Studentet.info
Lajme : Flet dr. Shezai Rrokaj pėr ndėrhyrjen e Qeverisė nė Universitetin e Prishtinės
Kyqur 12-05-2006 13:43:46 (1377 Lexime)


Dr. Rrokaj: Ndėrhyrjet e tilla e shndėrrojnė Universitetin nė instrument tė politikės

Prishtinė, 12 MAJ- Vėnja e Universitetit tė Prishtinės nėn diktatin politik tė forcave tė caktuara qė marrin pushtetin, e shndėrron atė nga njė institucion i pavarura kombėtarė nė instrument tė politikės sė partisė qė merr pushtetin. Kėshtu ėshtė shprehur tė merkurėn Rektori i Universitetit tė Tiranės, dr. Shezai Rrokaj, nė njė prononcim ekskluziv pėr “Epokėn e Re”. Ndėrhyrjen e Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė, pėrkatėsisht Qeverisė sė Kosovės, nė autonominė universitare dr. Rrokaj e konsideron si njė ndėrhyrje tė ekzekutivit nė institucione tė depolitizuara.


Duke i komentuar raportet tė cilat duhej tė ekzistonin nė mes Qeverisė dhe Universitetit tė vetėm publik nė vend, ai shprehet: “Marrėdhėniet mes ekzekutivit dhe kėtyre institucioneve duhet tė jenė marrėdhenie partneriteti dhe jo vasaliteti. Mandatin autoriteteve drejtuese ua japin zgjedhėsit dhe vetėm ata kanė tė drejtė tė bėjnė mocion ndaj shkeljeve tė tyre”, ėshtė shprehur Rektori Rrokaj.
Thotė se ēdo shkelje e ligjit ėshtė e ndėshkueshme pėr kėdo, qe nga Presidenti deri tek autoriteti i njėsisė bazė akademike. “Pra, nuk mund qė Ministri apo kushdo tjetėr tė gėzojė, as mė shumė e as mė pak, tė drejta pėrveē atyre qė pėrcaktohen me ligj dhe qė cenojnė vullnetin e zgjedhėsve, i shprehur ky nepėrmjet votes”, shprehet dr. Shezai Rrokaj, duke bėrė tė qartė se ndėrhyrja qė ėshtė bėrė nė Universitet, nepėrkėmb ligjin dhe pėrdhosė votėn e lirė.
Ai shprehet se i pėrmbahet parimit qė institucionet publike duhet tė veprojnė midis autonomisė dhe pėrgjegjėsisė qė kanė si institucione tė tilla. “Vėnia e tyre nėn diktatin politik tė forcave tė caktuara qė marrin pushtetin, i shndėrron ato nga institucione tė pavarura kombėtare nė instrumenta tė politikės sė partisė qė merr pushtetin”, thotė dr. Rrokaj.
Gjithnjė duke iu referuar ndėrhyrjes flagrane tė ekzekutivit nė autoniminė e Universitetit tė Prishtinės, dhe tendencės pėr tė instaluar nė Universitet njerėzit lojal tė pushtetit aktual qeverisės, Rektori i Universitetit tė Tiranės, dr. Shezai Rrokaj nė prononcimin ekskluziv pėr “Epokėn e Re”, pėrfundon se: “Kjo gjė ndrydh lirinė e tyre (institucioneve publike, nė kėtė rast Universitetit tė Prishtinės) akademike, lirinė e fjalės, rrit servilizmin, konjukturen, pra, nė thelb, goditet pavarėsia dhe koncepti i shkollės si strehė e lirisė sė mendimit”.

Nga: Besnik KRASNIQI





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio