Studentet.info
Lajme : Tafaj, llogaritja e pikėve do tė bėhet nga vetė universitetet, pas provimeve
Kyqur 31-05-2006 2:42:43 (1964 Lexime)

Universitetet, kėtė vit, 25 mijė tė rinj

TIRANĖ, 31 MAJ- Rreth 25 mijė tė rinj do tė hyjnė nė universitet gjatė vitit tė ri akademik. Pa bėrė dallim, nėse universiteti i pėrzgjedhur do tė jetė publik apo privat, kjo ėshtė pėrllogaritja e bėrė pas vlerėsimit tė numrit tė tė gjithė maturantėve qė mbyllin kėtė vit maturėn dhe atyre qė janė tė interesuar pėr tė ndjekur studimet e larta. Sipas kėshilltarit tė kryeministrit pėr arsimin, Myqerem Tafaj, duke pasur parasysh edhe numrin e mirė tė universiteteve private qė janė nė vend, asnjė prej tė interesuarve nuk do tė mbetet pa ndjekur universitetin.


“Edhe pse numri i maturantėve qė pėrfundojnė sivjet shkollat e mesme ėshtė 30 mijė, vetėm 25 mijė maturantė kėrkojnė tė hyjnė nė shkollat e larta, publike dhe private. Duhet tė kemi parasysh qė janė edhe universitetet private qė do tė mundėsojnė arsimimin e tyre”, - tha ai dje pas ceremonisė sė pėrurimit tė qendrės sė frankofonisė nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Tiranė. Kėshilltari Tafaj ka pėrsėritur kėshtu edhe premtimin e qeverisė pėr pėrmbushjen e nevojave tė tė gjithė maturantėve pėr tė ndjekur arsimin e lartė. Sipas tij, prania nė vend e shkollave shumė tė mira tė larta private, do tė mbushė atė mungesė qė mund tė krijohet nga plotėsimi i kuotave tė kėtij viti pėr pranimet nė universitetet publike. “Kėto shkolla publike do tė bėjnė tė mundur qė asnjė maturant qė ėshtė i interesuar tė mos mbetet pa shkollė tė lartė”, - deklaroi ai.

Llogaritja e pikėve
Do tė jenė universitetet ato qė do tė bėjnė llogaritjet e pikėve pėr pranimet e kandidatėve. Sipas Myqerem Tafajt, kėshilltarit tė kreut tė qeverisė pėr arsimin, nuk ka vend pėr diskutime lidhur me kėtė procedurė. Ai ka pranuar dje se kjo nuk ėshtė tjetėr veēse njė detyrė e shkollave tona tė larta dhe do tė jenė ato qė do ta bėjnė. “Llogaritja e pikėve tė atyre qė mbarojnė maturėn shtetėrore do tė bėhet nga universitetet”, - tha Tafaj, duke shtuar se njė procedurė e tillė do tė bėhet fill pas mbarimit tė kėtyre provimeve dhe daljes sė rezultateve nga Qendra Kombėtare Arsimore e Vlerėsimeve dhe Provimeve. Duket se tashmė kundėrshtimi i vetė rektorėve e dekanėve nuk do tė merret parasysh, pasi me kėtė deklaratė mbetet qė tė jenė ata qė tė bėjnė “hesapet”. Pak ditė mė parė, Konferenca e Rektorėve kėrkoi nga ministria qė me pėrllogaritjen e pikėve tė merrej qendra qė do hartojė e bėjė korrigjimet. Por zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata, u shpreh kundėr, duke e argumentuar kėtė si njė detyrė qė rrjedh nga autonomia e universiteteve.

Ambientet e universiteteve
Shtimi i pranimeve nė universitete do tė shoqėrohet edhe mė pėrmbushjen e disa kėrkesave qė kanė kėta tė fundit, si pėr ambiente ashtu edhe pėr stafe akademike. Sipas Tafajt, qeveria shqiptare po negocion me Bankėn Botėrore pėr dhėnien e njė kredie qė do tė pėrdoret pėr plotėsimin e kėrkesave tė fakulteteve. Kredia, sipas tij, do tė shėrbejė pėr tė gjitha nevojat qė vetė fakultetet kanė deklaruar tė kenė sa i pėrket ambienteve tė brendshme tė tyre. Ndėrkohė qė, sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, kėrkesat janė detajuar e i mbetet institucioneve pėrgjegjėse pėr t’i dhėnė zgjidhje. Sipas tij, vetėm UT-ja ka nevojė pėr njė godinė shtesė dhe 200 pedagogė tė rinj. Sa pėr pedagogėt, njė pjesė e mungesave do tė plotėsohet nga stafet akademike tė instituteve.

Nga:Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio