Studentet.info
Lajme : PARLAMENTI I TĖ RINJVE
Kyqur 17-05-2006 6:57:55 (1954 Lexime)


“Deputetėt e rinj” do tė mundohen t’i zgjedhin problemet e tė rinjve

SHKUP, 17 MAJ- 120 tė rinj nga e gjithė Maqedonia, sot edhe nesėr, nė Parlamentin e Republikės do tė mbajnė seancė dy ditore. Nė kėtė seancė, tė rinjtė nė prezencė tė presidentit tė shtetit Branko Crvenkovski dhe tė ambasadorit tė Bashkimit Europian Ervan Fuere, do tė diskutojnė reth problemeve me tė cilat ballafaqohen, si dhe do t’i parashtrojnė shikimet e tyre lidhur me zgidhjen e problemeve.
Ndryshe, Parlamenti i tė rinjėve paraqet proekt i finansuar nga Bashkimi Europian, menaxhohet nga Agjencia Europiane pėr Rindėrtim ndėrsa implementohet nga Kėshilli Britanik pėr programin e Agjencisė pėr tė rinj dhe sport


“Deputetėt” e rinj, tė cilėt do t’i pėrfaqėsojnė tė rinjtė nga e gjithė Maqedonia janė zgjedhur nė votime nė tė cilat morėn pjesė mbi 1000 kandidatė.Qėllimi i Parlamentit tė tė rinjve ėshtė qė tė organizohet dhe zhvillohet fushatė publike e cila do ta pėrfshijė tė gjithė Maqedoninė. Kjo fushatė duhet tė ndihmojė qė tė rritet vetėdija pėr tolerim dhe tė ndihmohet nė uljen e mosbesimit etnik midis tė rinjve. Gjithashtu qėllim i parlamentit ėshtė qė tė rritet vetėdia dhe dituria midis tė rinjve, prindėrve tė tyre dhe shoqėrisė nė tėrėsi lidhur me tema pėr tė rinjtė me tė cilat do tė pėrkrahet dhe implementohet starategji pėr tė rinjtė. Njė nga synimet e kėtij parlamenti ėshtė edhe ngritja e zėrit tė tė rinjve pėr politikat rinore nėpėrmjet organizimit tė ditės nacionale tė parlamentit rinor.
“Ky ėshtė parlamenti i parė i cili organizohet nė nivel tė Republikės ndėras pėr vitet e ardhshme i mbetet qeverisė ta organizoj tė njejtin”, thotė Mirie Sulmati, koordinatore e fushatės mediale pėr proektin “Sė bashku pėr tė rinjtė”. Ajo mė tej shton se organizimi i parlamentit rinor ėshtė proekt i cili u mundėson tė rinjve qė pėrveē shoqėrimit, fitimit tė njohurive dhe zgjerimit tė horizontit tė tyre, ato tė mund t’i nxjerin nė pah problemet tė cilėt i mundojnė.
Po ashtu njė nga qėllimet mė kryesore tė parlamentit ėshtė qė tek tė rinjtė tė hiqet ndjenja e nacionalizmit dhe ato tė binden se pėrkatėsia etnike nuk ėshtė gjėja elementare pėr to, ato mė tepėr duhet tė jenė tė preokupuar me problemet qė i mundojnė dhe me gjetjen e mėnyrave pėr zgjidhje tė problemeve.
Njė prej “deputetėve” tė parlamentit rinor tė Maqedonisė ėshtė edhe 17 vjeēari Arlind Aiziri nxėnės nga Kėrēova. Ai shpreson qė sė bashku me “kolegėt” e tij tė parlamentit tė arijė t’i nxisė institucionet shtetėrore qė mė shumė tė mendojnė dhe punojnė reth problemeve tė tė rinjve.
“Mendoj se do tė mund tė ndihmoj nė regullimin e gjimnazit nė Kėrēovė, kurse parlamenti ėshtė njė gjė shumė e mirė pėr ne tė rinjtė mbasi ai mund tė jetė nxitės qė ne tė vazhdojmė mė tej”, thotė “deputeti” 17 veēarė Arlind Naziri duke i shprehur dėshirat e tij qė nė tė ardhme tė bėhet pjesė e Parlamentit Republikan.
Nė parlamentn rinor do tė marin pjesė 20 tė rinj shqiptarė, ndėrsa do tė ketė edhe tė rinj me mundėsi tė kufizuara.
Modeli pėr formimin e Parlamentit rinor tė Maqedonisė ėshtė marr nga Parlamenti rinor Europian, dhe nga ata tė Anglisė dhe Kroacisė, por ėshtė adaptuar sipas shėmbullit tė Parlamentit tė Republikės sė Maqedonisė.

Nga: Ilir Ivanovski




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio