Studentet.info
Lajme : Universiteti i sė ardhmes
Kyqur 04-06-2006 9:14:52 (1640 Lexime)


E-learning gjithnjė e mė interesant edhe nė Gjermani

GJERMANI, 4 QERSHOR- Nė njė studim tė pėrgatitur nė vitin 2000 nė Gjermani thuhej se universitetet tradicionale nė formėn qė ato janė sot dikur do tė zhduken. Qė nė vitin 2005 rreth gjysma e studentėve do tė studionte vetėm pėrmes internetit. Kjo ishte njė profetėsi e parakohshme, por gjithėsesi i ashtuquajtuari e-learning, pra studimet pėrmes internetit, po shtohen gjithnjė e mė tepėr edhe nė Gjermani. Model nė kėtė drejtim ėshtė Shkolla e Lartė virtuale e Bavarisė, e cila funksionon qė prej gjashtė vjetėsh por qė ende ėshtė pak e njohur nė Gjermani.


Virtuale do tė thotė diēka joreale, diēka qė nuk ekziston nė realitet. Dhe vėrtet nė rast se dikush dėshiron tė bėjė njė vizitė nėpėr auditorėt e Shkollės sė Lartė virtuale tė Bavarisė e ka tė pamundur kėtė.

"Po ata qė janė realė janė pėrdoruesit e ofertave tė kėsaj shkolle qė gjendet nė faqen pėrkatėse tė internetit" -
shpjegon Paul Rühl, drejtor ekzekutiv i Shkollės sė Lartė virtuale tė Bavarisė. Kjo shkollė ėshtė njė institucion i pėrbashkėt i 36 universiteteve dhe tė shkollave tė larta tė Bavarisė. Tė gjithė studentėt e rregjistruar nėpėr kėto shkolla kanė tė drejtė qė t'i pėrdorin falas ofertat e Shkollės sė Lartė virtuale tė Bavarisė. Kjo shkollė virtuale nuk ka funksionin e shkollave me korrespondencė, apo tė studimit nė distancė. Ofertat e saj janė njė lloj plotėsimi i ofertave tė universiteve bavareze.

Nė ekranin e kompjuterit studentėt mund tė ndjekin tė filmuara leksionet qė japin profesorėt nė auditore. Po ashtu nė faqet e internetit ata gjejnė edhe materialet e tjera qė u duhen pėr t'u pėrgatitur. Studentėt kanė gjithashtu edhe mundėsinė qė pėrmes internetit tė marrin pjesė nėpėr seminare apo tė zhvillojnė tutoriume.

"Grupe tė vogla studentėsh qė studiojnė nė qytetete tė ndryshme kanė mundėsi qė tė lidhen pėrmes internetit me njėri-tjetrin dhe me drejtuesin e seminarit, apo tele-tutorin. Kėshtu ata mund tė punojnė bashkarisht pėr njė seminar. Pėrfundimet e seminarit apo tė kolokuimit ata mund t'i publikojnė gjithashtu nė internet pėr t'i diskutuar kėshtu me tė gjithė studentėt e tjerė tė degės. Si edhe nė universitetet normalė edhe pėr kėto seminare virtuale studentėt vlerėsohen me nota." - sqaron Rühl.

Sigurisht qė pėrmes internetit ekziston edhe mundėsia e video-konferencave, por kjo ėshtė njė teknikė relativisht e shtrenjtė, prandaj nė shumicėn e rasteve studentėt dhe profesori nuk e shohin njeri-tjetrin pėrmes ekranit tė internetit. Kuptohet qė nė raste tė tilla dikush mund tė bėjė edhe hile. Pėr kėtė ėshtė vendosur si rregull qė pėrmes internetit studentėt kanė tė drejtė tė marrin pjesė nėpėr seminare dhe tė japin edhe provimet pėrgatitore, kurse pėr provimet pėrfundimitare dhe provimet shtetit duhet tė paraqiten personalisht pėrpara komisionit.

"Gjithsesi sot ka metoda biometrike pėrmes sė cilave personi qė ėshtė ulur pėrpara komjuterit mund tė identifikohet, p.sh. pėrmes ritmit apo shpejtėsisė qė dikush pėrdor tastjerėn pėr tė shtypur. Nė kėtė mėnyrė njė person mund tė identifikohet nė radhėn e miliona njerėzve tė tjerė." - thekson Rühl.

Pėrparėsitė e studimit virtual janė tė mėdha, sepse gjithnjė e mė tepėr studentė nuk kanė mundėsi pėr shkaqe ekonomike apo sociale qė tė ndjekin studimet sipas orareve tė diktuara prej universiteteve. Pėrmes pėrdorimit tė internetit ata nuk kanė nevojė qė nė njė orė tė caktuar tė shkojnė nė njė auditor tė caktuar, por mund ta marrin leksionin kur kanė kohė vetė.

Ofertat e Shkollės sė Lartė virtuale tė Bavarisė janė tė shumta dhe shtrihen nė degė tė tilla si informatika, inxhinjeria, mjeksia e deri tek pedagogjia apo juridiku.

Presidenti i Shkollės sė Lartė virtuale tė Bavarisė, prof. Godehard Ruppert thekson se pėrmes mėsimit virtual dhe lidhjeve pėrmes internetit pėrfitojnė jo vetėm studentėt por edhe profesorėt tė cilėt janė nė kontakt tė vazhdueshėm me njeri-tjetrin.

"Nė pėrgjithėsi mund tė themi se nė tė gjithė Bavarinė ofertat dhe cilėsia e mėsimdhėnies nė lėndė tė ndryshme ėshtė njėlloj e mirė. Po ashtu pėrmes Shkollės sė Lartė virtuale tė Bavarisė ekziston mundėsia qė njė shkollė e lartė apo universitet tė ofrojė edhe lėndė qė nuk i ka nė programin e zakonshėm mėsimor," - thekson ai.

Oferta e Shkollės sė Lartė virtuale tė Bavarisė shfrytėzohet prej shumė studentėve. Gjatė semsetrit tė kaluar nė 167 kurset qė ofrohen pėrmes internetit morėn pjesė 9.000 studentė. Dhe megjithė pasigurinė e fillimit se mos pėr shkak tė mosvajtjes nėpėr auditore dhe takimeve nėpėr seminare, studentėt mund tė kishin probleme me kontaktet sociale, stundetėt vetė nuk e ndjejnė veten tė izoluar.

Elvira Schulze studion pedagogji, psikologji dhe histori arti dhe nuk e ndjen veten aspak tė veēuar prej studentėve tė tjerė:

"Absolutisht jo, unė vazhdoj tė mbaj kontakte me studentėt e tjerė, me miqtė e mi apo me familjen edhe nė kohėn e lirė. Pra prej kėtij lloj studimi nuk bėhesh i vetmuar apo i izoluar, vetėm mė i zgjuar."

Nga: Vladimir Müller




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio