Studentet.info
Lajme : Kėshilli Drejtues dhe Parlamenti i Studentėve letėr Kuvendit
Kyqur 12-05-2006 6:56:26 (1711 Lexime)

KD dhe PS: Kuven na jepni konkluzionet, ne i pranojmė


PRISHTINĖ, 12 MAJ- Kėshilli Drejtues dhe Parlamenti i Studentėve tė Univbersitetit tė Prishtinės i ėshtė drejtuar me njė shkresė Kuvendit tė Kosovės, me disa kėrkesa, ku ndėr tė tjera apelohet qė Kuvendi i Kosovės, i cili ka vėnė nė rend tė ditės si pikė tė jashtėzakonshme gjendjen e krijuar nė UP, tė zhvillojė njė debat konstruktiv dhe tė pa politizuar, ashtu qė, tė ruhet misioni i Universitetit i paraparė nė Nenin 5 tė Statutit tė UP-sė: “Universiteti ėshtė institucion publik autonom pėr arsimin e lartė qė zhvillon arsimim akademik, kėrkime shkencore, krijimtari artistike, kėshillime profesionale dhe fusha tė tjera tė veprimtarive akademike”.
Njė kopje e kėsaj kėrkese ka ardhur edhe nė redaksinė e tablloidit virtual, Studentet.Info, tė cilėn po ua prezantojmė nė vijim:



Pėr : Kuvendin e Kosovės
-Z. Kolė Berisha -Kryetar i Kuvendit tė Kosovės
-Anėtarėve tė Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės
-Deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės

Nga : Kėshilli Drejtues i Universitetit tė Prishtinės
Parlamenti i Studentėve tė UP-sė

-Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar nė Universitetin e Prishtinės pėr shkak tė ndėrhyrjes sė Ministrisė sė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė nė mėnyrė tė kundėrligjshme me Udhėzimin Administrativ 11/2006 , pėr shpalljen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Universitet , kompetencė ekskluzive e Senatit tė UP-sė,
-Duke pasur parasysh mundėsinė e keqėsimit tė mėtutjeshėm tė gjendjes nė Universitetin e Prishtinės ,
-Duke pasur parasysh mos mbajtjen e mėsimit gjatė javės ,
-Duke pasur parasysh vullnetin e mire tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės pėr normalizim tė gjendjes nė UP ,

Kėshilli Drejtues i UP-sė dhe Parlamenti i Studentėve tė UP-sė i drejtohet me shkresė Kuvendit tė Kosovės –themeluesit tė Universitetit tė Prishtinės nga i cili kėrkon:

I. Kuvendi i Kosovės i cili ka vėnė nė rend tė ditės si pikė tė jashtėzakonshme gjendjen e krijuar nė UP , tė zhvillojė njė debat konstruktiv dhe tė pa politizuar, ashtu qė,tė ruhet misioni i Universitetit i paraparė nė Nenin 5 tė Statutit tė UP-sė :
“Universiteti ėshtė institucion publik autonom pėr arsimin e lartė qė zhvillon arsimim akademik,kėrkime shkencore,krijimtari artistike , kėshillime profesionale dhe fusha tė tjera tė veprimtarive akademike.“ Universiteti u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit tė Prishtinės (Fletorja Zyrtare e KSAK nr. 33/69 ) funksionimi i tė cilit ka filluar nga 15 Shkurti i vitit 1970.
II. Me Statutin e Universitetit organet kryesore tė UP-sė janė:
Kėshilli Drejtues dhe Senati , ndėrsa Rektori ėshtė drejtuesi kryesor (autoriteti kryesor menaxhues) i Universitetit (neni 15), i cili i pėrgjigjet Kėshillit Drejtues .
Senati i Universitetit ėshtė organi mė i lartė i Universitetit i cili i shpall zgjedhjet nė Universitet dhe i zgjedh tė gjitha strukturat nė Universitet duke pėrfshirė edhe 5 anėtarėt e Kėshillit Drejtues tė cilėt sė bashku me 4 anėtarė tė tjerė tė deleguar nga Ministria e zgjedhin Rektorin e Universitetit tė Prishtinės.
Nga kjo dukshėm shihet se i vetmi organ qė mund tė shpall zgjedhjet nė UP ėshtė Senati. Kėtė detyrė me udhėzimin administrativ e ka marrė MASHT , qė nuk ka dilemė sė ėshtė shkelje e Ligjit mbi Arsimin e Lartė dhe Statutin e UP-sė .Pra askush tjetėr nuk ėshtė kompetent pėr shpalljen e zgjedhjeve nė UP qoftė ato tė pjesshme apo tė pėrgjithshme deri sa funksionon Senati si organ mė i lartė akademik i UP-sė.
III. Nė Universitetin e Prishtinės pėr shkak tė ndėrhyrjes sė MASHT-it pėr zgjedhjet e pėrgjithshme nė UP pėrmes UA nr. 11/ 2006, ėshtė krijuar njė gjendje jonormale e funksionimit tė tij nė pajtim me Ligjin dhe Statutin,
Organet kompetente tė Universitetit dhe Parlamenti Studentor i UP-sė kanė kundėrshtuar kėtė mėnyre tė ndėrhyrjes nė Universitet .
IV. Senati i UP-sė duke respektuar Ligjin dhe Statutin e UP-sė por edhe udhėzimin mėhershėm administrativ tė MASHT-it 37/2005 ka shpall konkursin pėr zgjedhjen e Rektorit sepse janė plotėsuar tė gjitha kėrkesat qė zgjedhja e tij tė bėhet me procedurė tė rregullt.
Zgjedhja e rektorit do tė krijonte kushte pėr punė dhe veprimtari normale nė UP.
V. Kėshilli Drejtues, Parlamenti Studentor dhe organet tjera kompetente, dėshirojnė qė Kuvendi i Kosovės, pas njė shqyrtimi tė gjithanshėm tė gjendjes nė UP tė miratojė Konkluzione me tė cilat do tė ndihmohet dalja nga gjendja e krijuar nė UP.
VI. Kėshilli Drejtues ėshtė i gatshėm tė pėrfillė Konkluzionet e Kuvendit pėr mbarėvajtjen e punės nė Universitet .
VII. Kėshilli Drejtues duke qenė i vetėdijshėm pėr gjendjen e krijuar nė Universitet dhe duke pare si mundėsi reale respektimin e Ligjit dhe tė Statutit tė UP-sė sugjeron qė Udhėzimi administrativ 11/2006 tė shfuqizohet dhe tė krijohen kushtet pėr ruajtjen e Autonomisė sė Universitetit .
Kėshilli Drejtues shpreh gatishmėri qė nė mungesė tė Rektorit i cili do tė kujdeset pėr zgjedhjet eventuale nė UP, tė zgjidhet njė ushtrues i detyrės sė Rektorit i cili me vendimin e Senatit do t’i shpallte zgjedhjet e ardhshme , kohėn mund ta pėrcaktoni me konkluzionet tė cilat do tė miratoheshin nė Kuvend.
Nė kėtė mėnyrė do tė ruhet Autonomia e Universitetit, do tė respektohet Ligji dhe Statuti ,do tė krijohen kushte pėr zgjedhje normale tė cilat do tė pėrkraheshin nė Universitet si nga strukturat udhėheqėse ashtu dhe nga mėsimdhėnėsit e studentėt.
VIII. Anėtarėt e Kėshillit Drejtues i bėjnė me dije Kuvendit tė Kosovės se, pėr interes tė UP-sė, dhe pėr zgjedhje nė pajtim me Statutin e Universitetit tė Prishtinės , janė tė gatshėm tė ofrojnė dorėheqje tė parevokueshme.
IX. Anėtarėt e Kėshillit Drejtues , Senatit dhe Parlamentit tė Studentėve, u angazhuan dhe angazhohen tė mbrojnė dinjitetin dhe autonominė e Universiteti tė Prishtinės dhe pėr kėtė qėllim kjo shkresė i drejtohet edhe Kuvendit tė Kosovės.
X. Kuvendi i Kosovės duke marrė parasysh sugjerimet e organeve kompetente tė Universitetit ka mundėsi ta tejkalojė gjendjen e krijuar duke respektuar Ligjin dhe Statutin e UP-sė , akte juridike tė cilat i ka miratuar vet Kuvendi i Kosovės si organ mė i lartė ligjdhėnės i Kosovės .
Letra ėshėt e nėnshkruar nga kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Prof. dr Jahi Hoxha dhe kryetari i Parlamentit Studentor, Elbasan Hoti

Nga: Besnik KRASNIQI





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio