Studentet.info
Lajme : Shkarkohet edhe kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP’sė
Kyqur 03-05-2006 12:06:32 (1410 Lexime)

Ministri Veliu nuk e ndalė turrin, shkarkon Jahi Hoxhėn

PRISHTINĖ, 3 MAJ- Agim Veliu, ministėr i Arsimit, Shkencės e Teknologjisė zyrtarisht sot (e merkurė) ka bėrė tė ditur se ka shkarkuar nga detyra numrin njė tė Universitetit tė Prishtinės, Jahi Hoxhėn, i cili udhėheqtė Kėshillin Drejtues tė kėtij universiteti.
“Duke u bazuar nė Nenin 4, Pika 4.1, paragrafi (b) dhe (m) i Ligjit mbi Arsimin e Lartė nė Kosovė, Udhėzimin Administrativ 37/2005, 8/2006 dhe 11/2006 tė MASHT dhe duke marrė pėr bazė raportin e dytė pėr qeverinė tė Grupit tė Ekspertėve tė Universitetit tė Prishtinės; Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė ka marrė vendim: Profesor Jahi Hoxha shkarkohet nga pozita e Zyrtarit tė Lartė tė Ngarkuar nė Universitetin e Prishtinės”, thuhet nė njoftimin zyrtar tė MASHT’it.


Dy zėvendėsit e Zyrtarit tė Lartė tė Ngarkuar, Demė Hoti dhe Destan Halimi marrin pėrgjegjėsitė e Zyrtarit tė Lartė tė Ngarkuar, thuhet ndėr tė tjera nė kumtesėn pėr media tė lėshuar nga Zyra pėr Informim e MASHT’it.
Me kėtė ndėrhyrje, gjithnjė e mė qartė po tregohet qėndrimi i MASHT’it qė ta fusė nėn kthetėr Universitetin e Prishtinės. Po nė tė njejtėn mėnyrė ministri veliu patė shkarkuar edhe Arsim Bajramin nga posti i rektorit. Me kėto veprime tė tij, nuk dihet se kur do t’i ndalet tuurri. Kėtė tė drejtė qė ministri poa ia jep vetes, mund tė ia mohojnė studentėt, tė cilėt tashmė kanė paralajmėruar se do tė protestojnė kundėr ndėrhyrjeve arbitrare tė Qeverisė nė Universitet.

Nga Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio