Studentet.info
Lajme : GJENDJA NĖPĖR SHKOLLAT E MAQEDONISĖ
Kyqur 06-06-2006 7:10:52 (1415 Lexime)


Notat pėrmirėsohen edhe me dreka e darka


TETOVĖ, 6 QERSHOR- Pėrmirėsimi i notave me anė tė hollave, darkave dhe drekave, lidhjeve shoqėrore dhe farefisnore kohėve tė fundit janė bėrė modė nė shkollat e Maqedonisė.
Nuk ėshtė i vogėl numri i nxėnėsve tė cilėt gjatė tėrė vitit kanė fjetur dhe tani duan ta kalojnė klasėn pavarėsisht notave tė dobėta tė renditura nė ditar.

Ndėrkaq, kjo sikur iu konvenon edhe njė numri tė konsiderueshėm tė profesorėve tė cilėt duke i shitur notat pėrfitojnė sa mė shumė materialisht pa ēarė kokėn fare pėr misionin e tyre. Sipas burimeve ēmimet pėr pėrmirėsimin e notave varen prej profesorit, ndėrsa mesatarja lėviz prej 200 deri nė 30 euro


Me kėtė rast ka edhe tė tillė profesorė qė ryshfetin e marrin nė “forma diplomatike”, duke realizuar nė fund tė vitit shkollor “kurse” nga lėnda e vet ku nxėnėsit mund t’i pėrmirėsojnė notat.
“Disa profesorė tė vėnė notė tė dobėt nė ditar pėr shkak se nė fund tė vitit organizojnė kurse private tė cilėt paguhen dhe ne jemi tė detyruar t’i ndjekim ato. Me kėt rast profesoėrt pėrfitojnė materialisht, ndėrsa ne i pėrmirėsojmė notat. Kuptohet se nuk mėsojmė asgjė nga kėto kurse”, thotė njė nxėnės i gjimnazit tė Gostivarit i cili do tė mbetet anonim pėr shkak tė frikės qė mund t’i hakmerren profesorėt.
Nga burimet tona mėsojmė se nuk mungojnė edhe rastet nėpėr shkollat e mesme kur profesorėt kėrkojnė para nga nxėnėsit vetėm pse e kuptojnė se prindėrit e tyre qėndrojnė mirė finansiarisht.
“Kam vetėm njė notė tė dobėt pėr tė cilėn profesori haptaz mė ka kėrkuar para qė ta pėrmirėsojė. Njė gjė e tillė ndodh vetėm se profesori e di qė e kam prindėrin jashtė”, thotė njė nxėnės nė gjimnazin “Zef Lush Marku” nė Shkup i cili thotė se pėr tė pėrmirėsuar notėn me anė tė tė hollave ekzistojnė edhe ndėrmjetėsues.
Ndėrkaq, tė shumtė janė edhe ato prindėr tė cilėt asnjėherė gjatė tėrė vitit s’e kanė vizituar shkollėn dhe kujdestarin, dhe nė fund vrapojnė tė gjejnė lidhje pėr pėrmirėsimin e notave tė fėmijėve tė tyre, duke krijuar kėshtu njė tollovi tė paparė nėpėr shkolla.
“Djali ka dy nota tė dobėta. Lidhje shoqėrore apo farefisnore nuk kam, ndėrsa mė thanė se te njėri profesor njė provim kushton 200 euro, ndėrsa te njė tjetėr 300 euro. Me qė nuk kam rrugdalje tjetėr do t’i jap ato tė holla vetėm tė mos mė mbetet djali nė klasė”, thotė njė prindėr i cili qėndron para oborrit tė gjimnazit tė Gostivarit.
Nėpėr shkollat fillore nė krahasim me ato tė mesme punėt qėndrojnė ndryshe. Mėsimdhnėsit nė shkollat fillore sipas burimeve tona kėnaqen me dhurata mė tė vogla, kėshtu qė nxėnėsit deri te notat mund tė arrijnė me anė tė parfumeve ose tė luleve.
Numan Sallai, zėdhėnės nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, thotė se gjatė tėrė vitit inspektorati i arsimit ėshtė nė teren pėr tė vrojtuar situatėn rreth notimit tė nxėnėsve dhe dhe veēmas nė fund tė vitit shkollor:
”Tė gjithė inspektorėve tė arsimit si dhe vitet e kaluara e kanė marrė rekomandimin qė tė gjitha shkollat tė ndjekin dhe konstatojnė mėnyrėn e notimit qė e bėjnė arsimtarėt. Nėse konstatohet se ka fryerje tė notave apo thyerje tė rregullave tė notimit kuptohet nė bazė tė ligjit dhe rregullores kjo ēėshtje duhet tė shqyrtohet nga kėshilli i arsimtarėve tė shkollave i cili duhet tė del me konstatimin se ka ose jo thyerje tė ligjit dhe atėherė merren masa ndėshkuese”, thotė Numan Sallai, zėdhėnės nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės.

Nga: Daim MIFTARI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio