Studentet.info
Lajme : Ambasada ka kėrkuar tė 4 provimet
Kyqur 11-05-2006 7:45:10 (1660 Lexime)

Studimet nė Itali, sot pėrgjigjja pėr maturantėt

TIRANĖ, 11 MAJ - Sot pritet tė jepet njė pėrgjigje zyrtare lidhur me fatin e studimeve tė larta pėr qindra maturantė qė kanė aplikuar nė universitetet italiane. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, negociatat mes palėve do tė vazhdojnė edhe gjatė ditės sė sotme, ku do tė thuhet diēka nė mėnyrė tė prerė pėr procedurat qė do tė ndiqen. Ndėrkohė qė edhe gjatė ditės sė djeshme pranė Ambasadės Italiane ka vazhduar tėrheqja e formularėve pėr regjistrimin, aplikuesit ende nuk dinė se si do tė veprohet nė rastin e tyre. Dhėnia e provimeve me zgjedhje, vėnė si kusht i pakundėrshtueshėm nga ana e ambasadės, i rriskon vitin e shkollimit, si nė universitetet italiane, por edhe nė ato brenda vendit, pasi afati i regjistrimeve nė vend ėshtė mbyllur me kohė.


Takimi i dytė
Dita e dytė e negociatave mes pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės dhe Ambasadės Italiane nuk ka sjellė asgjė tė re pėr maturantėt e interesuar. Nė takimin, zhvilluar nė nivel drejtorėsh drejtorie e specialistėsh dhe pėrfaqėsuesit e palės tjetėr, ėshtė debatuar sėrish lidhur me gjetjen e njė rrugėzgjidhjeje pėr kėtė problem. Por pa mundur tė gjendet njė konsensus i pėrbashkėt. ”Takimi u zhvillua gjatė paradites, por nuk ka asgjė tė re qė mund tė thuhet”, - bėjnė tė ditur burimet nga ministria. Sipas tyre, negociatat janė nė vazhdim dhe pritet arritja e njė “marrėveshjeje”. “Nuk mund tė detyrojmė ambasadėn italiane tė veprojė, por shpresojmė pėr njė zgjidhje tė mirė dhe pozitive lidhur me kėtė problem”, - sqarojnė burimet. Mėsohet se edhe dje palėt kanė dhėnė argumentet e tyre pėr situatėn e krijuar. Ndėrkohė qė pala shqiptare ka sqaruar pėr tė disatėn herė se dhėnia e provimeve me zgjedhje ėshtė e detyrueshme vetėm pėr pranimet nė universitetet publike nė Shqipėri. Ndėrsa dėftesa e pjekurisė, qė merret nė mbarim tė shkollės sė mesme, qoftė kjo 4 apo 5-vjeēare, ėshtė dokumenti shtetėror qė vėrteton se maturanti ka mbaruar shkollėn e mesme. Nė kėtė dokument pėrfshihen notat e tė gjitha viteve tė studimit dhe notat e dy provimeve tė detyrueshme qė jepen nė fund tė maturės. Por, edhe pėrballė kėtij arsyetimi, pėrfaqėsuesit e ambasadės italiane kanė kėmbėngulur nė kėrkesėn e tyre, qė pranimet e maturantėve tanė nė universitet italiane do tė bėhen nė tė njėjtėn mėnyrė si nė ato shqiptare. Pra, detyrimisht pas dhėnies sė 4 provimeve.
Problemi
Gjithēka nisi pas publikimit tė procedurave qė duhet tė ndjekin tė interesuar pėr studime nė Itali. Ambasada njoftoi se do tė pranohen vetėm ata aplikues qė do tė dorėzojnė bashkė me dosjen e plotė tė dokumentacionit tė kėrkuar edhe formularin A1. Formular qė pėrcakton regjistrimin nė shkollat e mesme pėr dy lėndėt e pėrcaktuara nga maturantėt pėr provime me zgjedhje nė fund tė Maturės Shtetėrore. E gjithė kjo, disa ditė pasi ishin mbyllur zyrtarisht regjistrimet nėpėr shkolla, ndėrkohė qė mė parė nuk ishte folur pėr njė kusht tė tillė. Tė pyetur se, nėse Ambasada Italiane nuk tėrhiqet nga kushti i pėrcaktuar pėr formularin A1, ēfarė do tė bėjė Ministria jonė e Arsimit, burimet zyrtare nuk dinė tė thonė gjė, deri nė mbyllje tė negociatave. Njė prej rrugėve mund tė jetė edhe shtyrja e afatit tė regjistrimit pėr t’i dhėnė njė shans tė interesuarve, ndonėse edhe pėr kėtė nuk ka ndonjė qėndrim zyrtar. “Do tė dalim me njė deklaratė, pasi tė jetė vendosur pėrfundimisht se si do tė veprohet”, - sqarojnė burimet, sipas tė cilave, deri nė nisjen e regjistrimeve dhe dorėzimin e dokumentacionit nė ambasadė 15 maj –5 qershor, ka ende kohė.

8
maj nisi tėrheqja e formularėve pėr ata qė do tė ndjekin studimet e larta nė universitetet italiane.

15
maj do tė nisė dorėzimi i dokumentacionit tė plotė pranė ambasadės. Kusht, edhe formulari A1.

30
prill u mbyll zyrtarisht regjistrimi i maturantėve nė shkolla e universitete. Por zgjati deri mė 2 maj, pėr efekt tė pushimeve.

Nga: Bruna Prifit




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio