Studentet.info
Lajme : Kriteret pėr degėt e liberalizuara janė Matura Shtetėrore dhe nota mesatare
Kyqur 25-04-2006 5:45:29 (1782 Lexime)

Degėt pa konkurs, numri i pranimeve vendoset nė vjeshtė

TIRANĖ, 25 PRILL- Kur numri i tė regjistruarve nė kryeqytet ka arritur nė shifra tepėr tė larta, pyetja kryesore ėshtė se a do tė hyjnė tė gjithė nė degėt e liberalizuara. Duke folur pėr regjistrimet, ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, ka anashkaluar pėrgjigjen nėse do tė hyjnė apo jo tė gjithė kandidatėt e regjistruar nė 38 degėt ku pranimi ėshtė deklaruar i lirė. “Mė vjen shumė mirė qė ka kaq shumė kėrkesa pėr degė tė caktuara, njėkohėsisht edhe pėr degėt qė janė shpallur tė hapura”, - ka nisur pėrgjigjen e tij ministri Pollo. Nga ana tjetėr, duke vėnė theksin te llogaritja dy herė apo tri herė e njė kandidati, Pollo ėshtė shprehur se ende nuk dihet numri i tė rinjve qė synojnė nė njė degė tė caktuar. “Si rregull, njė konkurrues regjistrohet nė mė shumė se njė degė, pra ende nuk e dimė se sa do tė jetė numri i atyre qė synojnė tė hyjnė nė njė degė tė caktuar”, - thotė Pollo. Por ai nėnvizon se do tė ketė njė bashkėpunim tė plotė me drejtuesit e universiteteve pėr kėtė ēėshtje. “Numrin e atyre qė synojnė tė hyjnė nė njė degė tė caktuar, ne do ta marrim vesh me saktėsi nė vjeshtė. Prandaj, nuk mund tė komentojmė mė pėrpara, por do tė kemi parasysh edhe limitet e universiteteve nė kryeqytet dhe duke bashkėpunuar me drejtuesit e universiteteve, do tė gjejmė zgjidhje pėr problemet eventuale qė mund tė dalin”, -u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo.


Universiteti
Duke i ditur deri nė detaje kapacitetet e universiteteve, drejtuesit flasin pėr kritere. Kėto edhe pėr degėt e liberalizuara. “Sigurisht qė duhet tė ketė pėrzgjedhje”, -thotė rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj. Nė universitetin ku numri i tė regjistruarve ka shkuar nė 36 mijė, sipas rektorit Rrokaj, tė rinjtė do tė pėrzgjidhen sipas dy kritereve. “Edhe pėr degėt e liberalizuara do tė pėrzgjidhen mė tė mirėt, sipas rezultateve tė Maturės Shtetėrore dhe mesatares sė shkollės sė mesme”, - u shpreh Rrokaj. Duke qenė se kapacitetet e kėtij universiteti nuk mund tė lejojnė studimin e jo mė shumė se 4 300 kandidatėve nė vitin e parė, rektori Rrokaj bėri me dije se do tė dialogohet me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės. “Ne do tė gjejmė rrugėt mė tė pėrshtatshme brenda mundėsive infrastrukturore dhe burimeve njerėzore pa cenuar cilėsinė”, -vazhdoi mė tej rektori Rrokaj. Sipas tij, Universitetit tė Tiranės i duhen 500 pedagogė tė rinj, dyfishi i pedagogėve tė tanishėm dhe dy godina tė reja nė shėrbim tė Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja dhe Fakultetit tė Shkencave Sociale. “Tashmė ka ardhur koha jo vetėm e investimeve nga shteti, por njėkohėsisht e investimeve nga biznesi privat dhe e kredive tė marra nga bankat”, -ka pėrfunduar rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, sa i pėrket mėnyrės sė rregullimit tė kushteve nė universitetin qė ai drejton. Ndėrkaq, nė Universitetin e Tiranės regjistrimet do tė vazhdojnė deri tė dielėn, nė datėn 30 prill.
Rrethet, shansi i dytė
“Ēdo konkurrues pėr shkollė tė lartė, i cili ėshtė regjistruar nė njė universitet, fakultet apo degė nė Tiranė, tė ketė parasysh qė t’i ruajė vetes edhe njė shans tė dytė, duke u regjistruar edhe nė Shkodėr, Korēė, Elbasan, Gjirokastėr, Vlorė, dhe Durrės”, -u ka kėshilluar ministri i Arsimit, Pollo, tė gjithė kandidatėve. Pas kėshillės sė zėvendėsministres sė Arsimit, Adriana Gjonaj, dy ditė mė vonė, vjen i njėjti sugjerim edhe nga ministri Pollo. Kjo, sipas kėtij tė fundit, qė njė maturant tė mos humbasė kėtė vit tė drejtėn e studimit, pasi ky kandidat mund tė mos fitojė tė drejtėn e studimit nė njė degė tė caktuar nė njė universitet tė kryeqytetit. Kėshilla e ministrit Pollo ka shkuar edhe mė tej. Sipas tij, maturantėt duhet tė regjistrohen nė universitetet e rretheve, pavarėsisht nga dega qė kėta preferojnė. “Nėse neglizhohet regjistrimi brenda kėsaj jave, nuk ka shanse pėr tė vazhduar shkollėn e lartė kėtė vjeshtė”, -ka pėrfunduar ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo.

Nga:Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio