Studentet.info
Lajme : Kuvendarėt tė shqetėsuar pėr gjendjen nė Universitetin e Prishtinės
Kyqur 28-04-2006 8:32:39 (1436 Lexime)

OPOZITA: UNIVERSITETI, NĖN MASA TĖ DHUNSHME

PRISHTINĖ, 28 PRILL - Ndėrhyrja e Ministrisė sė Arsimit nė Universitetin e Prishtinės, pėr pak minuta ka qenė temė e nxehtė tė enjten nė seancėn e rashės sė Kuvendit tė Kosovės. Edhe pse gjendja nė Universitetin e Prishtinės ėshtė vlerėsuar si shqetėsuese nga tė gjithė, pozita ka qenė kundėr kėrkesės sė opozitės pėr ta futur kėtė ēėshtje nė rend tė ditės pėr diskutim. Enver Hoxhaj, deputet nga radhėt e PDK-sė, tha se ndėrhyrjet e Ministrisė sė Arsimit nė Universitet u ngjajnė masave tė dhunshme qė dikur i aplikonte Serbia nė institucionet e arsimit shqip nė Kosovė. Pėr debatin nė Kuvend, ai tha se ėshtė e domosdoshme tė jetė i pranishėm ministri i Arsimit, Agim Veliu. Njė pėrkrahje gjysmake iniciativės sė Grupit Parlamentar tė PDK-sė ia ka dhėnė edhe shefja e Grupit Parlamentar tė AAK-sė, Gjylnaze Syla. Ajo tha se ēėshtja e arsimit ėshtė imediate, por pėr debat duhet respektuar procedurat e rregullta tė Kuvendit, e jo tė futet nė rend dite pa kaluar nėpėr to.
Propozimi i PDK-sė e ka gjetur mbėshtetjen e plotė tė krahut tjetėr opozitar, Partia Reformiste ORA.


Teuta Sahatēia, shefe e Grupit Parlamentar tė kėtij subjekti, tha se pėr kėtė ēėshtje duhet debat i menjėhershėm dhe masa adekuate pėr pėrmirėsimin e gjendjes.
Ndėrsa Alush Gashi, shef i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, ashtu si edhe Syla e AAK-sė, tha se grupacioni politik i partisė sė tij ėshtė pėr debat, por duke i respektuar rregullat e Kuvendit.
“Ēėshtja e varrezave masive dhe punėt nė arsim janė dy problemet mė tė mėdha tė pasluftės nė Kosovė”, tha ai.
Sipas Gashit, arsimi, nė pėrgjithėsi, e nė veēanti Universiteti i Prishtinės ėshtė politizuar dhe ka nevojė tė shkarkohet nga kjo ngarkesė e dėmshme pėr sferėn e edukimit.
Pas kėtyre debateve, kryesuesi i seancės plenare, Sabri Hamiti, e ka vėnė nė votim propozimin e PDK-sė. Pas votimit, debati pėr Universitetin nuk arriti tė hyjė nė rend dite si pikė e jashtėzakonshme, pasi kundėr votuan 47 deputetė, karshi 29 qė ishin pėr debatin, kurse 4 nga deputetė abstenuan.

Studentėt e presin Qeverinė deri tė hėnėn
Disa dekanė tė fakulteteve dhe kreu i Parlamentit Studentor tė UP-sė kanė konfirmuar tė enjten pėr “Lajm” se nuk do t’u binden vendimeve tė Qeverisė.
Dekani i Fakultetit Filozofik, Selim Daci, tha se ndėrhyrja e Qeverisė ėshtė politike, andaj arsyetimi nė emėr tė ligjshmėrisė ėshtė vetėm njė farsė. Ai tha se si dekan do t’i japė pėrgjegjėsi vetėm Rektoratit tė UP-sė, e askujt tjetėr.
Dekani i Fakultetit tė Elektroteknikės, Luan Ahma, tha se as qė i intereson se ēka po ndodh nė Universitet. “Madje, nuk kam marrė pjesė as nė mbledhjen e fundit tė Senatit pėr shpalljen e konkursit pėr rektor”. Ndėrkohė, anėtarėt e Parlamentit Studentor kanė votuar njėzėri kundėr vendimit tė Qeverisė. Kryetari i kėtij parlamenti, Elbasan Hoti, tha se u ka bėrė apel institucioneve tė Kosovės qė ta anulojnė kėtė vendim, sepse nuk ka as bazė juridike.
“Kjo ėshtė shkelje e autonomisė sė Universitetit. Qeveria deri tė hėnėn ka afat tė pėrgjigjet nė apelin tonė pozitivisht, e nėse ndodh e kundėrta, atėherė trazirat nė Universitet nuk do tė ndalen, kurse ne s’do tė mbajmė pėrgjegjėsi”.

UP-ja, megjithatė, e shpalli konkursin pėr rektor
Edhe pse Ministria, konkretisht Qeveria, i ka anuluar vendimet e Senatit tė UP-sė pėr shpalljen e konkursit pėr rektor, ky vend vakant do tė jetė i pranishėm tė premten nė tė gjitha mediat e shkruara dhe nė faqen zyrtare tė internetit tė UP-sė.
Jahi Hoxha, kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, tha se ai e ka pasur vetėm pėr obligim t’i zbatojė vendimet e Senatit. “Senati ka marrė vendim pėr shpalljen e konkursit pėr rektor, andaj unė e kam kryer vetėm punėn administrative”. /Gazeta LAJM




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio