėm anėtari i Kėshillit Drejtues Dukagjin Pupovci.
Ai thekson se nuk ka dėshirė tė polemizoi me kolegėt e tij, por shton se sipas Udhėzimit Administrativ 37/2005 zyrtarėt e lartė tė ngarkuar kanė obligim qė, nė bazė tė rekomandimit tė Grupit tė Ekspertėve, t'i organizojnė zgjedhjet nė tė gjitha rastet kur janė konstatuar shkelje.
“Tani, Grupi ka konstatuar se shkeljet kanė qenė tė njė pėrmase tė tillė qė kėrkohet mbajtja e tyre nė tė gjitha nivelet. Mendoj se kėtu nuk ka vend pėr dilema - mandati ekziston dhe duhet tė shfrytėzohet” thotė profesor Pupovci, duke shtuar se anėtarėsia e UP-sė nė Asociacionin e Universiteteve Evropiane dhe bashkėpunimi akademik me universitetet evropiane do tė varet nga legjitimiteti i organeve drejtuese tė UP-sė.

Nga: Jeton Llapashtica (jeton.llapashtica@gazetaexpress.com)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio