Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 27-04-2006 10:52:15 (1249 Lexime)

UNIVERSITETI NĖ KAOS

QANI MEHMEDI


Ka vite qė Universiteti i Prishtinės ėshtė pėrfshirė nė njė kaos, ku mė nuk dihet as kush ēka punon, as kush sa punon, as kush sa paguan. Njė Udhėzim Administrativ i Ministrisė sė Arsimit, qė proklamon zgjedhjet e pėrgjithshme nė Universitetin e Prishtinės, nė dukje tė parė lė tė kuptohet se udhėzuesi dėshiron ta nxjerrė Universitetin nga kaosi nė rend, mirėpo kjo ėshtė vetėm nė dukje tė parė.
Njė ministėr, deri dje mėsues katundi, pak ėshtė pėr tė besuar se ka dijen dhe fuqinė qė Universitetin e Prishtinės mund ta nxjerrė nga katandisja e plotė.
Mirėpo, po kėshtu njė apo mė shumė persona qė kanė marrė shkopin e dirigjentit nė Universitetin e Prishtinės me tituj tė pėrēudshėm, ashtu siē janė tė pėrēudshme dofarė masash, qė u thonė tė pėrkohshme e qė nė tė vėrtetė janė tė dhunshme, vetėm sa paralajmėrojnė se Universiteti ėshtė duke pėsuar rėnien nga e zeza nė skėterrė.



Ai farė organi i dhunshėm nė krye tė Universitetit sikur dėshiron tė mbrojė njė status-quo, prandaj edhe sa u pėrket zgjedhjeve angazhohet pėr ndryshime kozmetike. Qeveria nuk mund t’i fusė aq thellė gishtėrinjtė nė Universitet, sepse kėtė nuk ia lejojnė as normat ndėrkombėtare, tė cilat qartė obligojnė ēdo shoqėri moderne pėr tė siguruar pavarėsinė e universitetit. Mirėpo ē’mund tė bėhet nė situatėn kur as universiteti publik nuk mund ta qeverisė vetveten siē e ka dėshmuar kėtė katėrcipėrisht Universiteti i Prishtinės ?
Do tė ishte gjysmė e keqe sikur Ministria e Arsimit tė kishte forcė intelektuale dhe me ēfarėdo udhėzimi administrativ apo mase tjetėr juridike a morale ta nxirrte Universitetin nga kaosi. Mirėpo si Universiteti i Prishtinės, ashtu dhe Ministria e Arsimit e Kosovės kanė tė njėjtėn sėmundje, paaftėsinė, jo vetėm pėr tė qeverisur dikė, por edhe pėr tė qeverisur me vetveten.
Asnjėherė Kosova qysh se ėshtė krijuar si entitet nuk ka pasur ministri mė tė dobėt tė Arsimit dhe njė ministėr aq impotent nė kuptimin intelektual dhe moral, siē ėshtė ky i tanishmi, dhe asnjėherė nuk ka pasur staf udhėheqės arsimor mė anonimus sesa ėshtė ky i tanishmi.
Pra a munden njerėz tė tillė tė bėjnė njė operacion aq tė vėshtirė dhe aq tė komplikuar siē i nevojitet Universitetit tė Prishtinės, e qė pacienti tė mos vdesė?
E gjithė piramida e Ministrisė ėshtė krijuar pa kritere, e gjithė piramida e Universitetit po kėshtu ėshtė ngritur pa kurrfarė kriteri, as moral, as intelektual, as shkencor.
Nuk mbahet mend qė kur ekziston Universiteti i Prishtinės qė shefa degėsh, prodekanė, dekanė, prorektorė, dhe rektorė tė jenė zgjedhur njerėz tė tillė qė tė mos kenė bėrė kurrfarė emri nė fushėn me tė cilėn merren, siē ėshtė stafi i tanishėm i Universitetit tė Prishtinės.
Universiteti i Prishtinės ėshtė nė rrėnim. Ai ēdo ditė e mė shumė ėshtė duke shkuar poshtė e mė poshtė dhe vėshtirė ėshtė tė besohet se me njė udhėzim qeveritar mund tė ndalet ky rrėnim, aq mė parė kur ai udhėzim s’ka pas vetes as dijen, as forcėn morale, e as kapacitetin e mjaftueshėm veprues tė stafit qė e ka nxjerrė. Nė vend tė Udhėzimit, qė nė kėtė situatė nėnkupton forcėn, e cila megjithatė nuk posedohet, Qeveria e Kosovės ėshtė dashur qė tė pėrcaktojė kriteret mbi bazė tė tė cilave dikush mund tė zgjidhet nė kreun e fakulteteve dhe tė Universitetit tė Prishtinės dhe tė sigurojė me masa administrative respektimin e plotė tė atyre kritereve nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Universitet. Tė tjerat duhet t’i lihen universitetit.
Megjithėkėtė, me udhėzime a pa udhėzime do tė vazhdojė katandisja morale dhe profesionale e Universitetit tė Prishtinės. Si ėshtė gjendja, vetėm njė zot tani mund ta shpėtojė kėtė institucion. E ai ka punė tė tjera pėr tė zbritur nga qielli.


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio