Studentet.info
Lajme : Intervistė me Jahi Hoxhėn, kryetar i Kėshillit Drejtues tė UP-sė
Kyqur 28-04-2006 8:28:16 (1349 Lexime)


Hoxha: Udhėzimi administrativ i Qeverisė ėshtė ndėrhyrja flagrante

PRISHTINĖ, 28 PRILL– Udhėzimi i ri Administrativ, i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe nga Qeveria e Kosovės, krijon njė praktikė shumė tė keqe dhe shumė tė dėmshme pėr Universitetin e Prishtinės, thotė nė njė intervistė pėr “Lajm” kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Jahi Hoxha. Ai thotė se mė kėtė veprim mund tė krijohen pakėnaqėsi tė mėdha, mund tė krijohen revolta dhe lėvizje tė padėshirueshme. Sipas tij, me kėtė vendim, ēdo forcė politike qė e merr pushtetin, mund tė ndėrhyjė nė Universitet dhe tė instalojė udhėheqjen e vet.
Kryetari i Kėshillit Drejtues i Universitetit tė Prishtinės, Jahi Hoxha, shpreh mllefin ndaj masave tė marra pėrmes njė udhėzimi, i cili nė tė ardhmen mund tė bėhet model pėr secilėn parti qė vjen nė pushtet. Ai thotė se askund nė botė Universiteti nuk udhėhiqet nga ministri. Madje, sipas tij, raste tė tilla s’mund tė gjenden as nėpėr literaturė.


Lajm: Si e komentoni aprovimin e Udhėzimit Administrativ nga qeveria pėr marrjen e tė gjitha kompetencave organeve tė Universitetit nga ministri Veliu?
Hoxha: Sė pari dua tė theksoj se Ministria e Arsimit pėrpara se tė nxjerrė udhėzim tė ri administrativ, nuk ka bėrė as pėrpjekjet mė tė vogla qė tė marrė opinionet e udhėheqjes sė Universitetit pėr ta tejkaluar gjendjen e krijuar. Ndryshe, Udhėzimi i ri Administrativ ėshtė ndėrhyrje flagrante nė autonominė e Universitetit. Pėr mė tepėr, me kėtė krijohet njė praktik shumė e keqe dhe shumė e dėmshme pėr Universitetin e Prishtinės, pasi sipas kėtij vendimi ēdo forcė politike qė e merr pushtetin mund tė ndėrhyjė nė Universitet dhe tė instalojė udhėheqjen e vet. Ky veprim nga ana e Ministrisė i krijon probleme tė mėdha Universitetit pėr arsye se udhėheqja e pėrkohshme kurrė nuk mund tė krijojė strategji pėr zhvillim afatgjatė, pra punon sot pėr nesėr.

Lajm: A ėshtė dashur qė qeveria tė konsultohet edhe me udhėheqjen e Universitetit pėrpara se ta pėrkrah ministrin e Arsimit dhe udhėzimin e tij?
Hoxha: Kjo ka qenė e domosdoshme pėr arsye se nuk ka kush qė e njeh gjendjen mė mirė se sa udhėheqja e Universitetit. Ne gjithherė kemi qenė tė gatshėm tė ulemi dhe tė pėrshkruajmė gjendjen, tė bėjmė analiza dhe tė shohim se ēfarė ėshtė mundėsia e daljes nga kjo situate.
Mendimi im ėshtė se dalja nga kjo krizė ka qenė vetėm nėse do tė ishte caktuat ushtruesi i detyrės sė rektorit, e jo caktimi i zyrtarėve tė lartė siē ka vepruar ministria.

Lajm: A kujtoni se ka menduar Ministria qė ta tejkalojė kėtė situatė?
Hoxha: Po. Mirėpo Ministria kėtė nuk e ka menduar, sepse ka dashur qė me ēdo kusht ta ndryshojė kėtė strukturė tė Universitetit, pėr tė cilėn gjė unė kam tėrhequr vėrejtjen shumė herė pėrmes mediave. Vėrejtjet i kam bėrė sepse kam dashur ta heq pėrgjegjėsinė prej vetes dhe prej anėtarėve tė Kėshillit Drejtues pėr pasojat qė mund tė dalin nga kjo ndėrhyrje. Nuk ėshtė koha pėr tė bėrė ndėrhyrje tė tilla nė universitet. Mund tė krijohen pakėnaqėsi tė mėdha, mund tė krijohen revolta dhe mund tė krijohen lėvizje tė padėshirueshme.

Lajm: Pse e konsideroni ndėrhyrje flagrante kur nė Udhėzim thuhet se e gjithė kjo bėhet vetėm me qėllim tė vendosjes sė ligjshmėrisė nė Universitet?
Hoxha: Ėshtė ndėrhyrje flagrante. Edhe pse formalisht nuk shkruan nė Udhėzim qė shkarkohet udhėheqja e UP-sė, faktikisht pushojnė funksionet e Kėshillave tė fakulteteve, funksionet e Senatit dhe funksionet e Kėshillit Drejtues. Sipas kėtij Udhėzimi organet e UP-sė mund ta thėrrasin vetėm ndonjė mbledhje urgjente, ta zėmė pėr ndonjė rast vdekjeje tė mbajnė mbledhje komemorative, etj. Organet e Universitetit nuk mund t’i ushtrojnė funksionet qė janė tė pėrshkruara nė Statutin e UP-sė.

Lajm: Si e konsideroni kėrkesėn pėr formimin e Komisionit Qendror Zgjedhorė pėr zgjedhje tė pėrgjithshme nė UP, tė pėrshkruar nė kėtė Udhėzim?
Hoxha: Kjo nuk ėshtė e drejtė. Komisioni pėr zgjedhje ėshtė paraparė tė formohet jashtė UP-sė, ndėrkohė qė ėshtė njė ekspert nga OSBE-ja, njė ekspert i statutit qė ne e dimė kush ėshtė ai, pra (Georg) Veberi, i cili i ka pėrgatitur rekomandimet pėr zgjedhje, dhe ėshtė Sekretari i UP-sė (Destan Halimi), shok i ngushtė i kėtyre dy tė tjerėve.

Lajm: Nė Udhėzim, ministrit i jepet autoriteti pėr shkarkim tė “Zyrtarėve tė Lartė tė Ngarkuar”, udhėheqės i tė cilit organi jeni ju. Si e komentoni kėtė?
Hoxha: Me kėtė Udhėzim ministri i Arsimit ka autorizime pėr pushtet absolut nė UP. Kėtė nuk mund ta gjejmė nė asnjė universitet tė botės, dhe jam i sigurt se njė pushtet tė tillė nuk mund ta gjejmė tė ketė ndodhur ndokund as nė literaturė. Parashikimi pėr shkarkimin e sekretarėve tė fakulteteve ėshtė njė kėrcėnim i drejtpėrdrejtė me qėllim qė tė radhiten nė krahun e ministrit pėr tė organizuar zgjedhjet.
Qė sot, Universiteti i Prishtinės nuk udhėhiqet nga profesorėt dhe stafi i UP-sė, por nga vetė ministri Agim Veliu.

Intervistoi: Fadil SERTOLLI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio