Studentet.info
Lajme : Mėse 3000 studentė e pedagogė protestuan nė mbrojtje tė Universitetit
Kyqur 09-05-2006 8:43:05 (1598 Lexime)



Studentėt pėrlyejtėn me vezė MASHT-in, kėrkuan dorėheqjen e Agim Veliut

PRISHTINĖ, 9 MAJ- Mė shumė se 3 mijė studentė dhe pedagogė tė Universitetit tė Prishtinės kanė kėrkuar dorėheqjen e parevokueshme tė Ministrit tė Arsimit, Agim Veliu, nė njė protestė qė ėshtė mbajtur sot. Nė shėnjestėr tė studentėve pėr tė goditur me vezė, pos godinės sė MAHST-it, ka qenė edhe zv.ministri, Fevzi Berisha, i cili vėshtronte masen nga katet e sipėrme, por fati deshi qė xhami i dnėrtesės ta shpetoi atė nga breshėritė e vezėve.



Protestat janė organizuar nga drejtuesit e Parlamentit Studentor, pas ndėrhyrjes sė Ministrisė, pėrkatėsisht Qeverisė, nė autoniminė universitare.
Ndėrkohė, menjėherė pas pėrfundimit tė protestės ministri Agim Veliu ka thėnė se nuk e ka ndėrmend tė jap dorėheqje ndėrsa kėrkesat e studentėve i ka quajtur kėrkesa politike.

Studentėt mbanin nė duar pankartat qė shprehnin qėndrimin kundėr Ministrisė sė Arsimit dhe mbojtjes sė autonomisė universitare, dhe kanė marshuar nga Fakulteti i Filologjisė deri tek ndėrtesa e Qeverisė, ku organizatorėt e protestės kanė dorėzuar disa kėrkesa, nė mesin e tė cilave ishte edhe kėrkesa pėr dorėheqjen e ministrit Agim Veliu. Kėrkesat janė lexuar para studentėve protestues nga kryetari i Parlamentit Studentor, Elbasan Hoti. Ai ka paralajmėruar protesta tė dhunshme nėse kėrkesat e tyre nuk realizohen.


Por ministrin e Arsimit, Agim Veliu, vazhdonė tė mos e shqetėsojė gjendaja e krijuar dhe ka thėnė me vendosmeri se nuk do tė ketė kurrfarė kompromisi me organizatorėt e protestave. Ai u mundua qė marshit studentor t’i japė ngjyrim politik duke thėnė se protesta e sotme ku merrnin pjesė edhe disa profesorė tė Universitetit qė janė anėtarė tė disa subjekteve politike, ka dėshmuar se subjektet politike opozitare po bėjnė pėrpjekje qė luftėn politike ta zhvendosin nė Universitetin e Prishtinės.
Edhe sot nė Universitetin e Prishtinės mėsimi nuk ėshtė zhvilluar nė shumicėn e fakulteteve. Drejtuesit e parlamentit Studentor kanė bėrė thirrje qė bllokimi i procesit mėsimor tė vazhdojė edhe gjatė ditėve nė vijim.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio