Studentet.info
Shendeti : Mėnyrat pėr tė rimodeluar silutėn tėnde
Kyqur 22-04-2006 10:35:06 (3351 Lexime)


Mėnyrat pėr tė rimodeluar silutėn tėnde

Kronometrin nė dorė! Ja 3 programe tė shpejta dhe superefikase. Tė lejojnė tė rimodelosh siluetėn tėnde, tė shmangėsh stresin, t ė rifitosh lehtėsinė e peshės. Zgjidh dietėn ‘'sprint'', qė pėrshtatet me ty.

3. DIETA QĖ TĖ SHFRYN

Objektivi: ul barkun. Dieta 3- ditore qė propozojmė ka njė efekt tė menjėhershėm pėr shfryrjen e barkut.Kjo dietė ėshtė e pasur me proteina, me pak karbohitrate dhe ėshtė ideale pėr njė provė pėr rrobat e banjės. Rezultati? Silueta juaj do tė jetė perfekte.

• Plusi i kėtij programi ende nuk ka pėrfunduar duke ndjekur kėtė program nuk do tė kesh atė ndjesinė e urisė por do tė jesh shumė energjike: si meritė e perimeve ushqyese me tė cilat do tė fillosh ēdo vakt.Pėr tė patur njė bark petė ha me ngadalė dhe pėrtyp ngadalė.

PERIME, MISH DHE PESHK: JE ME NĖ FORMĖ DHE ENERGJIKE

Pėr kėtė minidietė nuk janė parashikuar limite nė sasi. Njė limit ėshtė vetėm vaji i ullirit qė nuk duhet tejkaluar mė shumė se 4 lugė nė ditė. Siē e shikon, menuja nuk pėrmban karbohitrate: gjatė kėtyre 3 ditėve rri larg bukės, makaronave, orizit, sallameve, djathit dhe patateve.Pėr tė humbur 1 kg pa mundim dhe pėr tė shfryrė barkun nga ajri dhe lėngjet e tepėrta.

Dita 1-rė

Mėngjezi Njė kafe dhe njė gotė qumėsht
Ora 11:00 Kos
Drekė Sallatė mikse me perime dhe mish tė bardhė pule
Mbasdite Kos me fruta
Darkė Spinaq dhe mish pule

Dita 2-tė

Mėngjezi Njė kafe dhe njė lėng portokalli
Ora 11:00 Kos
Drekė Njė pjatė me perime zgare dhe biftek viēi
Mbasdite Kos me fruta
Darkė Sallatė jeshile dhe kofshė pule me rozmarinė

Dita 3-tė

Mėngjezi Njė kafe dhe njė kos tė vogėl
Ora 11 Lėng portokalli
Drekė Njė pjatė me perime tė zjera (jo patate) peshk me limon
Mbasdite Kos me fruta
Darkė Njė pjatė me karrota tė grira hollė dhe njė biftek viēi tė pjekur nė zgarė.

‘' DIETA ANTISTRES''
RIGJENERON TRUPIN DHE MENDJEN
Nė qoftė se ke kaluar njė javė stresuese, dhuroi vetes njė fundjavė rigjeneruese: ndiq kėtė minidietė qė zgjat 2 ditė.Tė lejon tė fitosh energjitė dhe pėrqendrimin.

• Ditėn e Hėnė do tė jesh mė energike , gati pėr t'u pėrballuar me pėrgatitjen e njė provimi, qė tė ndalonte tė shkoje me pushime. Me nje dietė tė kėtij lloji karbohitratet (bukė, makarona, oriz) janė efikase.

• Buka dhe makaronat kanė efekte qetėsuese: Minidieta parashikon njė pjatė makarona nė drekė. Pas kėtyre 2 ditėve peshorja do tė regjistrojė rėnien e tė paktėn gjysmė kile. Pas dreke pushoni pak por maksimumi 30 minuta: duke fjetur mė shumė rrezikoni tė zgjoheni nervoze dhe me humor tė keq.

USHQIME INTEGRALE KUNDĖR HUMORIT TĖ KEQ

Bukė , biskota, makarona dhe oriz integral. Kanė shumė fibra, qė ndihmojnė tė mbajnė nėn kontroll urinė dhe stresin. Nė orėn 11:00 janė tė nevojshme arra dhe bajame .Para se tė flini mund tė zgjidhni njė frut tė stinės, qė ėshtė njė mėnyrė‘'light & sėeet'' pėr tė thėnė “Natėn e mirė!”.

Zgjidh menutė qė ju japin qetėsi , kthjelltėsi dhe pėrqendrim.

Dita 1-rė

Mėngjezi Kapuēino me biskota dhe mjaltė
Ora 11:00 3 arra ose 4 bajame
Drekė 50 gr. makarona me salcė domate, me borzilok, njė lugė vaj ulliri, sallatė mikse me pak vaj.
Mbasdite Me zgjedhje 3 arra ose 4 bajame
Darkė 110 gr ngjalė e pjekur nė zgarė dhe njė pjatė sallatė jeshile, pak vaj

Dita 2-tė

Mėngjezi Kapuēino me biskota dhe njė kokėrr pjeshkė
Ora 11 3 arra ose 4 bajame
Drekė 50 gr. makarona e shoqėruar me kunguj zgare, pak vaj dhe sallatė jeshile
Mbasdite Me zgjedhje 3 arra ose 4 bajame
Darkė 80 gr proshutė, sallatė jeshile.

‘'DIETA RIGJENERUESE''

PĖR TĖ RIPARUAR ATĖ QĖ KE KONSUMUAR MBRĖMJEN E KALUAR

Zgjohesh me marrje mendsh dhe me dhimbje koke pasi njė natė mė parė e ke ekzagjeruar me pijen?.

• Mjaftojnė 24 orė pėr tė ndrequr gjithēka. Ditėn pas ngrėnies duhet tė ndjekėsh njė dietė pa shumė kalori.

• Pi 2-3 gota ujė ēdo orė: ėshtė i rėndėsishėm pėr tė eliminuar substancat toksike, qė formohen si rrjedhim i alkolit tė konsumuar. Pėr tė arritur kėtė objektiv gjatė ditės mos konsumoni kafe por 2-3 filxhan ēaj, qė ėshtė njė element dieteik nė mėngjez.

USHQIME ‘'TĖ THATA'' DHE TĖ LEHTA PĖR TĖ RIPARUAR GJIITHĒKA

Dieta rigjeneruese, qė zgjat 1 ditė fillon me njė mėngjez tė lehtė. Janė tė ndaluara biskotat dhe kruasantėt qė kanė shumė yndyrna qė rėndojnė mėlēinė. Rrugė tė lirė bukės sė thekur.

Ushqehu kėshtu , dhe rikthehu nė formė

Dita 1-rė

Mėngjezi Njė filxhan ēaj limoni dhe 2 feta bukė tė thekura
Ora 11 Njė frut
Drekė 110 gr gjoks pule, sallatė jeshile me njė lugė vaj ulliri dhe njė fetė bukė tė thekur
Mbasdite Sallatė frutash
Darkė 100 gr gjizė, perime mikse zgare me njė lugė vaj dhe njė fetė bukė e thekur

Spekter, Nr. 217


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio