Studentet.info
Lajme : Nė U. e Shkodrės, 3 500 tė regjistruar dhe 6 200 nė U. e Elbasanit
Kyqur 25-04-2006 5:43:31 (1543 Lexime)

Universiteti i Elbasanit, mė shumė tė regjistruar pas Tiranės

SHKODĖR, 25 PRILL- Plot 6 200 tė regjistruar nė universitetin “Aleksandėr Xhuvani” tė Elbasanit dhe 3 500 tė regjistruar nė universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės. Kėto janė shifrat e regjistrimeve nė ditėt e fundit. Jani Dode, rektor i Universitetit tė Elbasanit, thotė se degėt mė tė kėrkuara janė ato tė Fakultetit tė Shkencave Sociale. “Numri i tė regjistruarve nė ēdo degė tė Shkencave Sociale ėshtė 500 deri nė 600”, - thotė rektori Dode. Ndėrkohė qė rektori i Universitetit tė Shkodrės, Mahir Hoti, thekson se nė bazė tė numrit tė tė regjistruarve, ka disa degė mė tė preferuara. “Sigurisht qė nė krye ėshtė juridiku dhe mė pas vijnė infermieria, gjuha angleze etj”, - u shpreh dje rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi”, Mahir Hoti. Nė Universitetin e Elbasanit dhe nė Universitetin e Shkodrės, kuotat kryesore janė pėrkatėsisht 642 dhe 722. Ndėrkohė qė degėt e liberalizuara pėr universitetin “Aleksandėr Xhuvani” nė Elbasan janė edukim qytetar dhe cikėl i ulėt, kurse nė universitetin “Luigj Gurakuqi” nė Shkodėr ėshtė dega e histori-gjeografisė.


Durrėsi dhe Vlora
Pėr universitetet e bregdetit, numri pėrbėn dallim tė konsiderueshėm. Nė universitetin e Vlorės “Ismail Qemali”, numri i tė regjistruarve ėshtė shumė mė i madh se sa nė universitetin e Durrėsit “Aleksandėr Moisiu”. “Deri mė tani numri i tė regjistruarve ka arritur nė 5 mijė”, -ka thėnė dy ditė mė parė rektori i universitetit tė Vlorės, Bilal Shkurti. Ndėrsa rektori i universitetit tė Durrėsit, Agim Kukeli, tregon se numri i tė regjistruarve nė universitetin mė tė ri nė vend, ka shkuar vetėm nė 1 mijė. Nė universitetin e Vlorės, degėt e liberalizuara janė teknologjia e informacionit, inxhinieri detare dhe navigacion. Gjithsesi, duke krahasuar universitetet, nė bazė tė numrit tė tė regjistruarve, kreun e mbajnė universitetet e kryeqytetit dhe konkretisht Universiteti i Tiranės, me mbi 36 mijė kandidatė.

36 000
ėshtė numri i tė regjistruarve nė Universitetin e Tiranės

8 000
ėshtė numri i tė regjistruarve nė Universitetin Politeknik tė Tiranės

3 000
ėshtė numri i tė regjistruarve nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės

5 000
ėshtė numri i tė regjistruarve nė universitetin “Ismail Qemali” tė Vlorės

1 000
ėshtė numri i tė regjistruarve nė universitetin “Aleksandėr Moisiu” tė Durrėsit

3500
ėshtė numri i tė regjistruarėve nė universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės

6 200
ėshtė numri i tė regjistruarve nė universitetin “Aleksandėr Xhuvani” tė Elbasanit

Nga:Valmora GOGO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio