Studentet.info
Lajme : Ka ose jo antivlera nė arsimin e lartė
Kyqur 26-05-2006 3:13:26 (1596 Lexime)


Diplomat false po e “mbysin” arsimin nė shqip

TETOVĖ, 26 MAJ- Njoftohet pėr raste kur nė Sofje dhe Tiranė, persona tė caktuar kanė paguar tė holla tė majme dhe brenda natės nė procedura tė pėrshpejtuara tė kenė marrė tituj tė doktoraturės pa pasur fare magjistraturėn. Universitetet nė shqip kanė demantuar tė dhėnat nė fjalė.
Nė ambientet akademike tė Universiteteve shqipe vėrehet dominimi i antivlerave ku personalitete brenda natės janė pajisur me diploma fakulteti, tituj tė magjistraturės dhe doktoraturės nė Sofje, nė Tiranė si dhe nė Fakultetin Pedagogjik tė Shkupit, bėjnė tė ditur pėr “Studentet.info”, burime jozyrtare. Kėta persona pėrflitet tė konkurrojnė profesorėt me renome tė cilėt kanė mbaruar studimet e tyre nė kontinuitet.


Burimet njoftojnė pėr shqetėsime dhe pėr pasoja tė cilat do t’i bartin studentėt gjeneratė pas gjenerate nga leksionet e “profesorėve”, shumica e tė cilėve diplomat e tyre i kanė blerė nė Universitet e Bullgarisė duke u shprehur mėdyshje nė kompetencat rreth ligjėrimit.

Ndėrsa, pėr disa raste mė ekstreme thuhet se nė Sofje tė Bullgarisė dhe nė Tiranė, persona tė caktuar kana paguar tė holla tė majme dhe brenda natės nė procedura tė pėrshpejtuara janė pajisur me tituj tė doktoraturės pa pasur fare magjistraturėn. Pėr njė fenomen tė tillė mendohet tė kishte qenė prezente edhe nė periudhėn e mesit tė vitin 2002 ku ndaj disa personave mendohet tė jetė ngritur padi penale shkaku i falsifikimit tė diplomave nga fakultetet bullgare, qė nė Maqedoni ishin shitur nga 1.400 deri 3.500 euro.

Pedagogjiku dhe UEJL: “Nuk ka raste tė paligjshme”

Dekani i Fakultetit Pedagogjik tė Shkupit, Murat Murati, tha se nė kėtė institucion ka kandidatė tė cilėt kanė doktoruar dhe magjistruar nė Shqipėri dhe Bullgari, por tė gjithė ata kanė bėrė nostrifikimin e diplomave nė Ministrinė e Arsimit nė mėnyrė tė rregullt.

“Ministria e bart pėrgjegjėsinė dhe ne ata i kemi pranuar si kandidatė me diploma tė rregullta”, tha pėr “Studentet.info” Murati, sipas tė cilit janė disa profesorė tė cilėt kanė marrė kėta tituj nė disa nga Universitet nė Tiranė dhe Bullgari dhe tė cilėt sot e kėsaj dite ligjėrojnė nė kėtė institucion arsimor nė mėnyrė tė ligjshme.

Nga ana tjetėr, edhe nė Universitetin e Evropės Juglindore (UEJL), pohojnė se nuk kanė detektuar praninė e njė fenomeni tė tillė. “Zyra e Burimeve njerėzore ėshtė ajo qė kujdeset pėr arkivimin e tė dhėnave tė tė angazhuarve nė procesin akademik tė UEJL-sė. Nė kėtė institucion ka ligjėrues qė kanė mbaruar edhe jashtė shtetit punimet e tyre tė magjistraturės dhe doktoraturės, dhe ndonjėherė sistemi i krahasimit tė diplomave tė tyre mund tė paraqitet si problematik. Kjo pasi, shtete tė ndryshme aplikojnė sisteme tė ndryshme tė mbrojtjes apo aplikimit tė tezave tė magjistraturės dhe doktoraturės dhe jo gjithmonė kanė sistem vlerėsimi tė pėrputhshėm me sistemin e vlerėsimit nacional”, thotė pėr “Studentet.info”, zėdhėnėsja pranė kėtij institucioni Adelina Marku. Ajo mė tej shtoi se nėse paraqitet njė defektuozitet i tillė joligjor institucioni nė fjalė thėrriten nenet e rregullores zyrtare tė vet dhe neni i pėrjashtimit nė emėr tė mosrespektim tė etikės profesionale.

Ministria: “Bėhen kontrollime detajore, jo rutinore”

Sipas Markut, nė parim njė obligim tė tillė ligjor e ka edhe Ministria e Shkencės dhe Arsimit, dhe se prania e fundit e komisionit tė tyre nė verifikim tė arkivave tė tė angazhuarve tanė dhe standardet qė ata kėrkuan tė respektohen janė konform ligjit gjė qė si institucion jemi tė obliguar tė plotėsojmė standardet e tyre dhe tonat.

Ndėrkaq, Ministria e Arsimit ka kumtuar se nostrifikimin e diplomave e bėn Komisioni i posaēėm i kėsaj sfere dhe aty ka anėtarė tė brendshėm dhe tė jashtėm. Sipas tyre procedura e verifikimit tė diplomave shkon nėpėr kanale tė ndryshme.

“Sė pari ajo shikohet nė shtetin amė pėrmes Ministrisė sė Punėve tė jashtme dhe Fakultetit adekuat ku ėshtė marrė diploma dhe kėrkohet pėrgjigje kthyese nėse ėshtė ose jo e evidentuar emri i personit”, thotė kėshilltari pranė Ministrisė sė Arsimit, Agim Rushiti.
Sipas tij ka raste kėsisoj por ministria i ka identifikuar ato me kohė dhe ato nuk kanė kaluar nė procedurė nostrifikimi. “Ata qė mendojnė se i ėshtė rrezikuar vendi i punės nga individė me diploma jovalide le tė drejtohen te ministria ku ajo ėshtė e gatshme qė sėrish tė bėjė rishqyrtimin e tyre nė varėsi prej anketės”, tha Rushiti, duke shtuar se dikasteri nė fjalė ka bėrė vetėm nostrifikimin e atyre diplomave tė cilėt kanė merituar njė gjė tė tillė.

Nga:Fami Bajrami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio