Studentet.info
Lajme : Abuzime nė ARSIMIN E LARTĖ NĖ MAQEDONI
Kyqur 06-06-2006 7:09:45 (1325 Lexime)


Provimet merren me mitė dhe forma tjera devijuese!


TETOVĖ, 6 QERSHOR- Nė arsimin e lartė nė Maqedoni gjithnjė e mė shumė provimet merren pa procedurė normale.

Forma mė e shpeshtė e marrjes sė provimeve nė universitetet tona bėhet, duke e blerė provimin, por nuk janė tė rralla rastet qė provimet tė merren edhe me anė tė abuzimeve seksuale dhe ndihmėn e tė ashtuquajturve “sekserė”, qė ndihmojnė studentėt nė marrjen e provimit.


Profesorėt: Nuk ka korrupsion

Pėrderisa profesorėt nė fakultete thonė se nuk ka korrupsion dhe marrje tė provimeve me anė tė abuzimeve seksuale dhe ndėrmjetėsuesve tė ndryshėm, studentėt thonė se dukuritė e kėtilla ekzistojnė nė masė tė madhe, por ato nuk ka kush t’i luftojė.
Siē shprehen disa studentė nė Universitetin “Kirili dhe Metodi” nė Shkup, ēdo fakultet ka ndėrmjetėsuesit e vet tė cilėt bashkėpunojnė me profesorėt nė marrjen e provimeve tė studentėve. Sipas burimeve tona, e njėjta gjė ndodh edhe me Universitetin Shtetėror tė Tetovės, ku profesorė tė caktuar pėrdorin marifete tė fėlliqura, ku studentėt janė tė detyruar t’i “kapėrdijnė” vetėm qė tė mos humbin vitin dhe tė marrin provimin.
“Rastet kur profesorėt kėrkojnė para nga studentėt janė bėrė tė zakonshme”, thotė njė student nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup.
Nga Unioni i Studentėve Shqiptar (USSH) thonė se nė universitetet e Maqedonisė, si nė “Kirili dhe Metodij”, ashtu edhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės ekziston korrupsioni dhe dukuritė e ndryshme devijuese nėpėrmjet tė cilėve studentėt arrijnė deri te marrja e provimit.
“Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės nuk mungon kushtėzimi i marrjes sė notave me para dhe abuzime seksuale”, thotė Jetmir Sejfuli. Ai shton se edhe nė Universitetin “Shėn Kirili dhe Metodi” korrupsioni ėshtė mjaft i theksuar dhe gjithashtu ka shitje tė notave.

Ka apo nuk ka abuzime nė fakultete?!

Dekani i Fakultetit Pedagogjik nė Shkup, Murat Murati, thotė se kjo ēėshtje ėshtė nė nivel tė thashethemeve. “Ne e luftojmė marrjen e provimeve me forma tė ndryshme, por unė nuk mund tė them se ky apo ai profesor merr para, pėr shkak se kjo ėshtė nė nivel tė thashethemeve dhe asgjė nuk shihet me sy. Ne bisedojmė pėr kėtė dhe ua tėrheqim vėrejtjen profesorėve qė tė mos gabojnė pėr sjellje tė tilla, pėr shkak se kundėr atyre do tė merren masa ndėshkuese”, thotė Murat Murati.
Ndėrkaq, Adelina Marku, pėrgjegjėse nė sektorin pėr marrėdhėnie me opinionin nė Universitetin e Evropės Juglindore thotė se marrja e provimeve me korrupsion, abuzime seksuale dhe ndėrmjetėsues tė ndryshėm nuk ekziston nė kėtė Universitet.
“Jo, nuk ka pasur dhe nuk guxon tė ketė elemente tė tilla nė Universitetin e Evropės Juglindore”, thotė Adelina Marku.


Nga:Daim MIFTARI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio