Studentet.info
Lajme : Studentėt erdhėn nga ish-Fakulteti i Mjekėsisė sė Tetovės.
Kyqur 29-05-2006 7:17:41 (4094 Lexime)


Studentėt: Tė mėrkurėn nė grevė urie

TIRANĖ, 29 MAJ- Tė 14 studentėt e vitit tė dytė tė Fakultetit tė Mjekėsisė qė kanė ardhur nga ish- Fakulteti i Mjekėsisė sė Tetovės, kanė deklaruar se do tė hidhen nė grevė urie. Vetėm 48 orė kanė lėnė afat pėr heqjen e kotave dytėsore, pasi pagesa e kėsaj kuote, sipas tyre, ėshtė e padrejtė. “Hedhim poshtė deklaratat e zv/ministres sė Arsimit, Adriana Gjonaj, qė ne nuk jemi pjesė e marrėveshjes sė Ministrisė sė Arsimi tė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Tetovės pėr tė vazhduar studimet pa kuota dytėsore”, - theksoi Drilon Zeka, njėri nga studentėt, duke shtuar se janė tė vendosur pėr t’u hedhur nė grevė. Ndėrkohė, ata nuk kanė pranuar as propozimin e zv/ministres sė Arsimit pėr pagesėn e njė viti studimi nga njė fondacion holandez. Gjithashtu, ata pohojnė se deri tani kanė gjetur mbėshtetje vetėm te dekani i Fakultetit tė Mjekėsisė, Kristo Pano, ku, sipas tyre, ai iu ka dhėnė tė drejtė pėr heqjen e kuotave dytėsore.


Greva
Pas dėshtimit tė tentativave pėr bisedime me Ministrinė e Arsimit dhe pas disa ditėsh protestash para ministrisė, studentėt theksojnė se zgjidhja e vetme ka ngelur vetėm greva e urisė. Kėshtu, ata pohojnė se kanė caktuar vendin dhe ditėn kur do tė fillojnė grevėn. “Ditėn e mėrkurė, nė orėn 10, te Piramida, do tė fillojmė grevėn e urisė”, - thekson studenti Drilon Zeka, duke shtuar se nė grevė do tė futen vetėm 10 studentėt meshkuj, pasi pėr 4 vajzat studente, sipas tij, po mundohen t’i bindin tė mos futen nė grevė. “Ato janė tė vendosura tė futen nė grevė me ne, por kjo do tė jetė shumė e vėshtirė pėr to”, - thotė Drilon Zeka. Ndėrkohė, studentėt theksojnė se grevėn do ta zhvillojnė edhe sikur policia t’i ndalojė. Sipas tyre, janė konsultuar me juristė dhe kanė plotėsisht tė drejtat e tyre pėr tė zhvilluar grevė urie deri nė pėrmbushjen e kėrkesave. Ndėrsa sa i takon pagesės pėr njė vit studime nga njė fondacion holandez, propozuar nga Ministria e Arsimit, ata pohuan se janė nė dijeni tė kėtij fondacioni, por ata kėrkojnė qė tė mos paguajnė kuota dytėsore pėr 4 vitet studimi. “Ne nuk kėrkojmė mėshirė, por drejtėsi. Paratė e atij fondacioni kanė qenė tė destinuara pėr Fakultetin e Mjekėsisė jo vetėm pėr 14 studentė”, -shpjegon Drilon Zeka.
Marrėveshja
“Pas shkrirjes sė ish- Fakultetit tė Mjekėsisė sė Tetovės, ministritė e Arsimit tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė nėnshkruan njė marrėveshje pėr pranimin e studentėve nė fakultetet e tyre pa kuota dytėsore”, - shpjegon Herolind Morina, njėri nga studentėt, duke shtuar se nė bazė tė marrėveshjes, erdhėn nė Shqipėri rreth 60 studentė nga ish-Fakulteti i Mjekėsisė sė Tetovės. Por se nė prag tė provimeve, vetėm 14 studentė janė ndeshur nė njė realitet tjetėr. Sipas tij, atyre iu ėshtė komunikuar se tė 14 studentėt duhet tė paguajnė 300 mijė lekė tė reja nė vit, megjithėse, sipas marrėveshjes, duhet tė paguanin vetėm 12 mijė lekė tė reja nė vit. “Jemi tepėr tė mashtruar nga dy shtetet, Shqipėria dhe Maqedonia, sepse nuk i janė pėrmbajtur marrėveshjes”, - thekson Herolind Morina, njėri nga studentėt, duke shtuar se marrėveshja u bė me qėllim pėr tė ndihmuar studentėt pėr tė mos humbur studimet e jo pėr t’i zhvatur. Kėshtu, ata vazhdojnė tė theksojnė se duhet tė trajtohen si tė gjithė tė tjerėt, nuk kanė pse paguajnė shuma stratosferė, 25 herė mė shumė se studentėt e tjerė. Ndėrkohė, ata shqetėsohen se do tė humbasin vitin, pasi rrezikojnė tė mos futen fare nė provimet qė iu fillojnė nė qershor, pėr shkak tė rrugės sė protestave qė kanė zgjedhur dhe tani sė fundmi grevėn e urisė.

14 studentė tė ish-Fakultetit tė Mjekėsisė sė Tetovės kėrcėnojnė me grevė urie

60 ėshtė numri i studentėve tė ardhur nga ish-Fakulteti i Mjekėsisė sė Tetovės nė Tiranė

300 mijė lekė tė reja nė vit ėshtė tarifa qė paguajnė 14 studentėt e ish-Fakultetit tė Mjekėsisė sė Tetovės

12 mijė lekė tė reja nė vit kėrkojnė tė paguajnė 14 studentėt e ish-Fakultetit tė Mjekėsisė sė Tetovės.

Nga: Eglantina Bardhi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio