Studentet.info
Lajme : Sulka, studentėt do tė bėjnė stazh me pagesė 6 muaj
Kyqur 22-05-2006 6:42:15 (1442 Lexime)


Tė sapodiplomuarit, stazh nė administratė

TIRANĖ, 22 MAJ- Studentėt qė sapo mbarojnė universitetin, do tė kenė fatin tė bėjnė 6 muaj stazh pranė administratės shtetėrore. Por jo vetėm kaq. Tė gjithė kėta stazhierė do tė paguhen pėr punėn e tyre dhe kjo kohė do t’ju quhet vjetėrsi punė. Kėtė e deklaroi zv/ministri i Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, Kastriot Sulka, i cili theksoi se kjo ėshtė pjesė e strategjisė sė Ministrisė sė Punės dhe se do tė bėhet maksimumi pėr t’u realizuar. Ndėrkohė, Sulka shpjegoi strategjinė dhe prioritetet e Ministrisė sė Punės pėr tė ulur nivelin e papunėsisė


Stazhierėt
“Praktika e stazhierėve nėpėr institucione dhe pagesa e tyre do tė aplikohet pėr herė tė parė nė vendin tonė”, - theksoi Kastriot Sulka, duke shtuar se kjo praktikė zbatohet nė vendet e zhvilluara. Sipas tij, tė gjitha institucionet shtetėrore, duke filluar nga ministritė, do tė jenė tė hapura pėr t’u ofruar tė rinjve njė stazh 6-mujor, i cili mė pas do t’u shėrbejė si begraund i mirė pėr t’u punėsuar. “Pėr kohėn qė do tė punojnė pranė institucioneve tė ndryshme qendrore apo lokale, do tė mundohemi qė gjatė kėsaj periudhe t’u bėhet edhe ajo qė quhet pagesė e sigurimeve shoqėrore dhe padyshim do t’u quhet edhe vjetėrsi pune”, - shpjegon Sulka. Ndėrkohė ai theksoi se pėr pėrzgjedhjen e stazhierėve do t’u drejtohen fakulteteve dhe njė ndėr kriteret e pėrzgjedhjes, sipas tij, ėshtė mesatarja.
Papunėsia
Papunėsia brenda kėtij viti parashikohet tė ulet me 1,5 pėr qind. Sipas zv/ministrit Sulka, njė ndėr pikat mė tė forta pėr t’u arritur kjo, do tė jetė aktivizimi i zyrave tė punėsimit. “Kėto tė ashtuquajtura zyra punėsimi deri tani kanė pasur njė efikasitet zero. Tashmė ato do tė aktivizohen dhe do tė kryejnė misionin e tyre”, - theksoi Sulka, duke shtuar se zyra punėsimi do tė hapen edhe nė zonat e thella ku kėto zyra nuk ekzistojnė. Sipas tij, nėse do tė ngrihet besueshmėria e zyrave tė punės pėr t’i shėrbyer tė papunit, ky do tė ishte njė ndėr avantazhet e Ministrisė sė Punės, pasi do tė hynin nė treg me rigorozitet. “Aktualisht ne kemi njė papunėsi qė ėshtė rreth 14,1 pėr qind. Kjo ėshtė shifra zyrtare, pasi numri i tė papunėve mendohet tė jetė shumė mė i lartė”, - thekson Sulka, duke shtuar se njė ndėr prioritetet ėshtė edhe ndėrtimi i skemave pėr ta kthyer papunėsinė nga informaliteti nė formalitet. Por sipas tij, kjo ėshtė njė politik e gjerė qė nuk varet vetėm nga Ministria e Punės, por kėrkohet edhe ndihma e institucioneve tė tjera.
Zyrat e punėsimit
Zyrat e punėsimit, sipas zv/ministrit Sulka, nėpėrmjet shėrbimeve qė quhen shėrbime tė ndėrmjetėsimit, do tė bėjė tė mundur edhe kėshillimin e tė papunėve. “Natyrisht, kėto janė tė diferencuara nė bazė tė kualifikimeve qė i papuni ka, por natyrisht ata qė kanė probleme tė papunėsisė afatgjatė dhe tė mungesės sė kualifikimeve, e kanė tė domosdoshme qė tė kalohen nėpėr njė filtėr kualifikimesh dhe intervistimesh pėr tė plotėsuar atė qė ėshtė e nevojshme nė treg”, - shpjegon Sulka, duke shtuar se nė tė kundėrt, nuk do tė mund tė realizohet dot qė njė njeri qė ėshtė i papunė, tė plotėsojė nevojat qė ka tregu. Sipas tij, pasi bėhet njė intervistim i tė papunėve, do tė arrihet tė pėrcaktohet se cilat janė kualitetet e tyre qė janė tė domosdoshme nė treg dhe cilat do tė jenė ato cilėsi tė tjera qė nėpėrmjet kualifikimeve, tė bėjnė tė mundur qė njė i papunė tė punėsohet. Ndėrkohė Sulka pohon se njė ndėr prioritetet e Ministrisė sė Punės ėshtė edhe zhvillimi i teknologjisė sė informacionit pranė zyrave tė punės. “Duke e ngritur kėtė sistem tė specializuar, do tė arrihet tė mblidhet njė sasi e mjaftueshme dhe e mirė e tė dhėnave qė quhet banka e tė dhėnave, qė do tė merret informacion sa i pėrket punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve”, - pėrfundon Sulka.

Nga:Eglantina Bardhi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio