Studentet.info
Lajme : Sipas DART-it, janė regjistruar 1 200 ish-maturantė, kandidatė pėr student
Kyqur 15-05-2006 3:05:16 (1583 Lexime)

Provimet, 650 maturantėt e privatėve, grumbullim nė 6 shkolla

TIRANĖ, 15 MAJ- Ndryshe nga shkollat e mesme publike, ku tė gjithė maturantėt do t’i zhvillojnė provimet e maturės shtetėrore pranė shkollave tė tyre, nė shkollat private tė Tiranės nuk do tė ndodhė kėshtu. Sipas inspektorėve tė Drejtorisė Arsimore Rajonale Tiranė, tė 650 maturantėt e 19 shollave private do tė grumbullohen pėr t’i dhėnė provimet e maturės pranė 6 shkollave private qė kanė ambiente tė bollshme pėr tė realizuar kėrkesat e provimeve sipas rregullores. “Kjo bėhet edhe pėr faktin se mbikėqyrja e tyre gjatė provimeve bėhet mė mirė dhe korrekte”, - saktėsojnė burime zyrtare pranė Drejtorisė Arsimore Rajonale Tiranė, duke shtuar se shumė nga kėto shkolla nuk kanė pasur as ambientet e pėrshtatshme pėr tė realizuar provimet e maturės


“Nuk mund tė dėrgojmė mbikėqyrės nė tė 19 shkollat private. Kėshtu bėmė zgjidhjen mė tė mirė tė mundshme, duke i grumbulluar nė ato shkolla qė kanė ambientet mė tė pėrshtatshme pėr tė realizuar nė mėnyrė korrekte procesin e provimeve”, - shpjegojnė inspektorėt e DART-it. Ndėrkohė, mbikėqyrja e tyre, sipas inspektorėve tė drejtorisė arsimore, nuk do tė bėhet nga asnjė mėsues i shkollave private.
Ish-maturantėt
Jo pak, por plot 1 200 ish-maturantė janė regjistruar vetėm nė qytetin e Tiranės pėr tė qenė kandidatė pėr studentė kėtė vit. Sipas inspektorėve tė Drejtorisė Arsimore Tiranė, numri i kandidatėve pėr studentė qė e kanė mbaruar shkollėn e mesme vite mė parė ėshtė mė i madh se vitet e tjera dhe pėrballė tyre do tė jenė 6 000 maturantė qė e mbarojnė shollėn e mesme kėtė vit. “Kėtė vit tė gjithė ish-nxėnėsit e shkollave tė mesme janė regjistruar pranė drejtorive arsimore tė rretheve, ndryshe nga maturantėt qė janė regjistruar pranė shkollave tė tyre”, - shpjegojnė burime zyrtare pranė Drejtorisė Arsimore, duke shtuar 1 200 kandidatėt e regjistruar janė vetėm pėr qytetin e Tiranės e jo pėr periferinė.
Mbikėqyrja
Mbikėqyrje e sigurt dhe tepėr korrekte. Ky ėshtė thelbi dhe qėllimi i maturės shtetėrore, sipas inspektorėve tė DART-it, tė cilėt theksojnė se kanė aktivizuar 500 mėsues tė shkollave tė mesme pėr tė mbikėqyrur rreth 6 000 maturantė tė shkollave publike dhe 650 maturantė tė shollave private. “Tė gjithė mėsuesit qė do tė vėzhgojnė procesin e provimeve do tė caktohen se nė ē’shkollė do tė vėzhgojnė ditėn e provimeve nė orėn 7 tė mėngjesit”, - theksojnė burimet zyrtare, duke shtuar se nė kėtė mėnyrė provimet do tė zhvillohen nė mėnyrėn mė korrekte tė mundshme. Nė fakt, inspektorėt pohojnė se duhet 300 administratorė pėr tė mbikėqyrur maturantėt gjatė provimeve, pasi, sipas rregullores, 1 mėsues duhet tė vėzhgojė 20 nxėnės. Po sipas rregullores, inspektorėt theksojnė se selektimi i provimeve duhet tė bėhet 1 mėsues pėr 60 nxėnės dhe shtojnė ata gjithsej u duhen rreth 100 selektues. “Siē e shikoni, nga llogaritja i bie qė nga 500 mėsuesit e pėrzgjedhur, 100 janė nė rezervė pėr t’u siguruar pėr ndonjė tė papritur qė mund tė lindė gjatė procesit tė provimeve”, - thonė burime zyrtare pranė DART-it. Sa i takon faktit qė tė gjithė mėsuesit qė do tė vėzhgojnė procesin e provimeve pėr maturėn shtetėrore, burimet zyrtare thanė se nuk e kanė pasur aspak tė nevojshme tė marrin mėsues nga shkollat private.

6 000 maturant ka nė shkollat e mesme publike nė qytetin e Tiranės

650 ėshtė numri i maturantėve nė shkollat e mesme private nė Tiranė

19 ėshtė numri i shkollave tė mesme private nė Tiranė

1 200 ish-maturantė janė regjistruar pėr tė konkurruar nė universitetet nė Tiranė

500 mėsues janė aktivizuar pėr tė ndjekur procesin e provimeve nė Tiranė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio