Studentet.info
Lajme : Studentėt e UEJL-sė u kthyen nga Kalabria
Kyqur 11-05-2006 7:49:51 (1324 Lexime)

Mikpritja e ngrohtė vėllazėrore arbėreshe

TETOVĖ, 11 MAJ- U kthyen studentėt e vitit tė dytė dhe tė tretė tė Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe tė Fakultetit Pedagogjik tė UEJL, nga vizita njėjavore te Arbėreshėt e Kalabrisė. Mikpritja e ngrohtė vėllazėrore arbėreshe, dashuria e tyre e zjarrtė pėr vendin nga i kishin rrėnjėt, dashuria e tyre pėr shqiptarėt e kėndej detit, sofra e tyre me bukė, kripė, e zemėr dhe lotėt kur kėndohej himni arbėresh “Moj e bukura More”, ishin karakteristikė e kėsaj atmosfere qė u krijua me rastin e qėndrimit tė kėtij delegacioni nė tokėn e atdheut tė dytė tė arbėreshėve, nė Kalabri. Kjo ishte njė vizitė historike, do tė thoshin arbėreshėt. Ishte kėshtu se pėrherė tė parė, pas shumė shekujsh tė ndarjes sė kėsaj pjese tė kombit nga trungu i vet, njė delegacion me studentė tė njė Katedre tė Albanologjisė me pedagogėt e tyre e bėnė kėtė vizitė me karakter mėsimor e shkencor.


E tėrė kjo u realizua falė kėmbėngulėsisė sė profesorėve tė kėsaj Katedre pėr ta realizuar kėtė projekt, gatishmėrisė sė Dekanatit tė Fakultetit Pedagogjik pėr ndihmesėn e vet, angazhimit tė Rektorit qė mė kėtė vizitė tė nisė bashkėpunimi mes UEJL dhe atij tė Kozencės, dėshirės sė kamotshme tė studentėve, dhe mbi tė gjitha qė vlen tė theksohet, kjo vizitė u theksua falė Agjencisė Turistike “Habib Tours” nga Gostivari me pronarin Zarif Bajrami, qė na mundėsoi udhėtimin falas me autobusė modernė pėr dhjetė ditė me vozitėsin qė meriton ēdo lėvdatė. Pėr kėtė gjest human e intelektual, ne si universitet e falėnderojmė edhe njėherė publikisht. Ky ekskursion zgjati nga data 1 deri mė 10 maj. Programi i pėrbashkėt i hartuar nga Katedra e Albanologjisė sė UEJL dhe Katedra e Albanologjisė sė Universitetit tė Kozencės tė udhėhequr nga nikoqiri ynė kryesor prof. Franēesko Altimari, u realizua nė tėrėsi.
Delegacioni ishte i pėrqendruar nė Katedrėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe tė Universitetit tė Kozencės dhe i vendosur nė fshatin e Zef Serembes, Strigari. Gjatė kėtij qėndrimi u vizituan disa katunde arbėreshe nga tė cilat nė kėtė rast po pėrmendim: Maqin, vendlindjen e De Radės sė madh, katundin Mbusat, vendlindjen e Jul Varibobės, Katundin Strigari, katundin Ēift, Shėn Dhimitėr Koronėn, Shėn Benedeti Ulanon, Frasnita etj. Katedra e Albanologjisė dhe Fakulteti Pedagogjik i UEJL kėtė vizitė do ta bėjnė tradicionale, gjithsesi me pėrkrahjen e Rektoratit tė universitetit. E tėrė kjo do tė bėhet nė frymėn e ndėrsjellė dhe tė njė bashkėpunimi tė pėrhershėm. (G.I.)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio