Studentet.info
Lajme : Nuk ka iniciativė inkurajuese pėr shkrirjen e dy universiteteve
Kyqur 23-05-2006 8:43:23 (1304 Lexime)


Bashkimi i USHT-sė dhe UEJL-ės, ēėshtje partish apo akademikėsh

TETOVĖ, 23 MAJ- Prononcime pro dhe kundėr kanė dalė nga iniciativat e mėparshme pėr shkrirjen apo bashkimin e dy Universiteteve nė Tetovė, atė shtetėror USHT dhe Universiteti i Evropės Juglindore (UEJL). Ēėshtja nė fjalė nuk ka shpalosur shumė komente, ndėrkaq, Ministria e Arsimit ka pėrsėritur qėndrimin e mėparshėm qė kjo ēėshtje nuk ėshtė punė partish. Disa, nga subjektet politike pėr njė ēėshtje tė kėtillė pritet tė deklarohen me platformėn qė pritet ta shpalosin para zgjedhjeve.


Ministria: Kjo duhet tė shqyrtohet nė nivel akademikėsh

Nė Ministrinė e Arsimit (MA) kanė bėrė tė ditur se kjo ēėshtje duhet tė shqyrtohet nė nivel akademikėsh duke u gjetur njė arsye rreth saj.
“Ėshtė njė problem qė nuk kėrkon imputime nga partitė politike apo tė jetė pasojė e politikės ditore”, kanė thėnė nė kėtė dikaster.
Nga ana tjetėr, nė Bashkimin Demokratik pėr Integrim (BDI) ka qenė e pamundur tė merret pėrgjigje rreth kėsaj, duke na drejtuar nė Ministrinė e Arsimit.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka kumtuar se rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me sferėn e arsimit do t’i bėjė publike sė shpejti. “Lidhur me kėtė dhe tė tjerat qė kanė tė bėjnė me aspektin e arsimit, PDSH ato do t’i bėjė publike ato nė platformėn e saj nė tėrėsi qė pritet sė shpejti ta bėjė publike”, tha pėr “Fakti”-n, zėdhėnėsi i PDSH, Imer Aliu. Partia pėr Prosperitet Demokratik (PPD) shprehet kundėr njė shkrirje apo bashkimi mes dy Universiteteve dhe sipas tyre popullata shqiptare nė vend ka nevojė pėr dy Universitete, si pėr atė shtetėror ashtu edhe pėr atė privat.

Kushtet sociale joshin USHT-nė

“Sepse, kohė pas kohe ėshtė duke u bėrė shtresimi i popullatės nė atė tė pasur dhe tė varfėr. Pjesa e nxėnėsve tė cilėt nuk kanė mundėsi qė tė regjistrohen nė institucione private, me automatizėm nevojat e tyre do t’i kryejnė nė USHT. Ky ėshtė njėri nga kushtet dhe arsyet pėrse PPD ėshtė kundėr njė shkrirjeje tė kėtillė”, tha zėdhėnėsi i PPD-sė, Safet Neziri, duke shtuar se varfėria, papunėsia, rastet sociale ndikojnė qė disa nga ata tė drejtohen mu nė institucionin si qė ėshtė USHT-ja.
“Jo rastėsisht PPD-ja qė nga vitet 94 kėrkoi themelimin e USHT-sė si institucion arsimor shtetėror i financuar nga vetė shteti”, tha mes tjerash Neziri.
Nga ana tjetėr, Hysni Shaqiri, kryetar i Forcave tė Reja Demokratike (FRD), pėr “Fakti”-n tha se ka qenė i interesuar edhe mė parė qė dy Universitetet tė bashkohen me tė vetmin qėllim qė tė nxirren njerėz me kualitete.
“Kjo qė mė tepėr tė ndikohet nė arsimin cilėsor tė kuadrove dhe duke pasur parasysh qė Tetova ka dy institucione tė kėtilla, njėri shtetėror dhe tjetri privat, disa degė tė tyre janė gati tė njėjta. Ėshtė njė rast qė nuk mund tė jetė nė vijėn e drejtė tė zhvillimit tė procesit arsimor nė shkollimin e lartė”, tha Shaqiri.
Sipas tij, kėto kushte duhet t’i krijojnė strukturat e dy Universiteteve tė cilėt nė tė ardhmen duhet tė bėjnė lėvizje nė drejtim tė afrimit tė tyre nė nxjerrjen e njė Universiteti cilėsor sa u takon kuadrove.

Nga:Fami Bajrami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio