Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 26-04-2006 14:00:53 (1483 Lexime)


Kush duhet tė jetė kompetent pėr ministrin, Po(a)pov(i)ci?

BESNIK KRASNIQI

Vendimi i mbrapsht

Qeveria e vendit sot mori njė vendim me tė cilin i dha tė njejtėn tė drejtė ministrit Veliu me atė qė e kishte Papoviēi nė vitin 1991, pėr tė bėrė ēfarė tė dojė me Universitetin. Ai mund tė shkarkojė nė Universitet kė tė dojė dhe mund tė ngarkojė nė detyrė kė tė dojė.
Nė fakt, ky vendim mi kthej kujtimet nė ato vitet kur mė veē fillova tė belbėzoja. Me kthej nė atė kohen kur dėgjoja prindėrit tek flisnin pėr Universitetin dhe studentėt. Tek brengoseshin pėr fatin qė e pėrcillte Universitetin, dhe pėr qizmen e fėlliqur qė shkilte nė tė. Atėbotė nuk mund tė kuptoja se ēka ju dashka tė ‘mėdhenjve’ ta merrnin nėn kontrollė shkollėn, por mė kujtohet se isha lenduar sė tepėrmi me tė mėsuar se studentėt mė nuk lejoheshin tė vijonin shkollimin nė ato objektet universitare, themelet e tė cilave ishin ndėrtuar me djersė e me gjakun e qytetarit.


Tash kam filluar tė mendoj ndryshe. Ndryshe sepse tash jam bėrė pjesė e kėsaj shkolle pėr tė cilėn po bėhet luftė e ndyer pėr tė instaluar nė tė njerėzit e klaneve tė partive qeverisėse tė vendit. Sot, po dėgjoj pėr ligjshmėri dhe paligjshmėri, drejtėsi dhe padrejtėsi. “I ‘forti’ bėn ligj dhe drejtėsi”, do tė thoshte populli, ndėrsa i ‘fortit’ sot edhe njė herė tregoi se ka nė dorė gjithēka qė ėshtė mbi kėtė tokėn e Kosovės (perjasho njė pjesė matanė Ibrit, atje ku gjendet njė universitet i paprekshėm). I ‘forti’ sot po merr vendime tė mbrapshta, me tė cilat po e rrėnon atė qė ėshtė arritur tash e 36 vite, po e rrėnon demokracinė nė vendimmarrje. Jo vetėm kaq. Po e rrėnon njė tė drejtė tė pamohueshme, pacenueshmėrinė e Universitetit dhe po pėrdhosė njė Statut i cili ėshtė miratuar nga Kuvendi.

Deklarata e ministrit
Sot, pasi ministrit Veliu iu dha e drejta nga ekzekutivi qė Universitetin ta ketė sikur baqen e babės, po dėgjoj njė deklaratė tė tij tek thoshte se: “Masat e sotme krijojnė parakushte pėr zgjedhje demokratike nė UP, qė do tė rezultojnė me njė udhėheqje kompetente, tė ligjshme dhe tė pranuar nga tė gjithė mėsimdhėnėsit, studentėt, ...”. Dorėn nė zemėr, demagogjitė e tij mė bėnin tė vjellė. Pėr ēfarė parakushtesh fliste ai, pėr ēfarė zgjedhjesh demokratike dhe pėr ēfarė udhėheqjeje kompetente? Kush po na fliska sot pėr demokracinė? Po fliska njeriu qė prej se drejton MAShT-in ka ditur vetėm tė lėshojė dofar udhėzimedh dhe tė marrė aso vendimesh tė dhunshme qė e kanė shndėrruar universitetin nė njė gjendje mjeruese, ēfarė e kishte edhe nė kohen e regjimit millosheviqian. Flet pėr demokracinė dhe ushtron diktat. Ai ditka tė flasė pėr udhėheqje kompetente. A thua kush duhet tė jetė kompetent pėr tė? Duhet tė jetė Po(a)pov(i)ci, shokėt e zyrės sė tij, tė partisė sė tij, apo tė mahallės sė tij. Besa, meqė Statuti i UP-sė nuk perjashton mundėsinė qė rektor tė jetė edhe dikush nga jashtė Kosova, me shkoj mendja mos mund tė presim qė Qeveria tė na bjerė nė krye perseri Papoviēin e tė 90-ave (!!!).
Me tė dėgjuar deklaratėn jamė bėrė gogja merak (aq mė tepėr meqė studioj lėmin e mjekėsisė). Ministrit i paska humbur tė parit dhe tė dėgjuarit. Po, nėse bazohemi tek deklarata e tij e lartcekur. Veliu po konsideroka se kjo qė ka bėrė sot do tė jetė e pranueshme pėr tė gjithė mėsimdhėnėsit, studentėt, etj. Pėr ēfarė kuadri dhe ēfarė studentėsh e ka fjalėn. Ka dėgjuar ai pėr vendimin e Senatit tė UP-sė, aty ku mėsimdhėnėsit kanė dėrguar tė pėrzgjedhurit e tyre. Po ashtu edhe pėr zgjedhjet studentorė tė 8 marsit. Ato i treguan ministrit se kush pėr kė ėshtė. Parlamentarėt studentė po tregojnė se ēka mbėshtesin e ēka jo, madje edhe ato organizata qė nuk janė futur nė koalicion janė tė njė zėri. Ai sikur paska harruar qė disa herė studentėt ia kanė zėnė dyert e ministrisė dhe ia kanė pėrlyer me vezė godinėn. Atėherė cilėve studentė i referohet ministri?
Hallin e kam edhe tek njė gjė: Mos kompetenca qė i ėshtė dhėnė ministrit nga ana e Qeverisė ia lejon atij qė t’i vėjė nė grusht edhe studentėt. Tė vendosė se kush duhet vazhduar studimet e kush jo. Apo, njė ditė mund tė presim qė edhe t’i uzurpoi godinat dhe tė na lėrė nė rrugė!

Profesori qė zhveshi vendimin
I brengosur me kėtė hall pyeta sot njėrin nga pedagogėt e mi: Ēka po bėn Qeveria me Universitetin? Dhe ma ktheu: “Ende nuk e ke kuptuar? Nuk po e sheh krizen nė Qeveri dhe shkarkimet qė do tė pasojnė tani? Nuk po i lexon faqet e gazetave qė ēdo ditė prezantojnė afera korrupsioni tė Qeverisė! Ky ėshtė potez diplomatik, Qeveria don tė prodhojė njė krizė nė Universitet dhe kėshtu ta zhvendosė vemendjen atje!”.
Kėtu qenka puna!
Pse tė bėhet njė krizė e radhės nė Universitet nga ana e Qeverisė? Nėse ajo nuk ėshtė e aftė tė krijojė stabilitet nė koalicion, nė tė cilin pasojnė shkarkim ngarkime tė njėpasnjeshme, tensionet brenda saj nuk duhet gjuajtur diku tjetėr. Aq me tepėr nė njė institucion tek i cili ka filluar zhvillimi demokratik dhe ka lulėzuar mendimi i lirė. Nėse kėshtu mendohet se vemėndja e qytetarit do tė largohet nga situatat nga mė tė shėmtuarat qė dinė tė evidentohen nė ekzekutiv, ua bėjmė me dije se jeni nė gabim.

Porosia
Dhe sikur ėshėt harruar njė porosi e para dy ditėve: Duhet ditur se tashmė kanė kaluar kohėrat kur makineria shtetėrore kontrollonte gjithēka. Universiteti duhet tė jetė i pa prekshėm. Kjo paprekshmėri e Universitetit nuk ėshtė njė shpėrblim qė duhet dhėnė por ėshtė diēka e siguruar me ligj, dhe njėkohėsisht ėshtė njė kusht pėr tė funksionuar si njė institucion i formimit qytetar. E dija se e drejta nuk jepet pėr gjysmė. Kur e drejta ndahet nė pėrgjysmė, njėra gjysmė komploton kundėr tjetrės. Dikur shtroja pyetjen: Kush po projekton komplote nė Universitet, sot kjo pyetje mė nuk ja vlenė tė shtrohet, gjithēka ėshtė e qartė!


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio