Studentet.info
Lajme : Depat nė Kuvendin e Kosovės pėr krizėn nė Universitetin e Prishtinės
Kyqur 12-05-2006 13:45:09 (1357 Lexime)


Pozita dhe opozita nuk pajtohen lidhur me shkaktarėt e gjendjes aktuale nė Universitetin e Prishtinės

Prishtinė, 12 MAJ - Forcat kryesore parlamentare nė Kosovė u angazhuan sot pėr depolitizimin e Universitetit tė Prishtinės dhe respektimin e autonomisė tė kėtij institucioni. Megjithėkėtė, nė seancėn e jashtėzakonshme parlamentare, pozita dhe opozita shpalosėn qėndrime tė ndryshme pėr daljen nga gjendja e krijuar nė universitet, pas vendimit tė qeverisė pėr shpalljen e zgjedhjeve.
Edhe pse shpalosėn qėndrime tė kundėrta pėr shkaqet, pozita dhe opozita u pajtuan se gjendja nė Universitetin e Prishtinės ėshtė shumė e rėndė. Madje sipas disa deputetėve, ajo ėshtė alarmante dhe kėrkon zgjidhje urgjente. Partia Demokratike, si nismėtare e debatit parlamentar, i vlerėsoi tė paligjshme ndėrhyrjet e ministrisė sė arsimit nė Universitet. Deputeti Enver Hoxhaj, pėrveē tjerash tha se arsimi nė Kosovė ėshtė pa vizion dhe i politizuar. Ai kėrkoi shfuqizimin e udhėzimit administrativ tė qeverisė.


“Ky udhėzim administrative nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse mllef i MASHT ndaj njė institucioni tė rėndėsishėm si UP. Pėrmes kėsaj ndėrhyrjeje ka dėshmuar se nė kėtė sallė mentaliteti i mendjes sė robėruar mund t’i pėrshkruhet dikujt, e ky ėshtė ministri i arsimit. Universiteti duhet t’u takojė akademikėve” tha Hoxhaj.
Ministri Agim Veliu tha se synim i vetėm i ministrisė ėshtė vendosja e ligjshmėrisė nė Universitet.Vendimet e ministrisė, tha ai bazohen nė ligjin mbi arsimin e lartė dhe statutin e Universitetit. Ndėrkaq, rektori i ri, tha Veliu do tė zgjedhet deri nė fund tė qershorit.
“Qeveria dhe ministria do tė bėjnė tė pamundurėn pėr tė mbėshtetur procesin dhe kjo do tė vendoset pėrmes punės sė vazhdueshme. Gjithashtu do tė bazohet nė autoritetin e dhėnė qė tė sigurojmė qė autonomia e UP tė hyjė nė fuqi pėrmes njė rektori tė ri dhe tė pakontestueshėm” tha Veliu.
Sidoqoftė, PDK-ja propozoi shfuqizimin e urdhėresės administrative tė qeverisė dhe zgjedhjen e njė rektori tė pėrkohshėm. Ndėrkohė, Lidhja Demokratike dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, pėrkrahėn ministrinė e arsimit. Shefi i grupit parlamentar tė LDK-sė Alush Gashi:
“Universiteti ynė ngec nė shumė procese tė kohės sė sotme. UP ėshtė i izoluar. Mbėshtesim daljen nga kjo gjendje. Dalja nga kjo gjendje sado e rėndė ėshtė: zgjidhja ėshtė nė zgjedhje, tė mbikėqyrura nga institucionet pėrkatėse dhe pa ndėrhyrje politike. LDK rikonfirmon mbėshtetjen pėr zbatim tė ligjit dhe garanton se nė asnjė formė nuk do tė ndėrhyjė” tha Gashi.
Mirėpo, partia tjetėr, ajo reformiste Ora, sipas deputetit Genc Gorani vlerėsoi se ministria ėshtė pjesė e krizės nė Universitet.
“Veprimet e ministrisė nė kėtė fushė janė me prapavija tė forta partiake. Ajo ka orkestruar, tė mos them kontraktuar, pėrkrahjen ndėrkombėtare dhe tė ekspertėve. Ajo tenton ta zėvendėsoj mungesėn e kredibilitetit dhe autoritetit. Vendimet e MASHT-it dhe qeverisė nuk mund tė pėrkrahen. Ato janė tė njėanshme, nuk marrin parasysh realitetin dhe janė diktatoriale” tha Gorani.
Ora kėrkoi formimin e njė komisioni tė veēantė parlamentar, qė do tė sigurojė daljen nga kriza dhe funksionimin autonom tė UP-sė.
Ndryshe, para debatit deputetėt shpenzuan rreth 1 orė e gjysmė pėr tė vendosur nėse sot do tė debatonin vetėm pėr gjendjen nė Universitet, ashtu siē kėrkoi kryeparlamentari Kolė Berisha dhe forcat e koalicionit qeverisės, apo pėr gjendjen e arsimit nė pėrgjithėsi e pėr UP-nė nė veēanti siē kishin kėrkuar 42 deputetė me nėnshkrimet e tyre. Si zgjidhje kompromisi u pranua qėndrimi qė sot tė debatohet pėr Universitetin, ndėrsa nė njė afat sa mė tė shkurtėr kryesia tė caktojė datėn pėr njė seancė tjetėr ku do tė debatohet pėr gjendjen e pėrgjithshme nė sistemin arsimor. / Radio Kosova




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio