Studentet.info
Lajme : UNIONI I STUDENTĖVE SHQIPTARĖ ME KRITIKA NDAJ USHT-sė
Kyqur 06-06-2006 7:08:25 (1668 Lexime)

Tė diplomuarit presin njohjen e diplomave

TETOVĖ, 6 QERSHOR- Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės ende ka studentė tė cilėt kanė diplomuar para zyrtarizmit tė tij dhe nuk u njihen diplomat.
Me kėtė rast studentėt edhe pse tė diplomuar qė moti nuk mund tė punėsohen pėr shkak tė neglizhencės me verifikimin e dipolmave qė u bėhet nga ana e universitetit tė tyre.
”Verifikimi i diplomave tė studentėve qė kanė kryer para zyrtarizmit tė Universitetit tė Tetovės ėshtė nė fazėn pėrfundimtare”, thotė Bashkim Selmani, sekretar i pėrgjithshėm nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės duke mos saktėsuar numrin e saktė tė studentėve tė cilėve ende nuk u njihen diplomat.


Pėrderisa nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės thonė se verifikimi I diplomave qė kanė kryer para zyrtarizmit tė kėtij univesriteti ėshtė nė fazėn pėrfundimtare, nga Unioni i Studentėve Shqiptarė thonė se ky problem ėshtė shumė aktual nė mesin e studentėve dhe nuk merret asnjė hap pėr lehtėsimin e kėsaj procedure.
“Pas legalizimit tė Universitetit tė Tetovės dhe transferimit tė tij nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, studentėt kanė hasur nė shumė rregulla tė reja tė cilat ėshtė dashur qė t’i pėrfundojnė deri mė datė 31 dhjetor 2005 afat i fundit i caktuar nga udhėheqėsia e kėtij institucioni pėr studentėt. Ne si union studentor mendojmė dhe konstatojmė se nė kėtė rast ėshtė “themeluar Universiteti Shtetėror i Tetovės” dhe jo legalizimi i Universitetit tė Tetovės akt ky qė dėmtoi rėndė studentėt e Universitetit tė Tetovės tė regjistruar para vitit 2004 nga arsyeja se studentėt duhej qė nga fillimi tė bėjnė riplotėsimin e formularėve dhe dokumenteve tjera tė patjetėrsueshme me tė cilat bėhej transferimi i studentėve nga UT-ja nė USHT, procedurė e cila u solli peripeci tė shumta studentėve”, thotė kryetari i pėrgjithshėm i Unionit tė studentėve shqiptarė, Jetmir Sejfuli.
Ai mė tej shton:”Mirėpo edhe pas kėtij afati tė caktuar, ka ende studentė tė cilėt nuk e kanė kryer procedurėn e trasnferimit dhe si rezultat i mosrregullimit tė dokumenteve, kėtyre studentėve u ėshtė humbur e drejta qė tė thirren studentė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Ndėrsa tė gjithė ata qė kanė diplomuar dhe gjithashtu nuk kanė kryer procedurat e vėrtetimit tė ēertifikatave deri mė afatin e caktuar, gjithashtu kanė probleme me kėtė procedurė, problem i cili ėshtė shumė aktual nė mesin e studentėve dhe nuk merret asnjė hap pėr lehtėsimin e kėsaj procedure. Nė bazė tė informatave qė kemi, tė gjithė ata studentė qė kanė diplomuar para vitit 2004, do tė duhet tė hynė nė provim shtetėror. Arsyet e kėsaj procedure ende nuk dihen. Apelojmė deri tek Universiteti Shtetėror i Tetovės qė tė marė hapa konkrete pėr regullimin e kėtyre problemeve” thotė kryetari i pėrgjithshėm i Unionit tė studentėve shqiptarė, Jetmir Sejfuli.
Nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės thonė se verifikimi ose njohja e diplomave tė studentėve qė kanė kryer para zyrtarizimit tė Universitetit tė Tetovės ėshtė ēėshtje e brendshme e universitetit.
Sipas tyre ēdo universitet ka autonominė e vet, ndėrsa Ministria e Arsimit dhe Shkencės ėshtė nė mbikqyrje tė plotė pėr sa i pėrket kualitetit dhe aspektit buxhetor nė kėtė universitet.

Nga:Daim MIFTARI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio